verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Përmbajtje mediatike për “likuidimin” e Janevës

on 3 - 11 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

vecer

[Recension: A do të përgjigjet Katica për ndihmën dhe fshehjen e veprave penale?]

Madje edhe sikur të doni, edhe sikur të konstruoni një tezë në një përmbajtje mediatike, ajo duhet të mbështetet dhe të përpunohet sipas standardeve dhe rregullave gazetareske.

Ja, madje edhe sikur dikush të vërejë indikacione të fuqishme për një vepër siç është “ndihma dhe fshehja e veprave penale”, të cilat gjoja janë kryer në prokuroinë speciale publike, argumentimi i këtyre indikacioneve nuk mund të merret seriozisht, nëse kjo bëhet vetëm në bazë të komunikatave bajate, neneve të Kodit penal dhe me deklarata, poashtu të vjetra, të politizuara të kundërshtarëve të hidhur.

Si e para, teksti le përshtypje se ka qasje sipërfaqësore, joserioze gazetareske, thënë më së buti. Ndërsa, kuptimi më i keq i një veprimi të tillë, është se bëhet fjalë për keqpërdorim të pozitës gazetareske dhe për krijimin e përmbajtjes që duhet të shërbejë si municion për “eliminimin” e personit të targetuar.

11032016-vecer-katicaLinku deri te artikulli origjinal: A do të përgjigjet Katica për ndihmën dhe fshehjen e veprave penale?

Data dhe koha e publikimit: 01.11.2016, 17:10

Data e recensionit: 03.11.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

AKUZON DHE GJYKON

Ta përsërisimi edhe një herë: Edhe sikur të pranojmë se ka indikacione për vepra të këtilla, nuk është etike të ulemi para kompjuterit dhe të shkruajmë, e para kësaj të mos e kemi kryer detyrën e gazetarit për t’i verifikuar pretendimet te pala tjetër dhe te ekspertët.

Në rastin e kësaj përmbajtjeje mediatike, kjo nuk është bërë dhe prandaj para nesh kemi tekst gazetaresk që akuzon dhe gjykon në të njëjtën kohë. Mbetet të caktohet vetëm dënimi! Këtë nuk e bën gazetari. Kjo është kundërshtim me shumë parime të Kodit të gazetarëve, mirëpo këtu do t’i veçojmë vetëm tre. I pari, neni 8, i cili kërkon nga gazetarët që të raportojnë pa senzacionalizëm dhe kërkon që të respektohet parimi i supozimit të pafajësisë:

Mënyra e informimit në rastet e fatkeqësive, katastrofave natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jenë të çliruara nga senzacionalizmi.
Në proceset gjyqësore duhet të respektohet parimi i pafajshmërisë, të raportohet për të gjitha palët e përfshira në mosmarrëveshje dhe nuk duhet të jepen sugjerime në lidhje me aktgjykimin.

Nëse bëhet fjalë për raportim për proceset politike, e mungon baraspesha ndërmjet të gjitha palëve të involvuara, edhe nga njëri edhe nga opcioni tjetër politik, atëherë në sipërfaqe del anshmëria. Neni 14 i Kodit të gazetarëve, tërheq vërejtjen mu për këtë praktikë të gabuar:

Raportimi për proceset politike, veçanërisht zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike.

Dhe në fund, vetëm ta mbështesim vlerësimin tonë nga fillimi se bëhet fjalë për keqpërdorim të pozitës së gazetarit dhe për krijim të përmbajtjes që duhet të shërbejë si municion për “eliminim” të personit të targetuar, do t’i referohemi nenit 16 të Kodit. Në të thuhet se:

Gazetari do ta ruajë prestigjin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin reciprok dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë medien e tij për t’i qëruar hesapet me persona të ndryshëm, duke i përfshirë këtu edhe kolegët e tij.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

pjesërisht

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

më tepër burime

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja