verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Për marrëdhëniet maqedono-shqiptare: Marrëveshje për fqinjësi të mirë edhe me Shqipërinë? (3)

on 18 - 03 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Албанско-македонска граница - граничен премин Свети Наум, 2006. Фото: vesnickamarkoska

Vendkalimi kufitar shqiptaro-maqedonas Shën Naum, 2006. Fotografia: vesnickamarkoska

Është e qartë se numri i pakicës maqedonase në Shqipëri as për së afërmi nuk përkon me numrin e pakicës shqiptare në Maqedoni, por është edhe më e qartë se shumë më i madh është, për shembull, numri i Samëve, që është një pakicë në Norvegji. Domethënë, bashkësia ndërkombëtare është marrë vesh për parime, e jo për numra. Mu për këtë arsye, e me këtë edhe mundësia për t’u përzier në punët e brendshme të një vendi tjetër, veçanërisht të ndonjë vendi fqinj, rritet në mënyrë proporcionale me numrin e asaj pakice.

 

Shkruan: Sаshko Todorovskidiplomat me karrierë dhe ministër i autorizuar

 

Në pjesën e parë i analizuam marrëdhëniet maqedono-shqiptare nga aspekti i shembullit të raportimit të mediave maqedonase për projektin për liqenete аrtificiale, hidroenergjetike në Fushën e Llukovës ku do të mblidheshin ujërat e Korabit, ndërsa në pjesën e dytë për problemet me të cilat ballafaqohet pakica nacionale maqedonase në kontekst të ndajres territoriale të Shqipërisë. Dhe, gjithë puna përfundon në mënyrën “më të thjeshtë”, së paku sipas portalit Libertas të datës 16.02. Në fakt:

“Të mos hiqet komuna e Liqenasit (Pustecit) dhe komunat e pakicave të tjera në Shqipëri, ka kërkuar lideri i Aleancës maqedonase për integrim evropian dhe kryetari i komunës së Liqenasit në Shqipëri, Edmond Temellko, në takimin me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta. Temellko për mediat deklaroi se ka marrë garanca nga njeriu i parë i Kuvendit se nuk do të lejohet që me ligjin e ri për ndarje territoriale të vendit të eliminohen komunat e pakicave, siç janë ato maqedonase dhe greke.(…) Gazeta “Tema” thekson se maqedonasit kanë qenë shumë të shqetësuar nga paralajmërimet për ndarje të re territoriale. Ministri për vetëqeverisje lokale i Shqipërisë, Bledi Buçi, pas reagimeve të pakicës maqedonase dhe greke në Shqipëri, ka deklaruar se qeveria nuk do të lejojë që të eliminohen komunat ku jetojnë pakicat.”

Nuk vërejta se gazetarët e bënë pyetjen: e çka nëse, megjithatë, autoritetet shqiptare vendosin t’i eliminojnë komunat ku jetojnë pakicat? Dhe në fakt, a ka qenë aq efikas Temellkoja që ka arritur me disa biseda ta zgjidhë problemin?

 

Konventa ndërkombëtare e pengojnë shpërbërjen e Liqenasit

 

Me gjasë, kushdo qoftë që ka njohuri nga problematika e pakicave, e aq më mirë nëse është ekspert për atë fushë, do të bazohet në Konventën kornizë për mbrojtjen e e pakicave nacionale, e ku shumë qartë shkruan se në nenin 16, edhe pse me një formulim të ashtuquajtur “të butë”, në fakt, vendoset një ndalesë shumë serioze pikërisht kundër veprimeve siç ka qenë ai i autoriteteve shqiptare.

Kjo Konventë, e cila është e ratifikuar edhe nga pala maqedonase edhe nga ajo shqiptare, nënkupton kthim radikal në trajtimin e problematikës së pakicave nga organizatat ndërkombëtare dhe ajo e përcakton (nenet 1 dhe 2) qasjen e bashkëpunimit (në vend të përzierjes në punët e brendshme) dhe të fqinjësisë së mirë. Pastaj, po ai parim mund të ketë edhe shkallë të tolerancës/durimit (neni 17/1 parasheh obligim për vendin rezident që të mos i pengojë kontaktet e pakicës me vendin amë) ose madje edhe një bashkëpunim aktiv, të implementuar duke nënshkruar qoftë marrëveshje multilaterale ose bilaterale (neni 18). Prandaj,  ndoshta mund të nxirren së paku dy përfundime: se Shqipëria me gjasë është ballafaquar me faktin se do të ndeshej me të drejtën ndërkombëtare në qoftë se i ndryshon kufinjtë komunalë në dëm të një pakice (cila do qoftë ajo) dhe se fqinjësia e vërtetë duhet të bazohet në qasjen e pakicave kombëtare si urë për bashkëpunim, e që do të përfshihej në një marrëveshje përkatëse, e jo të nënshkruhet marrëveshje me të cilën do të mohoheshin pakicat ose dhe më keq – të pranohet pakica e një vendi te vendi tjetër, por jo edhe e kundërta (që, siç duket, kërkon Bullgaria).

Nëse nga kjo Konventë kornizë del një konkluzion shumë kategorik se Maqedonia nuk është përzier në punët e brendshme të Shqipërisë, duke e potencuar dialogun politik (bisedën tashmë të përmendur Veljanovski – Rama) të obligimeve ndërkombëtare që Shqipëria i ka pranuar, a kanë konstatuar gazetarët se ajo e njëjta mund të thuhet edhe për rastin e kundërt me Fushën e Llukovës? Në krahasimin e këtillë gjëja e parë që bie në sy është raportimi i Faktor-it i datës 27.01.2014 se: “…personalisht kryeministri Edi Rama i ka ftuar ministrat maqedonas për ekonomi dhe mjedis jetësor…”. A duhet këtu të supozojmë se i ka “qortuar” për atë se Maqedonia, “shkel obligime të nënshkruara”? Me këtë mund të ndërlidhet edhe artikulli i gazetës “Slloboden peçat” sipas të cilit, përveç Ramës, në këtë drejtim është deklaruar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, “…Мinistri për ekologji i Shqipërisë, Enkelejda Malaj, dje ka deklaruar se Shkupi zyrtar me gjasë nuk e di se çfarë marrëveshjesh ndërkombëtare dhe evropiane ka nënshkruar gjatë disa viteve të kaluara…”, ish-ministri për mjedis jetësor Fatmir Mediu dhe ministri për punë të jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati (edhe atë para Kuvendit shqiptar).

 

Bartja e porosive politike nëpërmjet organizatave joqeveritare

 

Përshtypje të fuqishme lë edhe bartja e porosive politike nëpërmjet organizatave qeveritare. Në fakt, formulimi i ministrit për ekologji, Malaj, praktikisht është pasqyruar në paraqitjen e gjoja organizatës joqeveritar nga Tirana “Asociacioni për mbrojtjen e Radikës”. Dhe sikur këtu të përfundonte puna, e bile u mbajtën edhe protesta para ambasadës maqedonase në Tiranë, përveç asaj me ministrat e “ftuar”, ndoshta edhe do të mundeshim të konstatojmë se bëhet fjalë për pikëpamje të ndryshme – asgjë më tepër. Mirëpo, ato porosi politike, në një version paksa të përpunuar, janë të dukshme në “…protestat e dibranëve dhe të qytetarëve që e kundërshtojnë ndryshimin e rrjedhës natyrore të lumit Radikë për nevojat e projektit “Fusha e Llukovës”…”.

Në atë mënyrë perceptimi merr përmasa krejtësisht tjera, veçanërisht kur të shihet edhe reagimi i “Zgjohu” (PlusInfo) të cilët, sikurse edhe dibranët, nuk janë subjekte të Shqipërisë, por të Maqedonisë. Rrethi filloi të mbyllet duke i përkrahur porositë politike shqiptare të një politikani nga Maqedonia, gjegjësisht kryetarit të komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, i cili, gjoja ka deklaruar (Sitel-i): “…Nuk tregohet se cilat janë dëmet eventuale të cilat nga çdo aspekt do t’i shkaktoheshin komunës. Projekti është përgatitur, ndërsa as ne si pushtet lokal e as qytetarët nuk janë pyetur për këtë, por na ofrohet një projekt final. Ne duhet ta dijmë se çfarë dobie do të ketë komuna jonë nga ky projekt…”. Mosdija dhe mosinformimi që pretendohet është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me njoftimet e mediave (të cilat i përmendëm) për prezantimet e autoriteteve qendrore maqedonase në bashkëpunim me përfaqësuesit e institucioneve kompetente ndërkombëtare mu para pushtetit dhe banorëve lokalë. Aq më tepër, nëse kihet parasysh se ata janë mu ata ministra dhe anëtarë të Qeverisë së Maqedonisë të cilët kanë qenë “të ftuar” te kryeministri shqiptar!!!

