verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Përgjegjsia e gazetarit dyfishohet gjatë raportimit për vrasje

on 4 - 08 - 2015       
Almakos - Ja shkaqet per vrasjen e sotme ne Kumanove

[Recension: “Ja shkaqet për vrasjen e sotme në Kumanovë!”]

Pasi ka raportuar për një vrasje të ndodhur në “Lagjen e Trimave” të qytetit të Kumanovës, media në fjalë ka zgjedhur për të treguar shkaqet e kësaj vrasje ku ka humbur jetën një person dhe është plagosur një tjetër. Kjo nuk është mënyrë etike informimi mbi një vrasje përderisa bëhet fjalë për persona jopublik dhe për shkaqe të pakonfirmuara nga policia.

Almakos - Ja shkaqet per vrasjen e sotme ne KumanoveLinku deri te artikulli origjinal: “Ja shkaqet për vrasjen e sotme në Kumanovë!”
Data dhe koha e publikimit: 28.07.2015, 12:59
Data e recensionit: 30.07.2015
Recensues: Fatlume Dervishi

Titulli i lajmit të jep përshtypjen që teksti do të ketë informacionet e plota mbi arsyet e shkaqeve që kanë sjellur si pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një personi tjetër. Në të tilla raste, këto shkaqe janë të besueshme nëse janë raportime zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme që merret me hulumtimin e rastit.

Lajmit që recensojmë i mungon një konfirmim zytarë i MPB-së për shkaqet e vrasjes së ndodhur. Mund të ndodhë që edhe media të zbulojë shkaqet, por këtë patjetër duhet të mbështsë me fakte dhe me prononcime zyrtare. Lajmi në këtë rast mbështetet me frazën “Sipas informatave të para të mediumeve, raportet e përkeqësuara familjare kanë qenë shkaku për vrasjen dhe plagosjen e sotme”. Nuk jepet sqarim se nga i kanë marrë mediat “informatat e para” dhe sa të besueshme mund të jenë ato. Medet me të drejtë ndjekin zhvillimet por në një rast të tillë do të duhej dhe burimi i informacionit. Duke e mbështetur informacionin me burime të tilla media bëhet e besueshme dhe korrekte ndaj të gjithëve.

Ndërkohë ekziston rreziku që përderisa nuk janë zyrtarisht të konfirmuara këto informacione, ka shumë mundësi edhe të merren me dyshim, diçka që nuk e dëshiron asnjë medie profesionale. Andaj gazetari dhe media duhet të tregojë kujdes të konsiderueshëm rreth raportimeve me informacione të pa pakonfirmuara për çështje kaq të ndjeshme.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

:

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

:

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

:

nuk mund të përcaktohet

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

infoVistinitostPLAGIARISM

infoVistinitostTITLE QUALITY

joadekuat

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

Abonohuni për lajmet më të reja