Pa verifikim s’mund të ketë botim
Published in Recensione
on 13 - 07 - 2015 Author: Adrian Kerimi
[Recension: Çka lutet pronari i Almakosit?]
Liria fetare është e garantuar me ligj dhe në asnjë mënyrë praktikimi i fesë nuk mund të vihet në kontest të caktuar e sidomos jo nënvlerësues. Por lajmi që recensojmë ka mungesë burimesh informacioni dhe përplot hamendje, që nuk përputhet me standardet e gazetarisë.
Linku deri te artikulli origjinal: Recension: Çka lutet pronari i Almakosit?
Data dhe koha e publikimit: 010.07.2015
Data e recensionit: 13.07.2015
Recensues: Adrian Kerimi
Gazetari duke shfaqur aludime të pa baza, lajmin e ka bërë duke iu referuar komenteve në rrjetet sociale: “Disa komente në rrjetet sociale…”. Gazetari mund të fillojë hulumtimin e tij edhe nga njoftime ne rrjetet sociale, por në asnjë mënyrë ti përcjellë ato si fakte, apo informacione të rëndësishme pa i verifikuar.
Disa komente në rrjetet sociale thonë se kriza që ka kapluar mediumet shqiptare e ka bërë që Mehmetit të lutet të jetë pjesë e “kulaçit” të 12 milionë eurove që qeveria e Maqedonisë do të ndajë për mediumet pro qeveritare.
Teksti merret me interpretime nga një rit fetar, dhe krijon vetëm hamendësime. Ai futet në interpretime për lutjen e personit të përmendur në tekst duke shkaktuar vetëm dyshime që s’mund të vërtetohen asnjëherë. “Kjo lutje në prani të hoxhallarëve e ka bërë që të jetë më optimist se ndoshta do të ketë fat pas festës së Bajramit”.
Në këtë lajm nuk citohet autori por vetëm “redaksia” e cila ka nxjerrë këtë lajm. Ndërkohë gjithë lajmi është shkruar duke bërë interpretime të lira nga një fotografi. Parimet profesionale të gazetarisë thonë se lajmet janë të bazuara vetëm në fakte të verifikuara dhe vetëm atëherë ato mund të botohen.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
nuk ka deklarata
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
anonime
jorelevante,
nuk i referohet burimeve
nuk dihen
EXTENSIVENESS
gjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
nuk aplikohet
anshmëri tjetër
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar burimi
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
joadekuat
i paqartë
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
shprehje të u rrejtjes
shprehje të urrejtjes
nxit dhunë
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i palexueshëm
nuk aplikohet
ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e