verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

OJQ Infocentar: Konkurs për storje gazetareske

on 8 - 03 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Konkurs-STORII-300x250ОJQ-ja Infocentar në kuadër të projektit “Demografia – kualitet i jetesës” i mbështetur nga Projekti i USAID-it për shoqëri qytetare, të cilin e zbaton Fondacioni “Shoqëri e hapur” – Maqedoni, shpall konkurs për storje gazetareske.

Storjet gazetareske duhet të jenë të ndërlidhura me ndonjërën nga këto tema: demografia, migrimet, regjistrimi i popullatës, lista zgjedhore.

Storjet e propozuara duhet t’i respektojnë etikën dhe standardet profesionale gazetareske dhe duhet të përmbajnë elemente të analitikës dhe të hulumtimit. Secila nga storjet e propozuara nuk duhet të jetë më e gjatë se 3.500 fjalë.

Preferohet që tekstet të përgatiten në bashkëpunim ose në partneritet me organizatat, iniciativat, aktivistët qytetarë.

Të drejtë për të marrë pjesë në këtë konkurs kanë të gjithë gazetarët e Republikës së Maqedonisë. Propozimet më kualitative do të përzgjidhen dhe do të mbështeten për realizim. Kandidatët mund të paraqiten me më tepër propozime, mirëpo një kandidati mund t’i miratohet vetëm një propozim.

Storjet e propozuar duhet të përgatiten në periudhën prill – maj 2016. OJQ ja Infocentar dhe organizatat partnere (Qendra për zhvillimin e medieve, Qendra maqedonase për arsim evropian dhe 8 Shtatori) do të sigurojnë mbështetje teknike dhe me ekspertë për përgatitjen dhe publikimin e propozimeve të përzgjedhura gazetareske.

Konkursi është i hapur deri më 16 mars 2016. Përzgjedhja e propozimeve do të bëhet më së voni deri më 31 mars 2016.

Kompensimi në të holla për shpenzimet për storjen gazetareske mund të jetë më së shumti 22.000 denarë (bruto).

Kandidatët së bashku me formularin për paraqitje duhet të dorëzojnë edhe biografi të shkurtër të veten, si dhe së paku dy storje gazetareske të publikuara më parë.

Formularin për paraqitje së bashku me biografinë dhe me kopjet e storjeve gazetareske të publikuara më parë, kandidatët duhet t’i dorëzojnë në formë elektronike në adresën elektronike: contact@nvoinfocentar.org.mk, me titullin “Konkurs për storje gazetareske”.

Formulari për paraqitje: Аplikimi për storje gazetareske 2016

Burimi: OJQ Infocentar. (7.3.2016)

Abonohuni për lajmet më të reja