Gazetarët kanë lëshuar ta përfshijnë edhe një mënyrë të këtillë të të menduarit, në kuadër të të cilit mund të parashtrohet pyetja edhe për atë se prej ku vjen bindja e “Zgjohu”-t se ministrat shqiptarë në qeverinë e Maqedonisë nuk do të lejojnë të realizohet projekti “Fusha e Llukovës”? Në këtë mënyrë gazetarët nuk arrijnë t’i vërejnë dhe t’i potencojnë indikacionet se ka pasur ndikim e bile edhe përzirje në punët e brendshme të Republikës së Maqedonisë edhe atë nga politkanë shqiptarë, si nga radhët e pozitës, edhe nga radhët e opozitës.

 

Ka edhe konventa të tjera – ato për ujërat dhe për të drejtën e detit

 

Nga raportimet e mediave maqedonase nuk mund të shihet se gazetarët tanë janë përpjekur t’i vërejnë implikacionet e tilla, ose shpejt e shpejt janë bindur se Maqedonia “ka gabuar” dhe sa më shpejt duhet të korrigjohet? Mirëpo, edhe shqyrtimi më sipërfaqësor i rregullativës ndërkombëtare nuk e vërteton qasjen e këtillë. Në fakt, madje edhe një konventë gjithëpërfshirëse siç është Konventa për ujërat e UNECE-s, e me këtë ndërlidhet edhe një praktikë e bollshme, nuk flet për mospërdorim të ujërave ose ndonjë konservim absolut i status quo-së së ujërvae rrjedhës, por flet për forma të kontrolluara dhe kualitative të përdorimit të ujërave. Edhe diçka: kundrejt obligimeve të Maqedonisë për lumenjtë që rrjedhin në drejtim të Shqipërisë, qëndrojnë obligimet e Shqipërisë, si vend bregdetar, ndaj Maqedonisë si vend që nuk ka dalje në det, e që është e rregulluar me Kоnventën për të drejtën e detit. Kur gazetarët do të bënin një KRAHASIM të këtillë, të nivelit më të lartë, të respektimit të të obligimeve të ndërsjella, përfitimi, më së paku, do të ishte perceptimi thelbësor për atë se si dy vende fqinje i ndihmojnë (ose nuk i ndihmojnë) njëra tjetrës për nevojat e tyre specifike! Thellimi i mëtutjeshëm i krahasimit të këtillë në sferën e të ashtuquajturit reciprocitet asimetrik, do të mund të çojë gazetarët deri në konstatime nga më të ndryshmet, e bile edhe provokative, e të cilat çojnë në pyetje të reja. Për shembull, pse Shqipëria nuk përpiqet që Maqedonia të bëhet anëtare e Iniciativës së Adriatikut dhe nëpërmjet një organizimit të tillë rajonal sado pak t’i kompensojë vështirësitë që dalin nga mospasja qasje në det, mirëpo ndjehet e prekur në qoftë se ujërat e Korabit përdoren në nivel nacional?

 

Cili është roli i madhësisë së pakicave? Nuk ka aspak rëndësi!

 

Është e qartë se numri i pakicës maqedonase në Shqipëri as për së afërmi nuk përkon me numrin e pakicës shqiptare në Maqedoni, por është edhe më e qartë se shumë më i madh është, për shembull, numri i Samëve, që është një pakicë në Norvegji. Domethënë, bashkësia ndërkombëtare është marrë vesh për parime, e jo për numra. Mu për këtë arsye, e me këtë edhe mundësia për t’u përzier në punët e brendshme të një vendi tjetër, veçanërisht të ndonjë vendi fqinj, rritet në mënyrë proporcionale me numrin e asaj pakice. E siç mund të shohim nga shembujt e përmendur, edhe Shqipëria mundohet t’u shmanget disa obligimeve të saja ndërkombëtare, por nëse Maqedonia niset në atë drejtim – atëherë është e gatshme edhe të përzihet në punët tona të brendshme, edhe atë duke e përdorur përkatësinë etnike si linjë të veprimit. Me këtë rast, e bazon veprimin e saj në një tezë jo aq të elaboruar: se me akumulimin e ujërave të Korabit, në fakt, ato ujëra në vend të detit Jon do të përfundojnë në detin Egje. Nga “shllagvorti” i shumtë politik – unë nuk pash sqarime profesionale në këtë drejtim. E as që pash ndonjë qëndrim elementar kritik të mediave tona për qëndrimet shqiptare dhe shfrytëzimin e tyre në linjta tona të brendshme të krijimit të mendimit publik dhe ndërtimit të qëndrimeve politike. Ndoshta gazetarët nuk kanë guxim t’i hapin këto çështje, si dhe për shembull, pse Shqipëria akoma (sikurs edhe Republika e Elinit) me ngulm na emërton me referencë (edhe pse tashmë u bë anëtare e NATO-s), për dallim nga Bullgaria, Serbia dhe – Kosova?

 

(Fund)


Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja