verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Nuk do ta besoni: Është rrotulluar në varr disa herë!

on 7 - 06 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

dnevnik

[Recension: Gjyshi do të rrotullohej në varr sikur ta dinte se nipi i tij kërkon rrënjë bullgare]

Jeta dhe përditshmëria e qytetarëve janë të plotësuara me tema që meritojnë observim gazetaresk. Një nga kriteret që diçka të jetë e vlefshme për t’u bërë storje gazetareske është ndikimi. Gjegjësisht, ndikimi dhe pasojat nga ndonjë fenomen shoqëror.

Në qoftë se ky fenomen ndërlidhet me përfshirjen e gjerë të qytetarëve, atëherë keni temë legjitime dhe atraktive për të shkruar.

Mirëpo, nëse një ngjarjeje të tillë, e cila plotëson aq shumë kritere atraktive sikurse kërkesa masovike për pasaporta bullgare, i qaseni në mënyrë sipërfaqësore dhe të njëanshme, si e para, e shkatërroni shansin që u është dhënë që të shkruani një tregim të mirë, me ndikim, gazetaresk, e cila e tangon një pjesë të madhe të publikut, dhe e dyta, futeni në mesin e joprofesionistëve.

Simptome të tilla ka edhe kjo përmbajtje mediatike.

06072016-Dnevnik-BG-PasoshiLinku deri te artikulli origjinal: Gjyshi do të rrotullohej në varr sikur ta dinte se nipi i tij kërkon rrënjë bullgare

Data dhe koha e publikimit: 05.06.2016, 23:51

Data e recensionit: 07.06.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

VETËM ANA PATRIOTIKE E TREGIMIT

Ajo që e bën të tillë është – këndi i tregimit. Është zgjedhur një këndvështrim me të cilin ata që kanë kërkuar pasaportë bullgare, gjegjësisht shtetësi të një shteti tjetër, detyrimisht duhet të paraqiten si njerëz që bëjnë mëkat të madh kur heqin dorë nga ndjenja nacionale.

“Sikur ta dinin gjyshet dhe gjyshërit e tyre se çka bëjnë nipat e tyre do të rrotulloheshin në varr.”

Kjo deklaratë e njërit nga burimet e tekstit është përdorur që të forcohet pesha e mëkatit.

Korniza e cekët që është vendosur kështu për këtë temë hap shumë çështje për motovimin, e më së shumti për gatishmërinë që një problem të shqyrtohet në mënyrë tërësore, të ndahet ajo që është e rëndësishme nga ato të parëndësishmet, të gjenden vendet e vërteta dhe burimet ku gjenden përgjigjet për të gjitha këto tema kontraverze.

Është lëshuar mundësia që ë publikohet së paku një statistikë elementare, të tregohen trendet: a rritet numri i kërkuesve të shtetësisë bullgare. Qoftë edhe në nivel lokal, në qytetin prej ku vjen kjo storje gazetareske.

Cilat janë shkaqet: sociale, ekonomike, politike…? Mund të vazhdojmë me pyetjet, mirëpo ato është dashur t’i parashtrojë kjo përmbajtje mediatike.

Thënë të vërtetën, duhet theksuar se teksti e prek edhe temën e korrupsionit dhe ryshfetit gjatë përpjekjeve të qytetarëve për të ardhur deri te pasaporta bullgare, mirëpo kjo vetëm e vërteton qëllimin tonë kur thamë se ky fenomen është i ndërlikuar, me shumë aspekte dhe për këtë arsye, është problematike të veçoni vetëm një anë të tregimit. Edhe atë – patriotiken.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare, anonime

relevante, jorelevante

2 burime

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

spekulon

kreativ

josenzancionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja