verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Politikanët fillimisht na e shesin privatësinë e tyre, e pastaj kërkojnë t’ua kthejmë

on 1 - 12 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Крај на приватноста: нема повеќе затворени врати за политичарите. Фото: Mike Licht, 2008

Fundi i privatësisë: nuk ka më dyer të mbyllura për politikanët. Fotо: Mike Licht, 2008

Politikanët vetë i zhvendosin kufinjtë e privatësisë së tyre kur duhet t’u afrohen votuesve: na fusin në dhomën e ditës, na ftojmë në gëzime e të ngjashme. Ata duan të lënë një fotografi konkrete për veten e tyre te votuuesit – shkojnë të mbledhin rrush, e pastaj pijnë verë që është bërë nga rrushi i mbledhur, flasin për shijet e tyre… Ekziston një teori sipas të cilës çdokush që ka hapur profil në Facebook e ka humbur privatësinë e tij! Cili është mësimi që mund të nxirret nga rastet “Snezhana Millkova” dhe “Pegja Gërbin”?

Shkruan: Ljubomir Kostovski

Çështja e kufinjve të privatësisë dhe të integritetit personal në medie është temë shumë e vjetër, edhe pse, përkundër shumë hulumtimeve, ajo nuk është gjithmonë e lehtë për ta përdorur si term i definuar që të përcaktohen në mënyrë më të qartë kufinjtë të cilët mund t’i kalojnë punëtorët mediatikë. Në kushtet e Maqedonisë, ky është një problem i veçantë, për shkak se, nëse analizohet mirë praktika gjyqësore, në kushtet tona gazetarët gjithmonë janë fajtorë kur shkruajnë për politikanët, për arsye të thjeshtë se nisen nga fakti se ata – para së gjithash ata të pushtetit – janë lënduar (nderi, autoriteti i tyre, etj.) pavarësisht nga ajo se bëhet fjalë për kategori të personave publikë, domethënë për njerëz të cilët, në parim, në një shoqëri demokratike duhet të jenë më pak të ndjeshëm ndaj vlerësimit të punës dhe sjelljes së tyre, e cila, poashtu, është pjesë e zanatit politik.

Si ilustrim i kësaj teme, për kufinjtë e privatësisë së personave publikë mund të merren shembujt nga përditshmëria rajonale (që të shihen dallimet në reagime!) edhe atë të kohës më të fundit.

Shikuar në aspekt formal-juridik, “privatësia e njerëzve ka të bëjë me një fushë, e cila nuk është sfera publike, ku nuk ka aktivitete në emër të biznesit, të qeverisjes ose të ngjashme, dhe kjo ka të bëjë me vetëveten”. Теrmi “privacy” daton nga vitet e 1890-ta. Definicionin e kanë dhënë gjykatësit Louis Brandeis dhe Samuel Warren që është publikuar si “The right to privacy“ në “Harvard Law Review” (viti 4, numri 5), të përcaktuara si  Individual’s right to be let alone, gjegjësisht si e drejtë e individit për t’u lënë i qetë (shih termin Privacy në Wikipedia).

Teoritikanja Dragica Popesku (shih këtu) thotë se gjatë historisë, vlerat personale, siç janë jeta, liria, emri, nderi dhe autoriteti, janë konsideruar si pjesë integrale e personit dhe atje, teoretikisht, gjenden bazat që ato të mos mbrohen me të drejta të veçanta, siç ekziston te mbrojtja e pronës personale, për shkak se ka një lidhje të pandashme në mes të privatësisë dhe njeriut si krijesë shoqërore. Megjithatë, pronësia personale, si objeke të të drejtave personale janë degë e veçantë e të drejtës bashkëkohore civile, e cila parasheh mbrojtje të pronës personale, ndërsa këtu është edhe fakti se aspekte të caktuara të personalitetit janë të mbrojtura me Kushtetutë ose me normat e të drejtës penale ose të ndonjë të drejte tjetër. Të drejtat personale, duke e përfshirë të drejtën e privatësisë, janë cak i mbrojtjes publike të të dhënave dhe evidencës në lidhje me jetën private të dikujt.

AFERA “SNEZHANA MILKOVA”

Mirëpo, të kalojmë në raste konkrete. Te ne aktuale është afera “Snezhana Milkova”, për të cilën, siç lexuam në “Plusinfo” është i interesuar, vetëm në parim, edhe Këshilli i nderit i SHGM-së. Për shkak se gazetari nuk ka qenë anëtar i SHGM-së, sipas të gjitha gjasave për këtë rast nuk do të debatohet. Shkurtimisht, sipas kësaj informate, njëra nga të rrallat e cila është në dispozicion falas post-festum, një gazetar në Facebook ka hapur profil të rrjeshëm (femëror) prej ku i ka lëshuar porosi tundues një deputetit të partisë në pushtet. Ai, gjoja, paska reaguar në këto porosi, duke e përdorur celularin e tij. Hipotetikisht, rezulta i kësaj është ndryshimi i fotografisë së tij në publik – ai është anëtar i partisë me orientim demokristian, e cila angazhohet për vlera konservative. E gjithë kjo ndodh në dritë të votimit për ndryshimet kushtetuese, me të cilat si e pranuar vendoset vetëm bashkësia martesore ndërmjet burrit dhe gruas (madje edhe si jashtëmartesore) dhe të ngjashme. Reagimi i deputetit, sipas demantit të tij, është se celulari tij, në momentet kur ka pasur përgjigje ndaj provokimeve, i është vjedhur në periudhë prej dy orësh dhe për këtë arsye ai nuk mban përgjegjësi për përdorimin e celularit në atë kohjë, e njëkohësisht akuzon se është keqpërdorur identiteti i tij personal.

Në këtë rast, interesante janë disa momente. Për shembull, a ka mundur gazetari të përdorë identitet të rrejshëm për të ardhur deri te ndonjë informatë ose njohuri. Pastaj, a kanë këto informata përmbajtje relevante që të plasohen në publik, për shkak se në të kundërtën ato do të shkaktojnë pasoja (në familje, te bashkëpartiakët…), e megjithatë, janë të natyrës diskrete. I rëndësishëm është edhe konteksti dhe koha kur ndodh për të ardhur deri te relevanca e porosisë (njohurisë) që e japin. Pastaj, nëse ke profil në Facebook, ku i ke dhënë disa informata për veten, a nuk i ke zhvendosur kufinjtë e privatësisë me të cilat je pajtuar vet (qoftë edhe sikur të mos jesh person publik!).

AFERA “PEGJA GËRBIN”

Ta marrim edhe një shembull, në këtë kontekst, me reagim ndryshe nga ana e politikanit.

Pegja Gërbin është deputet i partisë SDP në parlamentin kroat, i cili para do kohësh, gjithë natën në qytetin e Pulës ka pasur “performans pijaneci”. Ai është inçizuar me celular – pothuajse e gjitha “paraqitja” e tij, ku ka gjithçka, madje ehde këndim të këngëve profashiste të Tomsonit, të cilat nuk kanë asnjë pikët të përbashkët me imazhin e një socialdemokrati. Reagimi i tij është – kërkim publik i faljes. Asnjë fjalë për atë se dikush ia ka shkelur privatësinë, edhe pse ahengu ka qenë privat?! “Unë jam një budalla pijanec!” – thotë ai dhe kërkon falje nga të gjithë ata që i njeh, nga votuesit e tij dhe të ngjashmit (shih këtu). Në debatin televiziv me rastin e kësaj ngjarjeje morën pjesë Mirela Shpanjoll Markoviq, këshilltare për komunikim publik dhe Tomisllav Kllaushki, kolumnist në “24 çasa”.

Kllaushki thotë se “politikanët na e shesin gjithë personalitetin e tyre dhe nuk kanë orar pune – kjo zgjat 20 orë, non-stop”. Ai shton se politikanët vetë i zhvendosin kufinjtë e privatësisë së tyre kur duhet t’u afrohen votuesve: na fusin në dhomën e ditës, na ftojmë në gëzime e të ngjashme. Ata duan të lënë një fotografi konkrete për veten e tyre te votuuesit – shkojnë të mbledhin rrush, e pastaj pijnë verë që është bërë nga rrushi i mbledhur dhe vështirë është të flitet për privatësinë e dikujt. Ky kolumnist, në fakt konsideron se e saktë është teoria sipas të cilës çdokush që ka hapur profil në Facebook e ka humbur privatësinë e tij! Mirela Shpanjoll Markoviq, konsideron se politikani kroat madje ka bërë veprim të qëlluar ku ka kërkuar falje dhe kur ka thënë se më shumë i vjen keq që në këtë dritë e kanë parë nëna dhe gjyshja e tij(!). Аnketat tregojnë se te trupi votues (publiku) kësaj radhe rejtingu i tij madje është rritur!! Nuk është me rëndësi se çka keni bërë si politikan, por çka keni bërë pastaj dhe si e keni sqaruar këtë, komenton ajo.

Kjo analiste përmend shumë raste të tjera ku politikanët nuk kanë kërkuar falje, dhe praktikisht kanë shkuar kundër qëndrimeve të cilat i përfaqëson partia dhe në këtë mënyrë e kanë dëmtuar veten e tyre! Ajo e përmend shembullin me ministrin Banjol, i cili e ka mbështetur ligjin që e vështirëson mbarsjen jashtëtrupore të nënës, mirëpo më vonë (si bashkëshort) e ka përdorur këtë metodë! Kjo konsiderohet anulim i besueshmërisë politike.

DËSHIRON PRIVATËSI? KI KUJDES 24/7!

Te skandalet seksuale (nëpërmjet shembujve francezë të kohëve të fundit) ajo konsideron se nuk ka interes publik, përveç nëse dashnorët/et e personave publikë kanë nxjerrë ndonjë përfitim (kanë fituar vend pune, tender…). Dashuria nuk është e ndaluar, madje edhe poligamia.

Sipas kolumnistit Kllaushki, është çështje private e kryeministrit Millanoviq se ku dhe me kë shkon në pushim. Mirëpo, nëse pushimin e ka kaluar me guvernatorin e Bankës popullore në uikend-shtëpizën e ndonjë manjati të fuqishëm, kjo është një gjë të cilën publiku duhet ta dijë dhe se (në përputhje me këtë, ashtu mund të kuptohet) gazetarët nuk e shkelin privatësinë e dikujt, nëse këtë ia zbulojnë publikut.

Edhe Shpanjoll Markoviq thotë se kufiri i privatësisë është i qartë te pushimet verore – nëse shfrytëzohet vetura ose aeroplani zyrtar, kjo nuk është e lejuar dhe për këtë duhet të njoftohet (atëherë kur do të kuptohet) publiku. Nëse shkon në ndonjë pushimore gjatë orarit të punës dhe atje lahet, kjo nuk është e lejuar ose nëse shkon në ndonjë hotel privat  dhe nuk e paguan llogarinë, kjo gjithsesi nuk është e lejuar. Në këtë mënyrë e ka humbur funksionin një kryetar gjerman!

Domethënë, nëse i kthehemi rastit të cilin e përmendëm nga përditshmëria jonë, del se është i hapur opcioni që gazetari të shfrytëzojë një profil të tillë (të rrejshëm), në qoftë se ka indikacione se në atë mënyrë ai do ta tregonte në dritë tjetër personalitetin e politikanit i cili më parë na është shitur si politikan i brengosur, konservativ, sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhëniet dhe relacionet seksuale, sikurse në këtë rast. Përveç te propozimi i përmendur për ndryshimin e Kushtetutës në lidhje me çështjen e martesës, politikani i njëjtë, vetëm sa për ilustrim, këto ditë është iniciator për hapjen e një objekti kishtar (fetar), që e profilon imazhin e tij në publik.

Gjykata e nderit e SHGM-së duhet jetë e vetëdijshme se bëhet fjalë për një problem shumë të ndërlikuar dhe nuk guxon shkel e shko të gabojë me gjykime të politikës ditore, duke i ngulfatur motivet hulumtuese të anëtarëve të saj. Çështja e mbrojtjes së privatësisë është diçka që ndryshon për çdo ditë, para së gjithash për shkak të përparimit të teknikës dhe të komunikimeve. Mirëpo, te politikanët një gjë është e qartë – pa marrë parasysh se a ballafaqohet me profilt të vërtetë apo të rrejshëm, personi publik, domethënë edhe politikani duhet të reagojë njësoj! Këto thirrje ose injorohen ose refuzohen! Çështje tjetër është ajo se përgjigjet që janë në provokimet e gazetarit a kanë qenë të tijat ose jo, që është çështje për të cilën gjykon publiku, gjegjësisht e dokumentimit të mospasjes qasje në burimin e komunikimit nga politikanë për një periudhë të caktuar kohore.


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).