verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Njëanshmëria dhe joprofesionalizmi nuk kanë brirë

on 11 - 01 - 2017       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Diskriminimi s’ka brirë: Për në vendbanimet shqiptare autobusë në çdo dy orë, për tek maqedonasit në çdo 15 minuta!]

Teksti që po recensojmë nuk fillon me esencën e lajmit, por me kualifikime dhe komente, të cilët nuk ka të drejtë t’i bëjë një gazetar që është autor i një teksti informativ. Brenga e gazetarit në këtë rast duhet të jetë interesi publik, e jo komentimi, dhënia e vlerësimeve apo makijazhi i tekstit. Në rastet kur kemi të bëjmë me vështirësitë e qytetarëve lidhur me borën e acarin që ka përfshirë vendin këtyre ditëve, atëherë gazetari duhet të jetë ne mesin e qytetarëve, e jo të bëjë kuvend, duke u bazuar vetëm në atë që e thotë një palë.

Lajmi padyshim se përmban interes publik, bile edhe kështu i kontekstualizuar etnikisht, që nuk është problematike poqë se dëshmohet në mënyrë profesionale ajo që thuhet në tekst.  Mirëpo, në të kemi fare pak premisa të gazetarisë profesionale. Është tentuar të informohet, por fatkeqësisht, gazetari ka përfunduar vetëm si komentues i gjendjes së vështirë të banorëve të Studeniçanit dhe jo vetëm.

Për të parë se shqiptarët në Maqedoni janë të diskriminuar nuk të duhet ndonjë investigim shumë i madh. Mjafton të hedhësh një sy orareve për Transport Publik dhe do të shohësh një realitet të jetës së përditshme, i cili është i hidhur, por të cilin shqiptarët po e përballojnë me zor të madh.

diskriminimi-ska-brire-screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Diskriminimi s’ka brirë: Për në vendbanimet shqiptare autobusë në çdo dy orë, për tek maqedonasit në çdo 15 minuta!
Data dhe koha e publikimit: 07.01.2017
Data e recensionit: 09.01.2017
Recensues: Adrian Kerimi

Një deklaratë nga banorët nuk jep bazën e nevojshme dhe të shëndoshë që lajmi të kompletohet. Si pasojë e mosinspektimit të terrenit edhe mosangazhimit të autorit për të anketuar më tepër qytetarë, të cilët kanë të njëjtin problem, teksti hap dyshime për besueshmërinë dhe vërtetësinë e plotë të tij.

Një qytetarit nga Studenicani i ka ndodh që të pres autobusin plot dy orë, ndërsa autobusët për në vendbanimet maqedonase kalonin cdo 15 minuta.

Duke analizuar citatin e banorit të revoltuar, është hartuar edhe lajmi. Gazetari është i obliguar të tregojë distancë profesionale nga folësit, por edhe të mbajë përgjegjësi për vërtetësinë e deklaratave, në kuptim se do të kërkojë dhe hulumtojë se vallë është ashtu siç i thotë burimi apo jo. Emocionet asnjëherë nuk duhet të përcillen me komente dhe të kryqëzohen në tekst, pasi që ashtu teksti do të japë përshtypje se është koment i bërë me tendencë, e jo një lajm apo artikull gazetaresk, i cili do të shkonte në favor të qytetarëve të ngujuar nga rrugët e bllokuara.

 “Nëpër vendbanimet maqedonase, ndërmarrja për Transport publik ka në dispozicion autobusë në çdo 15 minuta, kurse tek vendbanimet shqiptare lëre që ka rrallë, por edhe dinë që në disa vende të cilët kanë shumë nevoj për një gjë të tillë t’ua ndalojnë krejtësisht. Në këtë dimër të ftohtë ne shqiptarët e shkretë e presin autobusin nga dy orë në ditë, por ndodh që edhe mos të vij, pasi ashtu ka vendosur NTP dhe pastaj del dikush e premton gjëra të mëdha dhe shiten patriot”, shprehet i zhgënjyer banori nga Studenicani.

Lajmi është i njëanshëm. Nuk është kërkuar qëndrimi i palës së apostrofuar në tekst. Përveç që nuk është shpjeguar nëse është tentuar të merret qëndrim ose jo nga NTP Shkup, në tekst as nuk është rikujtuar pasqyra e itinerareve (orareve) të autobusëve për në rajonin e theksuar në lajm, së paku në këtë mënyrë të dëshmohet diskriminimi për të cilin flitet, e lëre më të flasim për raportim nga terreni, për të dëshmuar ashtu siç e bëjnë gazetarët, drejtpërsëdrejti, se vallë është ashtu siç pohohet ose jo.


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare, anonime

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

anshmëri politike, anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

Ka nxitje të paragjykimeve etnike

nuk nxit për përdorimin e dhunës

Nxit paragjykime etnike

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja