Prej kur ambasadori Bejli është bërë “zëdhënës” i Zaevit?!
Published in Recensione
on 8 - 03 - 2016 Author: Симона Атанасова[Recension: Zotëri Bejli, a do të vijë Zaevi në gjykatë apo përsëri ka takim me ndonjë ambasador?]
Titull dhe mbititull senzacionalist ku përmendet ambasadori amerikan Xhes Bejli, të cilit i parashtrohet pyetje në lidhje me agjendën e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev. Mirëpo, në vazhdim të tekstit emri i ambasadorit në mënyrë “magjike” zhduket.
Linku deri te artikulli origjinal: Zotëri Bejli, a do të vijë Zaevi në gjykatë apo përsëri ka takim me ndonjë ambasador?
Data dhe koha e publikimit: 02.03.2016, 23:56
Data e recensionit: 04.03.2016
Recensues: Simona Atanasova
PSE NUK ËSHTË PYETUR ZAEVI?
Теksti ka të bëjë me seancën e caktuar gjyqësore për rastin “Mita”, në të cilin lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi, është i akuzuar se ka pranuar mitë për privatizim të tokës. Artikulli e vë theksin në atë se a do të paraqitet Zaevi në gjykatë për shkak se në seancn paraprake, ai, për shkak të takimit me ambasadorin e Kinës, nuk është paraqitur në gjykatë. Mirëpo, habit fakti se në titull pyetja i është drejtuar ambasadorit të SHBA-ve në Maqedoni, Xhes Bejli. Aq më tepër, është përdorur formulim sikur pyetja i është bërë zëdhënësit të Zaevit:
“Zotëri Bejli, a do të vijë Zaevi në gjykatë apo përsëri ka takim me ndonjë ambasador?
Si e para, është e paqartë se pse përgjigja në këtë pyetje nuk është kërkuar nga Zaevi, nga zëdhënsi i tij apo nga avokati i tij? Përveç kësaj, ky publikim në mënyrë komentuese e parashtron dilemën:
“Mbetet të shohim se më në fund, a do ta respektojë nesër Zaevi gjykatën dhe të paraqitet në seancë, siç premtoi avokati i tij e rastin e shtyrjes së fundit, ose përsëri lideri opozitar do të ketë obligime zyrtare ose ndoshta takim me ndonjë ambasador.”
Pastaj, për t’u theksuar është edhe ajo se në pjesën përmbajtësore të tekstit nuk ka asnjë sqarim se pse pyetja për agjendën e Zaevit i është parashtruar ambasadroit të SHBA-ve? Në fakt, ambasadori Bejli aspak nuk përmendet në artikull, prandaj është e çuditshme se pse emri i tij është futur në titullin tendencioz!
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
elemente solide multimediale
ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e