Për çka raportohet kur me të vërtetë duhet të raportohet
Published in Analiza
on 8 - 02 - 2017 Author: Дејан Донев- Informim “i thyer”. Foto: flickr
Në një periudhë të tentimit që në fillim diskutabil për të formuar qeveri të re, përderisa jemi në pritje të tentimit të dytë, përsëri jemi dëshmitarë të parë të një praktike negative gazetareske, e cila gjithnjë e më shumë proklamohet si trend – “popullit t’i shitet mjegull me sukses”, në kushte kur ai nuk është i zgjuar në aspekt kritik, ndërsa çështja që ka të bëjë edikimin e tij elementar mediatik është çështje iracionale. Kështu, kemi eliminim të pyetjeve të publikut në lidhje me atë që ndodh aktualisht duke “gjuajtur” me rafal dhe vazhdimisht në hapësirën mediatike me shok nga bombat senzacionaliste dhe tensionuese. E publiku informohet, edukohet, mendon në mënyrë kritike dhe ofron zgjidhje në bazë të mediave edhe atë në përqindjen më të madhe!
Shkruan: dr. Dejan Donev, profesor inordinar i etikës në gazetari dhe etikës në medie
Në një realitet të këtillë, veçanërisht në 20 ditët e fundit, duke e matur vërtetësinë, objektivitetin dhe saktësinë e përmbajtjeve mediatike, si duket e harruam një kusht të rëndësishëm për profesionalizimin gjatë raportimit. Ai është aktualiteti i tij, në kontekst të asaj se profesionalizmi njëkohësisht matet edhe me publikimin e informatës në kohë, gjegjësisht me aktualitetin e saj. Bëhet fjalë për demaskimin e informatave që janë të rëndësishme për publikun. Bëhet defokusimi i mendimit publik në drejtim të projektuar që më parë me qëllim ndikimit mbi publikun. Kështu, këto ditë, para finales për pafuqinë e mandatarit dhe VMRO-DPMNE-së për të formuar qeveri, në rolin e mbrojtësve të kredibilietit përsëri u paraqitën mediat proqeveritare. Mirëpo, ato ose nuk raportuan për këtë ngjarje ose raportuan në mënyrë joadekuate ose vetëm e përmendën atë dhe vazhduan me tregimet për Prokurorinë speciale publike dhe për Katica Janevën, pastaj për Zoran Zaevin, si dhe për Xhorxh Sorosin.
Sa për ilustrim, në periudhën prej fillimit e deri në fund të afatit për formimin e qeverisë së re, në qoftë se në agregatorin e lajmeve “Tajm”, shënoni “VMRO”, “zgjedhje”, “Gruevski”, “mandat”, do të shihni se ka relavitisht numër të vogël të shkrimeve për këtë temë, me ç’rast vërehet mungesa e tyre te mediet që konsiderohen të afërta me partinë në pushtet. Ka pothuajse heshtje të plotë për (mos)suksesin e këtij procesi! Për dallim nga kjo, në qoftë se e shfrytëzoni agregatorin e njëjtë që të kërkoni artikuj që kanë të bëjnë me PSP-në, do të fitoni numër të konsiderueshëm të linkeve deri te artikuj, kryesisht të ripërsëritur dhe të vjetëruar, me ç’rast është e qartë se qëllim i tyre është tërheqja e vëmendjes nëpërmjet senzacioneve, tendenciozitetit, spinimit të llojit të mëposhtëm:
- “Vendimi i PSP-së për rastin “Puç”-i është skandal në aspekt juridik dhe të prokurorisë publike“;
- Artikulli i kopjuar shumë herë “PSP-ja e paaftë për ta kryer detyrën për të cilën është formuar dhe vetë e prishi arsyen themelore për ekzistimin e saj“;
- Mirëpo, edhe “Јаneva dhe PSP-ja vendosën të luajnë në mënyrë favorizuese dhe politike“.
Njëkohësisht, në temën “PSP-ja hapi dy raste të reja – “Tarifa” dhe “Tanku”, pothuajse një numër shumë i vogël i medieve e transmetuan këtë lajm me arsyetimin e se „МЕEDIET TË ANASHKALUARA: PSP-ja hapi dy procedura të reja hetimore, mirëpo nuk i prezantoi para gazetarëve“. Edhe analiza “Javoret – Armiku kërkohet ndërmjet Sorosit dhe PSP-së” ofron një ilustrim të mjaftueshëm për atë që u tha më lartë kur thotë: “zvarritja e Gruevskit me mandatin që i është dhënë e ndarë që të formojë qeveri, “desorosoizimi” dhe “amnestimi” i Zaevit nga ana e PSP-së, siç propagandojnë me këmbëngulje mediet e afërta me VMRO-DPMNE-në, janë temat kryesore me të cilat “luftojnë” javoret e vendit”, ndërsa “më së shumti komente ka për Trampinm Sorosin dhe PSP-në“.
Theksimi i tepruar dhe tërheqja e vëmendjes së publikut vërehet edhe te artikujt me qasjen e njëjtë për liderin e opozitës:
- “Vazhdon procesi gjyqësor “Ryshfeti” kundër Zaevit“;
- “Lëndët e PSP-së janë filluar që Zaevi t’i ikë përgjegjësisë penale“;
- Lajmi i stërpërsëritur se “Zoran Zaevi nuk mund t’i ikë drejtësisë“;
- Prandaj “Zaevi u fsheh në birrucë të lepurit“;
- Me përfundimin se “do të ketë drejtësi, do të ketë paqe kur kriminelët si Zaevi do të përgjigjen“.
Insinuata të këtilla dhe modele të formuluara për mashtrimin e publikut ka edhe në artikujt që u plasuan në këtë periudhë që lidhen me emrin e Xhorxh Sorosit me qëllim të nxitjes dhe ngritjes së adrenalinit të popullit:
- “Mediet botërore: Maqedonia e vogël i shpalli luftë Xhorxh Sorosit!“;
- Deri te karahasimi i dobët i të ashtuquajturës metodologji e Sorosit – “МAQEDONIA 2016-SHBA 2017: Mercenarët laramanë të Sorosit kundër Trampit me metoda të njëjta sikurse në Maqedoni“.
Në ditët e fundit të kësaj periudhe, forca, retorika dhe mënyra me të cilën këto artikuj lëshohen në qarkullim personalizohen edhe në truallin maqedonas:
- “A ka rekrutuar fondacioni i Sorosit me rroga të larta spiunë në Maqedoni“;
- Pastaj “I gjithë Sorosi iu vërsul opozitares Ristova, kur i pyeti për rrogat prej 3.400 еurosh“;
- Dhe kulminuan me deklaratën e kopjuar dhe të transmetuar jashtëzakonisht shumë herë të “At Ivica Todorovi nga KOM-i: “Qëllimi i Sorosit është njerëzim pa njeri, pa identitet, pa qëndrim, pa vlera dhe pa të vërtetë”, gjegjësisht “qëllimi i Sorosit është zombimi i njerëzimit!“.
Dhe, si gjithmonë, kur dëshironi të mbroheni, sulmi është zgjidhja më e mirë. Mirëpo, kësaj radhe gjatë sulmit u përbuz taktika. Së paku për ata që dëshironin në mënyrë kritike t’i absolvojnë veprimet e gabuara edhe atë nëpërmjet praktikave të këqija mediatike, siç është defokusimi i publikut. Këtë qëndrim e konfirmojnë edhe kryetari i SHGM-së, Naser Selmani: “Paratë e Sorosit shkaktojnë frikë dhe panik vetëm në vendet autoritare, siç është Maqedoni”, mirëpo edhe drejtoresha e Institutit për media të Maqedonisë, Biljana Petkovska, kur thotë: “Deklaratat se në Maqedoni funksionojnë medie që marrin para nga “Sorosi” është pohim tendencioz për defokusimin e publikut”, në kronikën “Lufta kundër Sorosit është defokusim nga problemet reale“.
Do të ishte e logjikshme që në fund të pyetemi për të njëqindtën herë për etikën në këmbënguljen për ta vazhduar këtë trend të informimit, në situatë kur nuk kemi institucione të formuara, pa qeveri të formuar, pa krizë, së paku inicialisht, të zgjedhur politike. Shkaku dhe pasoja janë të njohura që më parë, vetëm procesi i “eutanazimit të publikut” është paradoks akoma i pasqaruar. Dhe përderisa ka medie që punojnë sipas parimit “ashtu siç do të thotë shefi”, të gatshëm të kërcejnë në lumë, e publiku edhe më tej mbetet pasiv, deri atëherë do të mbetet pezull në ajër çështja se për çka raportojnë mediet kur duhet të raportojnë?