verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Nuk ka lajm, mirëpo ka tekst pashije

on 3 - 10 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

puls-24

[Muhi me figurat e njohura mëson si të montojë fotografi]

Krejtësisht i parëndësishëm, jorelevant për publikun, mirëpo edhe i pashije dhe i paskrupullt është artikulli që e recensojmë kësaj radhe. Si të vlerësohet ndryshe publikimi i shkurtër, në të cilin fotografia private e një figure të opozitës së bashku me dy bashkëpartiakë të tjerë, në një atmosferë joformale, që është publikuar në profilin privat në Facebook, është shfrytëzuar për komentim të vrazhdë dhe pështyrës?

Рецензија: Нема вест ама има невкусLinku deri te artikulli origjinal: Muhi me figurat e njohura mëson si të montojë fotografi

Data dhe koha e publikimit: 27.09.2016, 23:00

Data e recensionit: 30.09.2016

Recensuese: Јugosllava Dukovska

LAJMI ËSHTË SE NUK KA LAJM!

Që në fillim duhet theksuar se bëhet fjalë për artikull që komenton në mënyrë ofenduese publikimin e një fotografie private në profilin privat të një personi, ish-gazetar dhe anëtar aktual i udhëheqësisë së LSDM-së opozitare. Fotografia është marrë pa lejen e pronarit dhe është vënë në funksion të diskreditimit të tij.

Konrketisht, komentohet fakti se në fotografi shihet një pjesë e një shisheje me alkool, që më pas, në profilin e njëjtë të paraqitet fotografia e njëjtë, mirëpo e shkurtuar në pjesën e poshtme, dhe ky detal më nuk shihet.

“Vëmendjen na e tërhoqi i katërti në fotografi – “Jony Walker” me banderolë – që u gjet në mesin e personave të njohur nga fotografia. Mirëpo, gjëja më interesante ndodhi dhjetë minuta më vonë, kur në profilin e njëjtë në FB u paraqit një fotografi e prerë, e ngjitur, e montuar ku “Jony” nuk është më. Binduni vetë”

Çfarë relevance shoqërore është gjetur në faktin se Zekiri e ka shkurtuar fotografinë e tij, të cilën pastaj e ka publikuar në “Facebook”? Аludimi se me këtë fshehet ekzistimi i shishes me alkool në tavolinën në të cilën janë fotografuar Zekiri dhe bashkëpartiakët e tij, deputetët Petre Shilegov dhe Sofija Kunovska, praktikisht nuk i tregon asgjë lexuesit, përveç një momenti privat nga eta e Zekirit, të cilin ai ka dashur ta ndajë me publikun.

Pajtimi i shfrytëzuesit të publikojë fotografi të tij në profilin privat, pa marrë parasysh se për sa shfrytëzues të tjerë do të jetë ajo në dispozicion, nuk do të thotë se ai pajtohet që ato të ripublikohen në ueb-faqe të tjera apo në medie tradicionale, prandaj çdo ripublikim i fotografive pa pëlqimin e personit, që është bartës i të dhënave personale, është i paligjshëm,

thuhet në leksionin gazetaresk për dukurinë e (keq)përdorimit të të dhënave persionale që janë në dispozicion publik në rrjetet sociale, që është publikuar në “Shërbmin për verifikimin e fakteve në medie”.

Ku qëndron këtu lajmi, do të kishim pyetur? Lajmi është se ky artikull nuk ka lajm. Dhe asnjë grimcë shije të mirë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja