verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Afera e dashurisë e “dridh” koalicionin qeveritar !?

on 4 - 02 - 2014       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht

Љубовна афера ја тресе владината коалиција-crop-resize

Shtyp i verdhë, moralizim dhe anshmëri politike. Këto janë karakteristikat kryesore të tekstit që e recensojmë. Pyetjen e parë që do ta parashtrojë lexuesi, i cili është i kujdesshëm dhe skeptik me mediumet, është pse duhet t’i besohet asaj që është shkruar dhe cilat fakte autori i pa nënshkruar ia ofron për ta bindur për të vërtetën e mundshme që ia plason. Përveç kësaj, edhe po të ishte e vërtetë storja, ku është interesi publik nga një publikim i tillë? Nga teksti nuk ka asnjë arsye të qartë se pse dy njerëz të partive të ndryshme, nuk duhet të jenë në lidhje.

Љубовна афера ја тресе владината коалицијаLinku deri te artikulli origjinal::  Afera e dashurisë e “dridh” koalicionin qeveritar!?

Data dhe koha e publikimit 25.01.2014, 16: 04

Data e recensionit: 27.01.2014

Recensues: Mirosllava Burns

Vërtetësia: Teksti nuk i ka elementet bazike në bazë të cilave do të shihej vërtetësia. Me fjalë të tjera, ky shkrim mund të jetë sa i vërtetë aq i pavërtetë. Për çdo rast, problem më i madh është mosekzistimi i interesit publik dhe lidhja e privatësisë së politikanëve me funksionin e tyre politik.

Burimet e informatave: Formulimi “nga burimet” është alarm i kuq që vë në dyshim ekzistimin e burimit. Për çdo rast, nëse do të kishte burim (çfarë edhe përsëritim, nuk mund të konfirmohet me saktësi), nuk është përdorur si bazë e tekstit. E kundërta, pjesa më e madhe e tekstit është komentim, moralizim, diskurs joserioz i bazuar në thashetheme. Gazetari është publikimi informatave të sakta dhe të konfirmuara, konsultim të palëve të interesuara  dhe në këtë mënyrë, punë në funksion të interesit publik.

Përmbajtësia: Përmbajtja kryesore e këtij teksti janë tentimet  për tu skandalizuar lidhja eventuale e funksionarëve anonim, në këtë kontekst përzihet dhe struktura politike dhe të spinohet ekzistenca e kësaj lidhje “si skandal politik”. Në asnjë moment autori nuk shpjegon apo aludon pse kjo është diskutueshme dhe me interes publik.

Anshmëria: Diskurs audience është vetëm një instrument për tu treguar anshmëria politike e autorit anonim. Pseudo-teza lidhja në me dy funksionarëve mundet “seriozisht të rrëzojë botëkuptimin për tradicionalen dhe religjionin” është tregues që autori jo vetëm nuk qëllim të bazojë tekstin në fakte, do të përdor konstruksione që të i sjell në korrelacion jetën politiek dhe private të dy funksionarëve.

Komentim: Komentimi në vazhdim është manipulues, për arsye se autori nuk ofron asnjë argument dhe të shpjegojë pse thirrja për “ri-edukim”, gjegjësisht cilat veprime të paligjshme ose jomorale  kanë bë dy zyrtarët, nëse ekziston.

Është lajmëruar se këto ditë t dashuruarit, se cili veçmas do të jenë të thirrur në ri-edukim tek shefat e tyre partiak, për arsye se ka frikë të mos del seks skandali në publik  dhe zbardhja e emrave seriozisht mund të ndikojë  mbi rejtingun e partive para zgjedhjeve paraprake, veçanërisht pas një seri skandalesh me të cilat kohëve të fundit lidhen VMRO-DPMNE dhe BDI.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Teksti është burimor i redaksisë, çfarë mund të konstatohet se edhe redaksia thirret në burimet e veta, të cilët informatën e kanë dhënë vetëm për ato.

Kualiteti i titullit: Bëhet fjalë për titull sensacional pa fakte në stil të shtypit të verdhë.

Fotografia: Fotografia nuk ka lidhje me tekstin, keq informon, e çon lexuesin në interpretim të gabueshëm dhe shkon në favor të titullit jo serioz.

Përfundimi: Në nenin 7 nga Kodeksi i gazetarëve thuhet se gazetari do ta respektojë privatësinë personit në përjashtim kur ajo është në kundërshtim me interesin publik.  Në këtë tekst me shkathtësi i iket përgjegjësisë për privatësinë e personit. Duket se autori është i vetëdijshëm për atë, për arsye se në tekst shkruhet se emrat “për arsye të njohura nuk do t’i publikojnë” .

Përmbajtja është thashetheme, dhe qëllimi është për të nxitur debatin dhe të “bien” kombinimet se cili është çifti. Kjo përsëri nuk ka asnjë lidhje me interesin publik. Teksti nuk është bindës. Jo gjithmonë ajo që e intereson publikun është çështje me interes publik, posaçërisht në periudhën kur vëmendja e publikut është fokusuar në çështje të tjera serioze që lidhen me korrupsionin.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAFIKU

infoVistinitostVËRTETËSIA

nuk ka fakte

deklarata të sakta

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostBURIMET E INFORMATAVE

ka burime të evidentuara

anonime

jorelevante

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostPËRMABJTËSIA

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostANSHMËRIA

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

nuk aplikohet

anshmëri politike

infoVistinitostKOMENTIMI

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGJIATURA

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostKUALITETI I TITULLIT

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostFOTOGRAFIA

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostGJUHA E URREJTJES

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostI PËRSHTATUR PËR UEB

i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Abonohuni për lajmet më të reja