verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

“Sezon i hapur” për gjueti të juristëve

on 7 - 06 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

eksperti

[Recension: “Ekspertët” opozitarë Tortevski dhe Shkariq në listën e rrogave të PSP-së]

Njollosje tendencioze e profesionalizmit dhe e ekspertizës së dy juristëve. Pse? Për shkak se dikujt nuk i kanë pëlqyer qëndrimet e tyre për punën e Prokurorisë Speciale Publike, si dhe pozitat e tyre për krizën aktuale me përgjimin dhe me amnistinë në qendër të saj. Materiali shumë i ngjan “porosisë për eliminim mediatik”.

 2222Linku deri te artikulli origjinal: “Ekspertët” opozitarë Tortevski dhe Shkariq në listën e rrogave të PSP-së

Data dhe koha e publikimit: 03.06.2016 12:21

Data e recensionit: 06.06.2016

Recensues: Vlladimir Mirçeski

GUXIM APO BUDALLALLËK

Duhet shumë guxim, budallallëk ose mosnjohje elementare të drejtësisë dhe të gjendjes që ndërlidhet me të në vend, që ta vëndoni në pikëpyetje profesionalizmin e një Svetomir Shkariqit dhe Aleksandar Tortevskit. Vetëm disa fakte Shkariqin: më shumë se 30 vite profesor në Fakultetin Juridik, një nga autoritetet më të mëdha të të drejtës kushtetuese, anëtar  i disa komisioneve për çështje kushtetuese. Ndërsa Tortevski, përveç që pas vetes ka punë mbi dhjetëvjeçare si avokat, i njohur edhe si një nga aktivistët më të dalluar në formimin e skenës pluraliste politike në Maqedoni dhe një nga njerëzit e parë të Ligës së mëparshme për demokraci, njeri i cili që nga viti 1991 është pjesë e ngjarjeve shoqërore në vend. Domethënë, të dy kanë, deshi dikush ta pranojë ose jo, “mijëra kilometra” të vrapuara në drejtësi, njerëz që e njohin këtëmaterie. Prandaj, befason se prej ku merren “thonjëzat” në konstruksionin e titullit dhe me çka kontestohet ekspertiza e tyre:

 “Ekspertët” opozitarë Tortevski dhe Shkariq në listën e rrogave të PSP-së.

Еpiqendra e problemit është ajo se pozitat e tyre nuk konvergjojnë me ato të qarqeve të caktuara politike, dhe me gjasë, për atë arsye është shkruar ky tekst dhe edhe një sërë tekstesh të tjera, i cili duhet edhe t’u bëjë dëm atyre në pjesën e ekspertizës, edhe Prokurorinë speciale ta paraqesë si dorë të zgjatur të opozitës, edhe ta diskreditojë punën e PSP-së.

“Dy ekspertë të pretenduar, të cilët në publik nëpërmjet medieve i mbronin qëndrimet e opozitsë dhe të PSP-së, Svetomir Shkariqi dhe Aleksandar Tortevski, janë të paguar pikërisht nga Katica Janeva”.

Ta sqarojmë, Shkariqi dhe Tortevski, pavarësisht se kush çka mendon për ta, në bazë të asaj që e kanë punuar dhe e kanë dëshmuar, janë ekspertë, e jo ekspertë të pretenduar

ARTIKULL HAKMARRËS

Pastaj, me ngulm plasohet teza se opozita dhe PSP-ja janë pothuajse e njëjta gjë. Ky pohim është i paargumentuar dhe i ngjan pohimit të motivuar politikisht, për shkak se ky institucion inicoi procdura kundër një sërë funksionarësh të partisë në pushtet, e cila tashmë dhjetë vite “e dridh” Maqedoninë dhe anëtarët e së cilës udhëheqin me institucionet shtetërore që le mundësi të hapur për paraqitjen e korrupsionit dhe kriminalitetit. Domethënë teksti e akuzon PSP-në për punën e saj të deritanishme dhe dy juristët për shkak se janë në anën tjetër të vijës. Me të vërtetë, është vullgarizim të thuash se Janeva i paguan Shkariqin dhe Tortevskin për angazhimin e tyre, për shkak se Janeva disponon me buxhet sikurse edhe çdo institucion tjetër shtetëror, që vjen nga xhepi i qytetarëve.

Poashtu, bie në sy jopreciziteti i tekstit. Nëse prokurorja Ristoska nuk është plotësisht e sigurtë se dy të lartëpërmendurit a janë të angazhuar në PSP, atëherë pse kjo paqartësi përcillet edhe në artikull – nga njëra anë thuhet se ata gjenden në listën e rrogave, e nga ana tjetër nuk ka konfirmim të plotë nga organi kompetent, e poashtu nuk ka as ndonjë hulumtim ose verifikim plotësues të fakteve që të thuhet se a janë të angazhuar në PSP ose jo.

Marrë në përgjithësi, ky është një tekst hakmarrës, që sulmon personalitete dhe institucione “të papërshtashme”, me qëllim që t’i dëmtojë ata, që ka shumë elemente politike, e shumë pak informative.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohime të sakta

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

2 burime

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja