verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Në dobi dhe interes të kujt shtrembërohet ironia ?

on 17 - 10 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Në dobi dhe interest të kujtë kërkon Muhamed Zekiri “MUKI” që VMRO-DPMNE të ndaloj gjuhën shqipe!?]

Komenti duhet të dallojë nga lajmi. Nëse redaksia ka vendosur të bëjë koment ose editorial për rastin në fjalë, kjo duhet të theksohet dhe kategorizohet. Assesi nuk guxon që lajmi të posedojë elemente, ku mes tjerave ka edhe komente. Pjesë e lajmit nuk është as vlerësimi apo cilësimi nga ana e gazetarit. Gazetari nuk ka të drejtë që mendimin personal ta shprehë si fakt apo argument, aq më tepër të ndërhyjë në të drejtën e lexuesve. Vlerësimet i jep vetëm publiku!

Ish gazetari, Muhamed Zekiri “MUKI” tanimë funksionarë i lartë i partisë maqedonase në opozit, LSDM ka tronditur opinionin shqiptar, ku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka kërkuar nga partia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE që kjo e fundit të propozoj ndryshimet kushtetuese për ndalimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.

ne-dobi-dhe-interest-te-kujte-kerkon-muhamed-zekiri-screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Në dobi dhe interest të kujtë kërkon Muhamed Zekiri “MUKI” që VMRO-DPMNE të ndaloj gjuhën shqipe!?
Data dhe koha e publikimit: 11.10.2016
Data e recensionit: 12.10.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Një qëndrim nga rrjeti social nuk mund të jetë vetvetiu bazë për lajm. Nga ana tjetër, bindjet politike janë diçka personale, ndërsa çështja se në interes të cilit shkon mesazhi i personit të apostrofuar është gjë për të cilën nuk mund të imponojë një përfundim vetë gazetari. Përkundër kësaj, gazetari është i obliguar të respektojë dallimet dhe bindjet.

Ndryshe, Agjencia e Lajmeve Zhurnal ishte e para që parashikoi kalimin e Muhamed Zekiri “MUKI” në LSDM dhe çdoherë vëri në pikpyetje qëllimet e tija se kinse do kaloj në këtë parti “PËR TË MIRËN E PËRGJITHSHME TË SHQIPTARËVE”, dhe ky postim i fundit e dëshmon edhe njëher artikujt e botuar në Agjencisë tone lidhur me kalimin dhe qëllimet e tija në politik.

Konkluzionet hipotetike janë vetëm një pikë uji në oqeanin e jo profesionalizmit në këtë tekst, dhe mbi gjitha, ato aspak nuk duhet të jenë pjesë e lajmit si zhanër. Nëse autori dëshiron të “deshifrojë” prononcimet publike të personave publikë, ka mundësinë që përmes një komenti apo opinioni të shprehë “vrullin” që posedon.

Në tekst, autori jo vetëm që luan rolin e kritikuesit të një opsioni politik, por e ka huqur krejtësisht poentën ironike të Muhamed Zekirit. Nuk do të hyjmë në atë se vallë është kjo huqje e qëllimshme ose jo. Ajo që mund të themi me siguri është se qëndrimet politike nuk janë punë e gazetarit. Ai nuk gëzon të drejtë profesionale dhe etike që në një zhanr informativ të propagandojë ose vlerësojë si njohës i rrethanave apo si parashikues dhe t’i imponojë diçka publikut në kurriz të njollosjes së një figure publike që mendon ndryshe nga gazetari.

Në dobi dhe interest të kujtë kërkon Muhamed Zekiri “MUKI” që VMRO-DPMNE të ndaloj gjuhën shqipe nuk dihet? Por kjo dëshmon qartë se kalimi i tij në LSDM nuk paska qenë për interesat e shqiptarëve por ndoshta për të punuar kundër këtyre interesave me vet faktin që kërkon që gjuha shqipe të ndalohet me ligj, dhe për këtë i kërkon partisë maqedonase VMRO-DMNE.

Artikulli nuk ka një kronologji zhvillimi dhe përfundon ashtu siç fillon, me koment. Nëse është bazuar lajmi në qëndrimin e një anëtari të LSDM-së, këtu ka edhe më shumë “mish” për lajm. Në këtë rast, një gazetar profesionist do të kërkonte qëndrim partiak për të qartësuar qëndrimin e anëtarit të partisë, reagime të partive tjera por edhe të njohësve të çështjeve apo zhvillimeve politike.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

Jo

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

diskriminim politik

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja