verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Pyetjet e papërgjigjura për pasaportën e Mijallkovit

on 16 - 10 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht
Снимка на пасошот објавена од порталот Либертас.

Fotografi nga pasaporta e publikuar në portalin Libertas.

Lajme për përdorim të njëhershëm?

Shkruan: Prof. dr. Mirjana Najçevska, еksperte për të drejtat e njeriut

Disa lajme në media shkaktojnë vëmendje të madhe (qoftë për shkak se bëhet fjalë për ndonjë person që shkakton interes momental ose të vazhdueshëm, ose mund të bëhet fjalë për ndonjë aktivitet ose ngjarje që e tërheq vëmendjen e një numri të madh të qytetarëve).

Kur lajmi ka të bëjë me situatën që i ndërlidh këto dy elemente dhe i vë në kontekst të përgjegjësisë së shtetit dhe kryerjes së obligimeve nga ana e tij, lajmi fiton publicitet edhe më të madh. Në situatat e këtilla, pushtembajtësi zakonisht përpiqet ta kthejë vëmendjen ka vetëvetja, nga obligimet institucionale që i ka dhe nga përgjegjësia që e mban. Kthimi i vëmendjes, zakonisht, nënkupton se është bërë shkelja e ligjeve, për të cilën gjë pushtembajtësi nuk dëshiron të marrë përgjegjësi, ose, siç ndodh shpesh, dëshiron ta efektuojë shkeljen, mirëpo larg syve të opinionit.

Për shembull, lajmi i tillë në medie Ishte ai se drejtori i mëparshëm i Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim (i cili dha dorëheqje nga presioni i publikut dhe si rezultat i informatave të publikuara për keqpërdorimin e mundshëm të detyrës zyrtare), Sasho Mijallkov, ka marrë pasaportë diplomatike.

Pas publikimit të informatës në medien “Libertas” (ЕKSKLUZIVE:Mijallkovi nuk është funksionar, mirëpo këtë javë ka marrë pasaportë diplomatike si ekspert?!), jo vetëm që këtë lajm e transmetuan një numër i madh mediesh, por edhe u bë temë me interes të jashtëzakonshëm në rrjetet sociale.

Rasti ngjalli edhe analiza pak më të gjera mediatike të problemit, si dhe distribuim të pyetjes së parashtruar nga partia opozitare LSDM për atë se në çfarë baze dhe në çfarë procedure është dhënë pasaporta e këtillë.

Tre ditë pas publikimit të lajmit, në media u publikua deklarata e Sasho Mijallkovit se nuk do ta marrë pasaportën diplomatike (e cila, sipas tij, është dhënë në mënyrë adekuate dhe duke i respektuar dispozitat e ligjeve).

Bie në sy se të gjitha mediet e transmetuan deklaratën e njëjtë, të cilën Sasho Mijallkovi  e ka dhënë për medien “Press24”, pa asnjë pyetje të mëtutjeshme, dhe pa përpunim të mëtutjeshëm të storjes.

Mirëpo, pavarësisht nga dëshira e Sasho Mijallkovit ta marrë dhe ta shfrytëzojë ose jo pasaportën e lëshuar diplomatike, mbeten shumë pyetje të papërgjigjura dhe hapësirë për analizë të mëtutjeshme dhe për interesim më të thellë të medieve:

  1. Është shumë me rëndësi se cili institucion ka kërkuar pasaportë të këtillë (nëse merret parasysh se procedura nuk parasheh kërkesë individuale). Për shembull, nëse bëhet fjalë për MPB-në (siç thuhet në informatën e dhënë nga “Telma”), kjo do të thotë se shkarkimi i Mijallkovit nuk ka ndikuar në prishjen e raporteve të hierarkisë partiake të vendosur në këtë ministri. Zbulimi i shërbimeve dhe i personave konkretë të cilët në kundërshtim me ligjin kanë kërkuar pasaportë diplomatike për një njeri i cili është dashur të japë dorëheqje nga funksioni (edhe atë për shkak të  perceptimit të shprehur publikisht nga një numër i madh qytetarësh se ai ka kryer vepra penale), është jashtëzakonisht me rëndësi për funksionimin e mëtutjeshëm të kësaj ministrie dhe për vendosjen e parimit të ndëshkimit edhe të funksionarëve më të lartë të pushtetit. Është shumë me rëndësi që në situatën e këtillë të identifikohet përgjegjësia komanduese (e cila në Maqedoni me ngulm evitohet).
  2. Është me rëndësi të konstatohet se si ka ndodhur që Ministria për Punë të Jashtme ta lëshojë një pasaportë të këtillë dhe kush është urdhërdhënësi kryesor që qëndron pas kësaj. Në fakt, shkelja e ligjit është bërë pavarësisht nga ajo se a është marrë dhe a është shfrytëzuar pasaporta ose jo, gjegjësisht, vetë lëshimi i pasaportës së këtillë paraqet shkelje të ligjit, e jo përdorimi i saj.
  3. Меdiet do të duhej të interesohen për fatin e pasaportës. Fakti se Sasho Mijallkovi në këtë moment ka hequr dorë nga marrja e pasaportës, fare nuk është garancë se këtë nuk do ta bëjë nesër ose pasnesër, ose se pasaporta nuk do t’i jepet në ndonjë mënyrë tjetër. Në këtë rast, është absolutisht e pamjaftueshme vetëm shpallja e pasaportës si e pavlefshme. Mediet duhet ta parashtrojnë pyetjen e doëzimit të  pasaportës (së bashku me gjithë dokumentacionin shoqërues) organeve kompetente si dëshmi për shkeljen e ligjit në ndonjë procedurë eventuale që do të zhvillohej për këtë rast.
  4. Rastet e këtilla gjithmonë munden dhe duhet të shfrytëzohen për trajtim më të gjerë të problemit, gjegjësisht për zhvillimin e storjes në lidhje me mënyrën e lëshimit të pasaportave diplomatike dhe atyre zyzrtare, për numrin dhe arsyeshmërinë e shkaqeve për shkak të të cilave jepen ato. ekzistimi i numrit të madhe të pasaportave zyrtare dhe atyre diplomatike mund të shihet edhe nga perspektiva e autoritetit të shtetit, i cili e garanton nevojën për lëshimin e çdo pasaporte konkrete dhe e cila nuk guxon ta devalvojë as institucionin pasaportë zyrtare ose diplomatike, e as, besimin që vendet e tjera e kanë në dokumentet tona.

Zbulimi i rasteve të këtij lloji, siç është rasti kur një njeriu të cilit nuk i takon një privilegj e ai i është dhënë atij, paraqesin një nga aspektet e rëndësishme të kontrollit mbi pushtetin që e kanë mediet. Që ky kontroll të mund të efektuohet, duhet të përcaktohet përgjegjësia në mënyrë të argumentuar dhe duhet të kërkohet që të sanksionohet shkelja e ligjit që është bërë (veçanërisht) nga funksionarët e lartë shtetërorë.


Kjo analizë është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Analiza është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Abonohuni për lajmet më të reja