verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Komunikata zyrtare nuk është lajm

on 17 - 10 - 2015       

[Recension: “Çairit i shtohet edhe një klub sportiv, ai i tenisit”]

Teksti që po recensojmë është kopje e plotë e kumtesës zyrtare të Komunës së Çairit. Gazetari ka publikuar tekstin si vepër e tij, duke mos treguar identitetin e tij, ndërsa redaksia ka vendosur të njëjtin ta ndajë me opinionin pa mos cituar burimin e tekstit origjinal.

download (4)Linku deri te artikulli origjinal:Çairit i shtohet edhe një klub sportiv, ai i tenisit

Data dhe koha e publikimit: 10.10.2015

Data e recensionit: 14.10.2015

Recensues: Xhenis Sulimani

Kopjimi i kumtesës zyrtare dhe publikimi i së njëjtës si lajm, nuk është brenda standardeve. E njëjta bie në kundërshtim me kodin etik të gazetarëve.

Sot, zyrtarë të Komunës së Çairit mbajtën konferencë për media lidhur me fushat e tenisit në lagjen e Fushë Topanës. Duke pas parasysh rëndësinë që Komuna e Çairit i kushton sportit dhe investimin shumëvjeçar që e bën në drejtim të avansimit të tij, duke përkrah fuqimisht klubet e shumta sportive që gravitojnë në Çair, investimin e radhës do ta fokuson në zhvillimin e sportit të tenisit.

Përveç tekstit është kopjuar edhe titulli dhe fotografia e cila është shkrepur nga departamenti për marrëdhënie me publikun pran kësaj Komune.

Në këtë drejtim, fushat sportive të parapara për tenis do të kthehen në gjendjen e mëparshme, duke u rinovuar dhe adaptuar për ushtrimin e sportit në fjalë. Në konferencën për media i pranishëm ishte edhe teniseri nga Maqedonia i cili ka një bagazh të madh të fitoreve dhe sukseseve kombëtare dhe ndërkombëtare, Shendrit Deari.

Autori i tekstit flet plot kompetencë për një ngjarje të cilën nuk e ka ndjekur personalisht meqë nuk ka qenë i pranishëm gjatë realizimit të këtij eventi.

Ky i fundit do të jetë kryetar i klubit të ri të tenisit që do t’i shtohet familjes së madhe të sporteve në Çair. Në klubin e tenisit do të mund të regjistrohen të gjithë të interesuarit që kanë dëshirë dhe pasion për të ushtruar këtë disciplinë sportive. Në këtë mënyrë, tereneve të tenisit në Fushë Topanë do t’u kthehet gjallëria dhe në të njëjtën kohë qytetarët e Çairit do të kenë një vend plus për sport dhe rekreacion.

E gjithë kumtesa flet për një aktivitet të Komunës së Çairit, por që gazetari nuk e ka parë të arsyeshme së paku t’i shtoj një sfond shumë të rëndësishëm. Publikut do t’i interesonte ecuria e funksionimit të një terreni sportiv në Çair. Gjithashtu do të ishte e nevojshme të shpjegohet se terreni në fjalë deri më tani ka shërbyer si fushë sporti edhe pse i njëjti nga Agjencia për Rini dhe Sport ishte ndërtuar në kuadër të projektit “Maktenis” në bashkëpunim me Qeverinë. Komuna e Çairit, pikërisht kreu i saj u detyrua që të rikthej terrenin e tenisit në gjendjen e mëparshme pas takimit të punës që zhvilloi kreu i kësaj komune me Agjencinë për Rini dhe Sport. Me interes është fakti se edhe më parë kishte tendenca për të hapur një klub tenisi nga i njëjti person, po që atëherë ishte penguan në punën e tij, për arsye të panjohura dhe të pa konfirmuara deri më sot as nga personi Shëndrit Deari as nga Komuna e Çairit.

Gazetari duhet të kishte ndjekur vetë ngjarjen, të merrte vetë deklaratat e të pranishmive dhe në fund të bënte një hulumtim në lidhje me gjithë të lartpërmendurat. Atëherë teksti do të konsiderohej i plotë dhe profesional.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

1 burim

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja