verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

All posts by Југослава Дуковска

Dija më së mirë mbron nga gabimet në tekste

на 1. 03. 2017 | | mk

[Recension: (VIDEO) Psikiatri Haxhi-Angellkovski: Ata që bëjnë thirrje për urrejtje dhe luftë janë psikopatë nacistë]

Recensojmë një artikull me videomaterial, i cili ofron një këndvështrim interesant profesional në lidhje me gjendjet aktuale politike në shoqërinë e Maqedonisë, shikuar nga dioptria profesionale e një psikiatri klinik. Mirëpo, teksti për shkak të një fjale që është kuptuar gabimisht duhet të marrë vlerësim negativ, pasi që i dezinformon konsumtarët e tij mediatikë. Në fakt, në pyetjen e gazetarit se si i interpreton paraqitjet e fundit të disa personave publikë, të cilët nëpërmjet rrjeteve sociale haptazi qëndruan pas propagandës agresive të një partie politike, e madje edhe haptazi bëjnë thirrje për dhunë, psikiatri këta persona i cilëson si “psikopatë narcisoid딓, gjegjësisht si persona me

Ra dhëmbi, mbeti pashija

на 14. 02. 2017 | | mk

[Recension: I RA DHËMBI DERISA KËNDONTE: Udhëheqësja drejt së cilës të gjithë bëjnë me gisht (VIDEO)]

Titulli i këtij artikulli flet vetë se pse ai i është nënshtruar këtij recensioni. Në të ka koment të vrazhdë për një situatë të pakëndshme e cila i ka ndodhur një personi gjatë një paraqitjeje publike, që është veprim ofendues dhe jokulturor. Më e mirë nuk është as përmbajtja e vetë artikullit – atje me përqeshje komentohet se videoja nga ngjarja ku udhëheqëses i ka rënë dhëmbi duke kënduar, shpërndahet nëpër rrjetet sociale dhe të gjithë e përqeshin. Linku deri te artikulli origjinal: I RA DHËMBI DERISA KËNDONTE: Udhëheqësja drejt së cilës të gjithë bëjnë me gisht (VIDEO)] Data dhe koha e publikimit: 

Ofendime dhe etiketime personale të prezantuara si gazetari

на 13. 02. 2017 | | mk

[Recension: Sorosi dhe LSDM-ja e mbrojnë Bejlin nga Kongresi amerikan]

Recensojmë një tekst zemërues dhe jashtëzakonisht joprofesional, përplot me ofendime personale dhe etiketime negative të dedikuara për një numër të madh të personave nga jeta publike dhe intelektuale e vendit. Shkak për shkruarjen e këtij teksti është letra për mbështetjen e Ambasadës së SHBA-ve dhe të vendeve të BE-së në Republikën e Maqedonisë nga një grup intelektualësh të Maqedonisë, dërguar deri te Kongresi amerikan dhe Komisioni Evropian. Linku deri te artikulli origjinal: Sorosi dhe LSDM-ja e mbrojnë Bejlin nga Kongresi amerikan Data dhe koha e publikimit: 3.02.2017 Data e recensionit: 7.02.2017 Recensuese: Јugosllava Dukovska Qëllimi kryesor i artikullit nuk është të informojë, por të transmetojë qëndrime personale për ndonjë temë

Letrat anonime në medie si metodë për manipulim të publikut

на 24. 11. 2016 | | mk
 

As Kоdi i gazetarëve i Shoqatës së gazetarëve profesionalë të Maqedonisë e as Doracaku për etikë në gazetari i SHGM-së nuk е rregullojnë mënyrën në të cilën Republika e Maqedonisë do të duheshte të sillen ndaj letrave anonime të lexuesve, por kjo u është lënë politikave redaktuese të vetë medieve

Shkruan: Jugosllava Dukovska A duhet mediet të publikojn letra anonime nga lexuesit apo jo? Kjo dilemë është po aq e vjetër sa edhe mediet e shkruara, më saktë që kur ekzistojnë rubrikat Letrat e lexuesve ose në gazetarinë gazetareske anglosaksone të njohura si Letters to the Editor (LTE), e kjo është diku nga gjysma e dytë e shekullit të 18-të. Rubrikat në të cilat janë publikuar letrat e lexuesve,

Titulli i “përgjakur”, lexuesi i mashtruar

на 3. 11. 2016 | | mk

[Recension: Gjak në rrugët e Shkupit: 35 persona përfunduan në spital]

Kur do të lexohet titull sikurse ky i kronikës që e recensojmë, asociacioni i parë te çdo lexues, shikues, do të ishte se media raporton për ndonjë fatkeqësi të madhe që ka ndodhur në Shkup, fakt ky që padyshim do të shqetësonte, brengoste, dëshpëronte, gjegjësisht do të shkaktonte ndjenja negativa. Mirëpo, kur do të lexohet i gjithë artikulli me titullin e këtillë dhe kur do të kuptohet se, në fakt, bëhet fjalë për buletin të ritreguar të policisë së trafikut të SPB-së së Shkupit për fundjavën e kaluar, dhe se në të јаnë bëhet fjalë për një informatë të përmbledhur për fatkeqësitë e trafikut me pasoja të lehta –

Nuk ka lajm, mirëpo ka tekst pashije

на 3. 10. 2016 | | mk

[Muhi me figurat e njohura mëson si të montojë fotografi]

Krejtësisht i parëndësishëm, jorelevant për publikun, mirëpo edhe i pashije dhe i paskrupullt është artikulli që e recensojmë kësaj radhe. Si të vlerësohet ndryshe publikimi i shkurtër, në të cilin fotografia private e një figure të opozitës së bashku me dy bashkëpartiakë të tjerë, në një atmosferë joformale, që është publikuar në profilin privat në Facebook, është shfrytëzuar për komentim të vrazhdë dhe pështyrës? Linku deri te artikulli origjinal: Muhi me figurat e njohura mëson si të montojë fotografi Data dhe koha e publikimit: 27.09.2016, 23:00 Data e recensionit: 30.09.2016 Recensuese: Јugosllava Dukovska

LAJMI ËSHTË SE NUK KA LAJM!

Që në fillim duhet theksuar se bëhet fjalë për artikull që

Joobjektivitet i “i betonuar” në titull

на 2. 09. 2016 | | mk

[Recension: A është duke u bërë PSP-ja pjesë e Sorosit dhe LSDM-së?]

A ka dështuar përpjekja për informim të balancuar për shkak të titullit sugjestiv, jokorrekt dhe me ngjyrim politik? Për artikullin që i nënshtrohet këtij recensioni, përgjigja është – po! Ky artikull bazohet në spekulime, gjegjësisht në informata të pakonfirmuara, që, për fat të keq, nuk është praktikë e pazakonshme në gazetari. Nëse hiqet titulli nga e gjithë analiza e objektivitetit dhe respektimit të standardeve të gazetarisë, mund të thuhet se në këtë artikull është bërë përpjekje që të transmetohen të gjitha njohuritë në lidhje me temën, të potencohen dilemat që ekzistojnë dhe të respektohet edhe vazhdimësia në trajtimin e temës – punësimet në PSP. Është legjitimi që gazetarët

Ka parullë politike, mirëpo nuk ka informatë!

на 16. 08. 2016 | | mk

[Recension: VIDEO: Zoran Zaev, sot u mbajti leksion ministrecave me pudër dhe Gruevskit se si u ndihmohet zonave të dëmtuara]

Ngjarje aktuale, rrethana të jashtëzakonshme në të cilat zhvillohet, me aktor që është figurë e lartë politike, ndërsa lajmi që u komunikohet lexuesve – zero. Bëhet fjalë për lajmin se kryetari i Lidhjes Socialedemokratike, Zoran Zaev i ka vizituar pjesët e vërshuara të Shkupit, ka sjellë ndihma e madje edhe vetë ka ndihmuar në disa shtëpi që i ka vizituar me delegacionin e tij. Lajmin me të gjitha detajet e transmetuan një numër i madh i medieve të vendit, mirëpo për dallim prej tyre, ky artikull ka vetëm një fjali të vetme, e cila në fakt është qëndrim gjegjësisht mendim

Titulli thotë një gjë, ndërsa teksti diçka tjetër

на 29. 03. 2016 | | mk

[Recension: VMRO-DPMNE-ja, BDI-ja dhe PDSH-ja i kanë vjedhur të dhënat për votuesit e kontestuar]

Problem kryesor me artikullin që nënshtrohet këtij recensioni është – titulli. Ai përmban një akuzë të drejtpërdrejtë dhe serioze ndaj VMRO-DPMNE-së, BDI-së dhe PDSH-së dhe ky pohim, pastaj në tekst nuk është mbështetur me fakte. Përkundrazi, në artikull është sqaruar se përfaqësuesit partiakë i kanë marrë nga KSHZ-ja CD-të me të dhënat për votuesit e kontestuar, pas formalisht kanë nënshkruar se i marrin ato, që nuk asocon se i kanë marrë në mënyrë joligjore, gjegjësisht se i kanë vjedhur. Prandaj, titulli mund të vlerësohet si i pavërtetë dhe si senzacionalizëm i panevojshëm. Problemi i dytë është se në artikull nuk është ofruar interpretim nga ndonjë burim

Recension: Në Veles gjenden 150 emigrantë të karbonizuar

на 15. 09. 2014 | | mk
Funksioni kryesor i gazetarisë është të informojë, saktë, në mënyrë precize dhe në kohë. Recensojmë një informatë që tregon se si duket mundësia e lëshuar që publiku lexues të informohet saktë, në kohë, dhe sa më detajisht dhe me kualitet. Lajmi për 150 emigrantët sirianë, të fshehur në vagonin e trenit me karbon, të cilët u gjetën nga policia e Velesit, ishte njëri nga lajmet e ditës. Mediat shpejtuan t’i dërgojnë ekipet e tyre dhe ta mbulojnë storjen për refugjatët e lodhur të luftës siriane, të cilët në këtë mënyrë janë nisur drejt një jete më të mirë diku në Evropë. Gjatë asaj dite, e veçanërisht të nesërmen, vinin versione të plotësuara të informatave fillestare për këtë ngjarje, ku kishte

Abonohuni për lajmet më të reja