verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Përpjekje për neutralizimin e “fermanit të ambasadorëve” për pushtetin

on 3 - 11 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

2221-09876-0980706-crop-resize

[Recension: Аmbasadorët u bënë thirrje partive politike që ta respektojnë marrëveshjen]

Se selektiviteti është vrasës i informimit të vërtetë, tregon edhe ky tekst. Me precizitet kirurgësh janë hequr pjesët e deklaratës së ambasadorëve të cilat dikujt nuk i kanë pëlqyer dhe janë lënë një pjesë e elementeve, duke e theksuar vetëm opozitën, me çka zhvendoset qëllimi kryesor i porosisë së ambasadorëve.

222Linku deri te artikulli origjinal: Аmbasadorët u bënë thirrje partive politike që ta respektojnë marrëveshjen

Data dhe koha e publikimit: 27.10.2015 17:05

Data e recensionit: 29.10.2015

Recensues: Vlladimir Mirçeski

Sinqerisht, isha i befasuar, edhe atë këndshëm, që disa medie, duke e përfshirë edhe këtë medie, publikuan se “gjashtëshja e ambasadorëve” ka dhënë deklaratë të përbashkët. Gjithsesi, do të ishte e tepërt nëse do të ishin transmetuar pjesët më të rëndësishme. Kjo ka ndodhur në këtë tekst. Po, është transmetuar lajmi për deklaratën e diplomatëve, po, janë përcjellë pjesë të porosisë, mirëpo jo edhe ato më të rëndësishmet. Nga këndvështrimi gazetaresk, fokusi i deklaratës së përbashkët të cilën e lexoi ambasadori britanik, është, para së gjithash, te pushteti dhe sjellja e tij gjatë procesit, për të cilën gjë flet edhe fjalia “Qeveritë, veçanërisht shefat e tyre, kanë përgjegjësi të veçantë në kushte të krizës politike”. Mirëpo, në artikull, besoj qëllimisht, fokusi është zhvendosur dhe është transmetuar sikur bëhet fjalë për ndonjë deklaratë të përgjithshme, e cila në mënyrë të barabartë i trajton të gjitha partitë që janë të përfshira në këtë proces. Mirëpo, nuk është ashtu. Si e para, në përmbajtjen e artikullit evitohet përdorimi i VMRO-DPMNE-së, edhe pse ambasadorët këtë e thonë në mënyrë të qartë dhe përdoret, një terminologji më e butë “partia në pushtet”. Pastaj, në teksti e deklaratës së përbashkët, diplomatët dy herë drejtpërdrejtë, me emër dhe mbiemër, e përmendn kryeministrin Nikolla Gruevski. Në këtë artikull përrsëri, supozoj qëllimisht, është anashkaluar kjo thirrje e ambasadorëve për Gruevskin. Nëse kjo nuk është dëshmi e mjaftueshme për qasje selektive, ka ende argmuente se dikush ka “vendosur”, gjithsesi, duke mos u bazuar në standardet e gazetarisë, se çka do të “kalojë”, e çka jo. Argumenti kyç është mospërfshirja jashtëzakonisht joprofesionale e këtij paragrafi nga artikulli:

“I bëjmë thirrje kryeministrit Gruevski që ta autorizojë ekipin e tij të finalizohet marrëveshja sa u përket çështjeve të pazgjidhura nga Marrëveshja e Përzhinos, dhe të implementohen reformat e nevojshme që të sigurohet sa më shpejtë paraqitje e barbartë për zgjedhje kredibile dhe të pranuara në vend dhe jashtë vendit, si dhe përgjegjësi për keqpërdorimet  e mundshme.”

“Më qartë shëndoshë”, se cili është thelbi dhe qëllimi i “fermanit të ambasadorëve”. Mirëpo, sië thamë më lartë, në tekst është bërë përpjekje për zbutjen dhe defokusimin e porosisë së bashkësisë ndërkombëtare, e cila padyshim, para së gjithash, i drejtohet pushtetit. Edhe selektivitet, edhe anshmëri.

“Duke i respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale gjatë transmetimit të informacioneve, gazetarët do të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë. E drejtë dhe obligim i gazetarëve është që të përpiqen të pengojnë censurën dhe shtrembërimin
e lajmeve – Kodi i gazetarëve.”

Ja, për këtë arsye konstatojmë se ky artikull nuk ka arritur t’i tejkalojë interesat partiake, në mënyrë profesionale ta kryejë detyrën, siç e kanë bëtë këtë mediet tjera dhe publikut t’ia transmetojë informatën e plotë, e jo versionin e “zbukuruar” të së vërtetës.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

1 burim

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon pjesërisht dhe në mënyrë jo të plotë

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja