verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Nuk do t’u besohet: Putini e ka legalizuar vrasjen në Rusi!

on 7 - 07 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

megafon

 [Recension: Putini solli ligj të ri: Gratë në Rusi lirisht do të mund t’i vrasin përdhunuesit e tyre]

Thjesht është e pabesueshme se si dikush që krijon përmbajtje mediatike në platforma nga të cilat informatat mund të arrijnë deri te publiku, gjegjësisht publiku i gjerë, mund të shkruajë tekst i cili në titull në mënyrë kategorike pohon se Putini ka sjellë ligj sipas të cilit gratë në Rusi lirisht mund t’i vrasin dhunuesit e tyre.

Si e para, nuk jetojnë në botën e errët të mesjetës kur ka pasur anarki që të mund të mendohet se një ligj i këtillë është i mundur, dhe si e dyta, nuk mundet Putini të sjellë ligj!

Ligjet, madje edhe në Rusi, nën udhëheqjen e Putinit, i sjell Duma ruse, gjegjësisht parlamenti rus, sikurse në çdo vend me rregullim parlamentar.

Këtë e theksojmë në fillim të këtij recensioni që të potencojmë se gazetaria profesionale nënkupton njohje të detyrueshme të rregullave elementare të sistemit politik dhe shoqëror.

07052016-Megafon-PutinLinku deri te artikulli origjinal: Putini solli ligj të ri: Gratë në Rusi lirisht do të mund t’i vrasin përdhunuesit e tyre

Data dhe koha e publikimit: 03.07.2016, 14:23

Data e recensionit: 06.07.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

MOSNJOHJE ELEMENTARE E GJËRAVE

Nga ana tjetër, madje edhe sikur të duam seriozisht ta analizojmë këtë tekst nga aspekti i standardeve të gazetarisë, në përputhje me metodologjinë për recensione të “Shërbimit për verifikimin e fakteve në media”, kjo përmbajtje mediatike nuk do ta kalonte as pragun më të ulët për një tekst gazetaresk.

Përveç mosnjohjes elementare të marrjes së vendimeve në sistemet e caktuara politike, siç është, për shembull, edhe sistemi ynë, ky tekst nuk e ka theksuar – burimin.

Që të publikohet një përmbajtje e këtillë, me një “lajm” të këtillë se gratë e përdhunuara mund t’i vrasin përdhunuesit e tyre, patjetër duhet të ketë burim. Për shkak se nuk ka burim, kjo përmbajtje nuk është e besueshme, gjegjësisht është e pavërtetë.

Këtë e themi edhe në bazë të hulumtimit tonë, i cili tregoi se nuk ka ligj të tillë në Rusi. Dënimi më i rëndë në këtë vend, sipas Kodit penal të Federatës ruse, është dënimi me burg prej 20 vitesh.

Përveç paqartësive dhe gabimeve faktografike, ky tekst ka edhe paqartësi logjike. Në fakt, në titull thuhet se Putini ka sjellë ligj që gratë e përdhunuara ta fitojnë të drejtën që t’i vrasin përdhunuesit e tyre, ndërsa në njërin nga paragrafet e tekstit shkruan se është propozuar dënimi me burg të përjetshëm(?!).

Në paragrafin e njëjtë shkruan se ky propozim është pranuar, ndërsa në paragrafin e ardhshëm thuhet se ligji i ri u jep të drejtë grave që t’i vrasin përdhunuesit e tyre… (?!)

Më falni, mirëpo kjo informatë mediatike është përplot me… gabime. Të mëdha.

Kjo përmbajtje mediatike nuk ka as informata elementare teknike, mirëpo megjithatë të rëndësishme. Për shembull, data dhe koha kur është publikuar lajmi, që krijon një konfuzion plotësues.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

informata të rrejshme

nuk aplikohet

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja