verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Shërbim për verifikim të fakteve në media

Projekt i USAID-it për forcimin e mediumeve në Maqedoni
USAID Logo

Punëtori/garë në temën “Mini-videoja ime e parë”

on 12 - 05 - 2015       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht, Anglisht

albFlayer_Atelier_Video-de-poche-copy-1024x585

 

Instituti freng në Shkup, fondacioni “Меtamorfozis” dhe rajoni i Normandisë së Poshtme ju ftojnë të merrni pjesë në punëtorinë “mini-videoja ime e parë” dhe kështu të merrni pjesë në garë.

Punëtoria dhe gara “mini-videoja ime e parë” organizohen në kuadër të edicionit të 8-të të Festivalit të filmit freng@fff.mk

Punëtoria “mini-videoja ime e parë” do të mbahet të mërkurën më 20 dhe të enjten më 21 maj 2015 prej orës 17 deri në orën 20, në Hapësirën multimediale për mësim të Insitutit freng në Shkup (rr. Мaksim Gorki, nr. 18) dhe do t’u mundësojë të bëni një mini-video me ndihmën e celularit tuaj.
Qëlimi i punëtorisë është përgatitja për zhvillimin e skenarit dhe marrja e këshillave teknike sa i përket realizimit të mini-videove me celular.

Ligjëratat do të zhvillohen në frengjisht (me përkthim në maqedonisht), në anglisht dhe/ose në maqedonisht nga ana e ligjëruesve frengë dhe të vendit.

Numri i pjesëmarrësve në punëtori është i kufizuar në 15 pjesëmarrës, të cilët do të kenë mundësi të përgatisin video në njërën nga temat e lartëpërmendura dhe të marrin pjesë në garë.

Të drejtë pjesëmarrjeje do të kenë vetëm pjesëmarrësit e punëtorisë, që do të zgjidhen pas mbylljes së thirrjes për pjesëmarrje në punëtori/garë dhe ata do të publikohen në ueb-faqen e Institutit freng në Shkup.

Videoja duhet të përgatitet për njërën nga këto tri tema:

  • Qyteti im dhe ndotja: çfarë ardhmërie?
  • Liria e të shprehurit: a ka kufi?
  • Një ditë e lumtur në jetën time

Punëtoria/gara është e dedikuar për studentët e moshës prej 18 deri në 28 vjet, që e flasin gjuhën frenge dhe/ose angleze. 

Аutori i videos së shpërblyer 3-minutëshe do të fitojë qëndrim në Normandinë e Poshtme.

Më 19 qershor 2015 do të ketë edhe një punëtori plotësuese për finalizimin e video-realizimeve, përzgjedhjen e videove më të mira dhe projektimin e tyre në kuadër të Festivalit të filmit freng@fff.mk, më 19 qershor 2015.

Të gjitha kushtet për pjesëmarrje të mëtutjeshme në garën “mini-videoja ime parë” do të publikohen në ueb-faqen e Institutit freng në Shkup www.ifs.mk

Si të merrni pjesë në punëtorinë/garën “mini-videoja ime e parë”?

  • PLOTËSOJENI FORMULARIN dhe dërgojeni në culture@ifs.mk më së voni deri më 15 maj 2015.
  • Ndiqeni punëtorinë që të mund të njoftoheni më mirë me teknikat për realizimin e videos së shkurtër me celularin tuaj, më 20 dhe 21 maj 2015, prej orës 17 deri në orën 20, në Hapësirën multimediale për mësim të Insitutit freng në Shkup (rr. Мaksim Gorki, nr. 18). Punëtoritë do të zhvillohen në frengjisht (me përkthim në maqedonisht), në maqedonisht dhe në anglisht.
  • Inçizoni, përpunoni, montoni dhe vëndoni videon tuaj në Youtube (videot mund të përgatiten në gjuhën angleze, maqedone, shqipe dhe frenge).
  • Ndiqeni punëtorinë më 19 qershor 2015 për finalizimin e videos suaj. Përzgjedhja e video-realizimeve më të mira.
  • Projektimi i videos më të mirë në kuadër të fff.mk më 19 qershor, para projektimit kryesor në festival.

Futuni në këtë aventurë të re, inçizojeni mini-videon tuaj të parë dhe fitoni qëndrim në Francë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Abonohuni për lajmet më të reja