verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Shërbim për verifikim të fakteve në media

Projekt i USAID-it për forcimin e mediumeve në Maqedoni
USAID Logo

Protesta për Kezharovskin është kryengritje kundër politikave të pushtetit

on 21 - 01 - 2015       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht
B7ythmKIgAAGjpY-crop

Фото: СПФМ

Shkup, 20 janar, 2015 (META)  – Disa qindra gazetarë, qytetarë dhe studentë të cilët sot protestuan  kundër aktgjykimit të gazetarit Tomisllav Kezharovskit, revoltën dhe mllefin e shprehën para Qeverisë,  ku sipas tyre është sajuar vendimi i  padrejtë për ta burgosur e pastaj edhe për lirimin e përkohshëm të tij.

Me maska me fytyrën e Kezharovskit, transparentë dhe fishkëllima filloi protesta para Gjykatës së Apelit Shkup, dhe me shënimin e transparentit “Liri për Kezhon”, në pëlhurë të bardhë mbi truallin e oborrit të dyerve të gjykatës.

Tamara Çausidis, nga Sindikata e Pavarur  e Gazetarëve paralajmëroi ardhjen e Kezharovskit, i cili sot në mëngjes u lirua nga burgu “Shkup”.

Ardhja e tij me familjen para gjykatës ngjalli shumë emocion tek të pranishmit.

– Tomçja është me ne. Mirëpo, ai është liruar vetëm për mjekim. Kjo është vetëm një fitore e vogël, por jo e parëndësishme. Akoma nuk kemi fituar luftën. Kezhon nuk e japim. Përveç lirisë së tij, asgjë tjetër nuk pranojmë. Gjithçka ishte në rregull kur Kezharovski hulumtonte për vrasjen në Orashe, madje gjithçka ishte në rregull edhe kur hulumtonte për mangësitë në procedurë të asaj vrasjeje. Mirëpo, kur kolegu Nikola Mladenov humbi jetën dhe kur Kezharovski illoi të hulumtoi për atë vrasje dhe arriti në informacione të rëndësishme, atëherë për Tomçen filluan të gjitha problemet. Kezharovski shkroi se hulumton dhe diçka nuk është në rregull me hetimet për rastin e Mlladenovit dhe që asaj dite nuk pa ditë të bardhë. E burgosën ashtu siç e mbyllën edhe hetimin e Mlladenovit dhe për të gjithë gazetarët të heshtur dhe të nënçmuar, sepse qytetarët e meritojnë, sepse ne jemi zëri i  tyre- tha Çausidis.

Nga oborri i Gjykatës së Apelit, gazetarët dhe qytetarët, me marsh vazhduan protestën drejt Qeverisë, ku gazetari Dimitrovski, anëtar i Bordit nismëtar për lirimin e Kezharovskit, Qeverisë i dha mesazh të ashpër.

– Atë mëngjes kur arrestuan Kezharovskin, më telefonoi në trubadur i pushtetit të më thotë se paskan arrestuar gazetar. Qeshte, bënte sehir, kënaqej edhe pse e dinte se bëhej fjalë për gazetar,  kryeredaktor i së cilës gazetë jam unë. Të dashur koleg, tabiatin e kanë ashtu. Ata  nuk janë njerëz! Qeshin  e triumfojnë me fatkeqësinë e tjetrit. Burgosin gazetarë, arrestojnë ata që nuk janë bashkëmendimtarët e tyre politik, shkatërrojnë familjet, përbuzin profesorë, intelektual, bujq dhe studentët që nuk duan të lozin sipas këngës së tyre- dhe pastaj festojnë. Janë sikurse ato bishat e Shtetit Islamik! Në emër të kombit presin koka, shkatërrojnë mediume, lustrojnë, burgosin njerëz me mendje të hapur dhe  pastaj ja nisin këngës. Bandë! Në emër të kombit nga Maqedonia bënë përbindësh! Kalifati i parë ballkanik në Evropë! Kezahrovskin dënuan me dy vjet në zandanë dhe kërkuan t’iu themi – ju faleminderit që jeni kaq mishërues, dhe t’ia puthim dorën pastorit!? Kolegë e qytetarë larg qoftë! Nuk erdhëm që t’i themi “evalla”, kabahdisë, i cili të dërguarve të Evropës iu premtoi duke i gënjyer me qindra herë se Kezharovski do të ketë lirinë. Erdhëm që t’i porosisim se nuk ia kemi frikën- theksoi Dimitrovski.

Ai porositi se protesta është kundër kryeministrit Gruevskit, sepse ai edhe ata rreth tij janë kalimtarë kurse lira është e përjetshme.

– E dimë se nuk e vlerëson lirinë, demokracinë, të drejtat e njeriut. E dimë se për të nuk vlen gjë as liria fizike e as jeta. Erdhëm këtu t’i tregojmë se në mesin tonë ka edhe të majtë edhe të djathtë, edhe  besimtarë edhe ateist, por ne për dallim nga ai, çmojmë lirinë dhe drejtësinë! Erdhëm t’i tregojmë se të gjithë anembanë botës e dini se është tiranin dhe se gënjeshtrat e tij vetëm atje ku akoma sundon frika dhe përhap tajfën e tij kriminele. Erdhëm t’i themi se ne frikën mundëm qëmoti! Erdhëm t’i qeshim në fytyrë dhe ta porositim se Kezharovski burrërisht do të qëndroj dhe se lufta për liri nuk ndalet. Nuk kemi ndërmend të bëjmë pazarllëqe, nuk duam të jemi të denjë sa për sy e faqe dhe t’i themi e nuk jemi kundër tij. Jo! Jemi kundër tij, të vendosur jemi kundër tij dhe do të jemi akoma më shumë nëse ai lirinë e shumëzon me zero, nëse nuk dëgjon zërin tonë. Erdhëm t’i tregojmë se ai dhe ata të tijtë janë kalimtar! – theksoi Dimitrovski.

Me ton identik dhe kritikues drejtuar Qeverisë  u drejtua edhe kryetari i ShGM-së, Naser Selamni, duke porositur “ se sa më shumë na shtypni, aq më shumë rezistencë do të keni”.

– Kezharovski është në burg sepse këta këtu nuk durojnë kritikën dhe e quan në burg që të na frikësojnë dhe të na hakmerren. T’iu vijë turp, në ç’shndërruat Maqedoninë! Qeveria kontrollon pjesën më të madhe të mediumeve nëpërmjet reklamave nga paratë tona. Ku e mësuan këtë leksion të demokracisë këta djelmosha? As fëmijët e vegjël nuk besojnë në përrallat e tyre se gjyqësia është e pavarur. Ne nuk besojmë se prapa vendimit të Kezharovksit që të jet në burg, janë njerëzit nga kjo ndërtesë, prapa nesh. Mundej edhe ta amnistonin, por nuk e bënë atë, refuzuan Ligjin për dëshmitarë të mbrojtur- tha Selmani.

Dimotrovskit, Selmanit dhe Çausidist me  përcjellje të policisë iu lejua të hynë brenda në godinën e Qeverisë, ku dorëzuan karikaturën e Gruesvkit me kornizë, në të cilën ai është paraqitur me thikë ushtarake në dorë dhe një torbë të gjakosur në të cilën shkruan “Free media”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Abonohuni për lajmet më të reja