verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Ngjarja me interes nuk duhet të cenojë saktësinë e lajmit

on 29 - 09 - 2015       

[Recension: E kritikoi Musa Xhaferin, u arrestua në Qafë Thanë!]

Teksti që po recensojmë zgjon interes të konsiderueshëm sepse një person konkret bën akuza ndaj një politikani. Është në interes publik, ndjekja e njoftimeve të tilla, por ato gjithmonë duhet të përfshinë edhe palën e akuzuar.

Në mbrëmje në pikën kufitare të Qafë Thanës është arrestuar dr.Adil Mustafa, drejtues i spitalit ‘Shëndeti’ në Tetovë. Lajmi u bë i ditur për INA nga Idriz Sinani nga Forumi për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut (IGFM) në Maqedoni. Sipas IGFM, Mustafa pritet të dërgohet në Tetovë, ku do të merret në pyetje, por nuk ka hollësi të tjera.

E kritikoi Musa Xhaferin  u arrestua në Qafë Thanë  screenshotLinku deri te artikulli origjinal: Recension: E kritikoi Musa Xhaferin, u arrestua në Qafë Thanë!

Data dhe koha e publikimit: 22.09.2015

Data e recensionit: 23.09.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Në tekstin që po recensojmë përmendet direkt z. Musa Xhaferi, Zëvendës Kryeministër duke bërë akuza ndaj tij, që për lexuesin nxit interes edhe si ngjarje, por edhe qëndrimi i tij në këtë rast. Gazetari nuk ka kërkuar qëndrim nga personi në fjalë. Nga shpejtësia për të dhënë lajmin, gazetari do të duhej t’ia bënte publikut me dije, se nuk ka pasur reagime, apo nëse ka tentuar dhe nuk ka marrë përgjigje nga z. Xhaferi apo kabineti i tij.

Ai u arrestua disa orë pasi që mbajti konferencën me gazetarët, ku denoncoi një bankë në Shkup dhe zyrtarë të lartë të Qeverisë, duke përmendur drejtpërdrejt zëvendëskryeministrin Musa Xhaferi, për obstruksione dhe dëme me skenare për dështimin e këtij projekti, që siç u tha do të ishte konkurrentë për disa spitale tjera./Telegrafi/

Teksti ndërkohë përfundon pa informacion shtesë. Publiku që nuk di detaje të mëhershme, në lexon për një akuzë direkte për një politikan me peshë, do të donte të dijë arsyet e akuzës.
Ajo që në gazetari njihet si “beckground” ose historik, nuk është dhënë me më shumë detaje. Përmendet se akuzat kanë të bëjnë “me obstruksione” rreth një “spitali” dhe ku është “denjuar një bankë në Shkup”.
Por publiku nuk e kupton se çfarë ka ndodhur dhe cilat janë akuzat e ngritura.
Teksti në mënyre korrekte citon medien nga ka marrë burimin, por do të duhej që të shkonte më tej dhe të plotësonte informacionet e munguara.
Lajme të tilla me interes për publikun, megjithatë shkojnë në vijë të kundërt mes shpejtësisë dhe saktësisë. Do të ishte më mirë që një lajm i tillë të botohej me pak vonesë por i plotë, duke mos shtyrë publikun të kërkojë medie të tjera për të marrë informacionet që nuk janë në tekst.
Teksti shoqërohet edhe me fotografi, por publiku nuk e kupton se kush janë personat. Interesi për ngjarjen kërkon që publiku të informohet për të gjitha detajet, duke përfshirë edhe fotografinë, e cila gjithashtu është informacion.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

Thirret në burimet e veta

jozyrtare

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

Nuk përjashtohet

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja