verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Pyetje nga historia në krizën aktuale politike edhe atë për redaktor të huaj

on 12 - 05 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

crvenkovski-luevska-crop-resize

 

[Recension: Monodrama e Cërvenkovskit dhe heshtja e Llupevskës]

 

Teksti ka për qëllim të jetë redaktor i medies për të cilin shkruhet. Ka marrë të drejtë të parashtrojë 10 pyetje të cilat gazetarja Snezhana Llupevska është dashur t’ia parashtrojë mysafirit, Branko Cërvenkovski. Dhe kjo i ngjason batutës me Benin e vogël që mendohet, ashtu edhe pyetjet sikur janë të diktuara nga shtabi i VMRO-DPMNE-së.

crvenkovski-lu[evska

Linku deri te artikulli origjinal: Monodrama e Cërvenkovskit dhe heshtja e Llupevskës

Data dhe koha e publikimit: 04. 05. 2015, 22:27

Data e recensionit: 06.05.2015

Recensues: Vllado Gjorçev

 

PYETJE JOREALE

Për tekstin menjëherë parashtrohet pyetja se pse Llupevska duhet t’i parashtrojë ato pyetje. Çdo medie e ka politikën e saj redaktuese dhe vepron sipas saj. Çfarë pyetjesh do t’i parashtrohen mysafirit ndërlidhet me atë politikë.

Një pjesë e pyetjeve të cilat sipas medies është dashur të parashtrohen janë të parëndësishme për momentin aktual. Kur një gazetar i parashtron pyetje bashkëbiseduesit, duhet t’i kushtojë kujdes aktualitetit, ato duhet të jenë në përputhje me kohën dhe me ngjarjet nga e kaluara e afërt. Jo se nuk mund të parashtrohet edhe ndonjë pyetje që është e lidhur me disa pasoja që kanë ndodhur në ndonjë kohë të kaluar, mirëpo ato nuk mund të jenë më të shumta se sa ato për çështjet aktuale, siç insistohet në tekst.

Njëra nga pyetjet që, sipas medies, është dashur të parashtrohet është:

Pse përsëri e mbroni Verushevskin dhe thoni se burime anonime ua kanë ofruar materialet nga përgjimi në vitin 2001, kur ka dhjetëra deklarata dhe dëshmitarë, duke i përfshirë edhe njerëz nga LSDM-ja, që thonë se Verushevski ua ka ofruar ato materiale?

Ajo që Verushevski ia ka dhënë bisedat e përgjuara në vitin 2001 (për të cilën gjë askund nuk ka dëshmi) nuk do të thotë se ai i ka inçizuar. Ndoshta i ka gjetur dhe i ka dorëzuar. Pse kjo pyetje do të ishte më aktuale nga ajo që të pyetet se a e di Cërvenkovski se kush ia ka dhënë sot inçizimet Zaevit.

Pyetja tjetër që gjoja duhet të parashtrohet është:

Me çka Verushevski e meritoi vendin e drejtorit në DSK në vitin 2002?

Pse kjo pyetje do të ishte aktuale pas 13 vitesh? Çka do të ndryshonte kjo, ose çfarë kontributi në debat do të jepte ajo? Prandaj është absolutisht e panevojshme.

Edhe më tej teksti ofron pyetje të cilat do të ishin aktuale para 15-20 vitesh. Në shumë prej tyre Cërvenkovski edhe ka dhënë përgjigje. Pse ato do të parashtroheshin në gjendjen aktuale politike. Ndoshta në ndonjë intervistë tjetër, ku do të bisedohet për lëshimet historike edhe mund të parashtrohen, mirëpo në intervistë që bëhet me njeri që njëherë në vit del në publik dhe të harxhohet koha në pyetje të parëndësishme për momentin kjo është iluzore të kërkohet.

Teksti është paksa i çuditshëm. Pse kur kjo medie ka intervistë me kryeministrin, ose kur merr ndonjë deklaratë prej tij nuk e pyet, për shembull, këtë:

1.Çka mendoni për inçizimet ku dëgjohet se si zgidhni parcelë në Vodno?
2.A keni koment për përgojimet e ministrave tuaj, cak i të cilave jeni Ju dhe qeveria me të cilën udhëhiqni?
3. A është e vërtetë se keni vendosur gjykatës nëpër pozita
4. Çfarë pajisje keni blerë nga Izraeli?
5. Pse dy ditë është heshtur për vrasjen e Martin Neshkovskit?

Po, edhe këto janë pyetje legjitime të cilat ka mundur t’i parashtrojë media. Mirëpo, nuk i ka parashtruar kur ka pasur mundësi dhe ka të drjetë të plotë për këtë. Ashtu ata mendojnë se është në rregull dhe përputhet me politikën e tyre redaktuese. Pa u futur këtu në parimet gazetareske sipas të cilave mediat duhet të jenë korrigjuese e pushtetit dhe të parashtrojnë pyetje që janë me interes për publikun.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

jozyrtare

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja