verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Profesionalizmi “shkoq”, se voajerizmi “nuk hahet”

on 28 - 09 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Reis Sulejman Rexhepi bashkë me hoxhallarët e “shkoçin” mishin]

Në esencë, gazetari nuk duhet të udhëhiqet nga ‘era e mishit’. Misioni i gazetarisë është interesi i publikut, por në kuptim tjetër nga “logjika” e produksionit të përmbajtjeve në mediat rozë. Interesi i publikut nuk është çfarë hanë përgjegjësit nëpër institucione të ndryshme, qoftë edhe fetare, por se çfarë dhe si punojnë ata. Ka raste kur edhe sofrat e begata mund të jenë temë e interesit të publikut, në momente kur ka dyshime se hesapi paguhet me para të keqpërdorura. Mirëpo, edhe dyshime të tilla, para se të botohen, duhet të dëshmohen dhe vërtetohen.

download

Linku deri te artikulli origjinal: Reis Sulejman Rexhepi bashkë me hoxhallarët e “shkoçin” mishin

Data dhe koha e publikimit: 26.09.2016

Data e recensionit: 27.09.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

Teksti që po e recensojmë me anë të sofrës së shtruar ku merr pjesë edhe reisi Sulejman Rexhepi tenton të shtrojë tezë për papërgjegjësinë e tij ndaj besimtarëve. “Nuk dihet nëse është e lejuar që të postohen këto fotografi në rrjetet sociale, pasi shumica e myslimanëve nuk kanë as bukë në tryezat e tyre ndërsa Reisi bashkë me disa hoxhallarë siç duket luajnë me fukarallëkun e myslimanëve.”

Edhe në qoftë se mendon se ka të drejtë, gazetari në asnjë moment nuk duhet t’i japë vetes të drejtën për të paragjykuar nga një foto, pa ofruar dëshmi dhe argumente shtesë për atë që do ta përcjellë si lajm.

Ndryshe, e para që mund t’i bjerë ndërmend lexuesit kur ta lexojë tekstin është “kujt i intereson kjo që ka përcjellur teksti”? Drekat apo darkat e përfaqësuesve të institucioneve fetare nuk janë çdoherë në interes të publikut. Me çfarë rasti është bërë kjo fotografi, është ahëng zyrtar apo privat? Vallë me të vërtetë është bërë ndonjë keqpërdorim? Çfarë thotë për këtë vetë i apostrofuari, ndonjë prej personave tjerë në fotografi? Çfarë mund të thonë për këtë ekspertët e fushës, teologët? Çfarë mendojnë për këtë vetë besimtarët? Mungesa e përgjigjjeve në këto pyetje në këtë përmbajtje, tregon se lajmi është bërë më tepër për senzacion dhe për të grumbulluar disa klikime më tepër, e jo për t’u ofruar si produkt gazetaresk, i strukturuar, objektiv, gjithëpërfshirës dhe i paanshëm.

Në kodin etik të gazetarisë qartë potencohet se: Interesi publik përfshin informacione që mund të kontribuojnë për zbulimin e veprave kriminale, shpërdorimeve të pozitës zyrtare, rrezikimit të demokracisë, korrupsionit, rasteve të padrejtësive, shkeljen e të drejtave të njeriut, diskriminimit, rrezikimit të shëndetit dhe sigurisë së njerëzve, pakujdesi dhe/ose paaftësi të funksionarëve publik. Interesi publik, poashtu, inkuadron edhe informacione që u ndihmojnë njerëzve të marrin vendime me karakter publik dhe pengojnë mashtrimin apo manipulimin me popullsinë me deklarata ose me veprime nga individë ose organizata.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

është i njëanshëm

anshmëri komerciale, anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

Ironizon

kreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja