verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Publikim vullgar seksist

on 12 - 05 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

n.glas

[Recension: LAVIRJA E TEJKALOI VETËVETEN: PROFESORESHA E TË DREJTËS KUSHTETUESE KARAKAMISHEVA DUKE MOS PASUR ARGUMENTE JURIDIKE-POLITIKE SHKROI NJË KOLUMNË FALLXHORËSH PËRPLOT ME TERME SI LUCIFERI, SATANA, JUDA, TRADHËTARË, PJESËTAR TË KOLONËS SË PESTË, RENEGATË ETJ…]

Ky është një publikim diskriminues dhe seksist me gjuhë vullgare. Thjesht është e pakuptueshme si ka mundësi që në një “tekst” prej vetëm një fjalie, dhe me titull kurioz, i cili është më i gjatë se vetë teksti, mund të zbrazet aq shumë ofendim, zemërim, madje edhe urrejtje ndaj një personi. Pa u futr në drejtësinë e pikëpamjeve të profesoreshës së përmendur, mënyra në të cilin është shkruar materiali që e kemi para nesh është e palejueshme.

КУРТОНСКАТА КАМЕЊАРКА СЕ НАДМИНА СЕБЕСИ Професорка по уставно правоLinku deri te artikulli origjinal: LAVIRJA E TEJKALOI VETËVETEN: PROFESORESHA E TË DREJTËS KUSHTETUESE KARAKAMISHEVA DUKE MOS PASUR ARGUMENTE JURIDIKE-POLITIKE SHKROI NJË KOLUMNË FALLXHORËSH PËRPLOT ME TERME SI LUCIFERI, SATANA, JUDA, TRADHËTARË, PJESËTAR TË KOLONËS SË PESTË, RENEGATË ETJ…

Data dhe koha e publikimit: 05.05. 2016

Data e recensionit: 11.05.2016

Recensues: Dimitar Tanurov

FJALOR RRUGE

“Kur nuk ke argumente, dhe kur ke marrë para dhe kur duhet patjetër të thithësh si një lavire e mjerë dhe e prishur në afërsi të TVM-së, atëherë duhet të bëhesh budallaqe edhe pse je profesoreshë e të drejtës kushtetuese në UKdheM, ulesh dhe shkruan një kolumnë sikur me qenë fallxhore fshati – kolumnë përplot me tregime për Lusiferin, Satanën, Judën, ferrin, pjesëtarët e kolonës së pestë, tradhëtarët, renegatët etj., etj…”

Në fakt, ky është i gjithë “artikulli”! E përveç fjalori të pahijshëm me të cilën është ngarkuar kjo “përmbajtje”, fjalor vullgar është përdorur edhe gjatë theksimit të linkut që çon deri te kolumna e profesoreshës:

“Ja linku deri te kjo bajgë spektakolare prej lavires KËTU”

Komunikimi i këtillë me publikun është i pashembullt dhe meriton çdo lloj dënimi.

Ideja e këtij materiali prej tre reshtash, i kornizuar në titull me pesë rreshta(!) dhe i shkruar me fjalor të ulët, nuk është asgjë tjetër përveç diskreditmit personal të profesoreshës. Në të thuhet se ajo është e paguar nga partia në pushtet, mirëpo për këto pohime nuk ofrohet asnjë dëshmi.

KJO NUK ËSHTË GAZETARI!

Lexuesve u është ofruar një përmbajtje seksiste dhe diskriminuese mediatike, e cila përdor gjuhë të rrugës dhe etiketon. Mospajtimi me qëndrimet e profesoreshës, assesi nuk mund të jetë arsyetim për përdorimin e fjalëve t këtilla ofenduese. Kjo nuk është gazetari!

Mënyra në të cilën është shkruar dhe është plasuar ky publikim është në kundërshtim me parimet e shënuara në Kodin e gazetarëve dhe me udhëzimet në Doracakun për etikë në gazetari. Këto dokumente theksojnë se gazetarët kanë përgjegjësi të veçantë për fjalën e shprehur publikisht, si dhe se qëndrimet e tyre janë faktorë të rëndësishëm në formësimin e mendimit publik, dhe për këtë arsye gjuha e urrejtjes nuk përkon me etikën gazetareske.

Gazetari nuk do të krijojë e as nuk do të përpunojë me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, të orientimit seksual…). (neni 10)

Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komenteve. (neni 13)

Gazetari duhet ta kultivojë kulturën e të folurit dhe etikën. Komunikimi i pasjellshëm me opinionin nuk ka të bëjë aspak me profesionin e gazetarit.(neni 15)

Gazetari do ta ruajë prestigjin dhe dinjitetin e profesionit të tij, do ta nxisë solidaritetin reciprok dhe pluralizmin e mendimeve dhe nuk do ta përdorë medien e tij për t’i qëruar hesapet me persona të ndryshëm, duke i përfshirë këtu edhe kolegët e tij. (neni 16)


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

:

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

:

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

:

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

gjuhë e urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

diskriminon

diskriminim gjinor

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i palexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja