Në lajme nuk satirizohet, por argumentohet
Published in Recensione
on 23 - 06 - 2016 Author: Benjamin Arifi![](http://verifikimiifakteve.mk/wp-content/uploads//2016/06/Ali-Ahmeti-do-t’i-marr-200-mijë-vota-Iliria-News-Agency1-550x322.png)
[Rencension: Ali Ahmeti do t’i marr 200 mijë vota]
Kufiri që ndan fjalët boshe nga një tekst gazetaresk janë faktet dhe argumentet. Gazetarët kanë të drejtë të komentojnë dhe satirizojnë, por lexuesi duhet ta ketë të qartë se nuk bëhet fjalë për lajm, por për qëndrim personal. Krahas kësaj, secili artikull gazetaresk duhet të bazohet në burime relevante, fakte dhe argumente, ose deklarata kredibile. Tekstit që po recensojmë i mungojnë mu tiparet e tilla, që të jetë artikull i mirëfilltë brenda kornizave të gazetarisë profesionale.
Linku deri te artikulli origjinal: Ali Ahmeti do t’i marr 200 mijë vota
Data dhe koha e publikimit: 08.06.2016
Data e Recensionit: 10.06.2016
Recensues: Benjamin Arifi
Edhe pse vërehet tendenca e autorit që të përdorë një dozë ironie, teksti është strukturuar dhe botuar si lajm, e jo si copëz satire politike. Askund në tekst lexuesve nuk u specifikohet se bëhet fjalë për artikull humori ose satire politike.
Teksti në brendi përmban akuza drejt një subjekti politik dhe kryetarit të tij, të cilat gazetari nuk është përpjekur t’i argumentojë. Akuzat në formë konstatimi dhe komenti nga autori janë mjaft të rënda, duke përmendur edhe vrasje.
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti do të dalë triumfues edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Pavarësisht degradimit të cështjes shqiptare, vrasjes së komandantëve dhe luftëtarëve të lirisë, burgosjeve, bastisjeve, maltretimeve e varfërisë, shqiptarët do të votojnë sërish, thuhet mes tjerash në tekst.
Përveç për kaluarën, në tekst në mënyrë tendencioze parashikohet edhe e ardhmja, duke radhitur disa skenarë që, siç shprehet në tekst, “flitet” se do të ndodhin.
Flitet se kësaj here ai do ti marr 200 mijë vota për t’i shërbyer Gruevskin deri në varr. Me Mijallkovin, Cavkovin do të orkestrojnë edhe shumë raste tjera, të ngjajshme sikur Kumanova, do të ketë edhe arrestime të reja deri në ushtarin e fundit të UCK-së. Do të ketë edhe shumë skenarë tjerë. Gjuha shqipe do të vazhdoj degradimin, flamuri do të coptohet dhe zvogëlohet edhe më tepër, afati i MO-së do të shtyhet deri në vitin 2030, por nashtë, shqiptarët prapë kanë vendosur ta votojnë Ahmetin, komandantin e UCK-së, vazhdon më tej teksti.
Një pjesë e madhe e çështjeve të prekura në tekst janë bazë e mirë për analizë të mirëfilltë dhe objektive, për të kërkuar përgjegjësi tek kompetentët, në rastin konkret, partia shqiptare në bashkëqeverisje, BDI. Por, kështu siç është trajtuar, pa konsultuar faktet dhe ekspertët, si dhe pa kërkuar qëndrim nga të apostrofuarit, vetëm se është shpërdorur rasti që media ta bëjë rolin e korrigjuesit të politikave publike, një prej misioneve bazë të këtij profesioni.
Gazetari duhet të jetë objektiv dhe i paanshëm politikisht. Kur shkruan, duhet të përjashtojë emocionet dhe bindjet personale, për hir të informimit të drejtë të publikut.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
pohimet jo të sakta
deklarata jo të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare, anonime
jorelevante,
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
është i njëanshëm
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
nuk informon
kreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
nuk ka
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e