verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: АLARMANTE: Një materie misterioze kërcënohet se do ta shkatërrojë botën?

on 14 - 05 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

 MISTERIJA1-ATEROIDI-crop-resize

Tekst i mbështjellë me mister, me fundin e botës, me meteorë që do të na përzhisin në tokë… Tekst me titull që të çmend, që paralajmëron se më nuk kemi shpëtim… Po bëj shaka. Asgjë nga kjo nuk është e saktë. As teksti nuk është i vërtetë. E gjithë kjo është farsë, apo siç do të thuhej, mbjellje mjegulle. Prandaj mos u mërzitni dhe jeni të sigurtë se edhe nesër do të zgjoheni.

MISTERIJA1Linku deri te artikulli origjinal: АLARMANTE: Një materie misterioze kërcënohet se do ta shkatërrojë botën?

Data dhe koha e publikimit: 06.05.2014, 10:08

Data e recensionit: 09.05.2014

Recensues: Vllado Gjorçev

 

TEKST JOETIK

Nëse “disa fizikanë ” dhe “disa shkencëtarë” janë burime të sigurta dhe nënkuptojnë të vërtetën, atëherë po, ky tekst është një vërtetë e plotë. Strehohuni në ndonjë bunker për shkak se rrallë kush (vetëm ata të zgjedhurit) do të mbetet i gjallë. Po bëj shaka, përsëri. Por ky tekst nuk është për t’u tallur. Të nxirren tekste të këtilla që propagandojnë vdekje, përçarje, pa asnjë fakt për këtë, me të vërtetë, më së paku thënë, është joetike.

Nuk ka asnjë burim, përveç në fund të tekstit dy emra “nga Harvardi”, të cilët thonë se do të sulmohemi nga asteroidët? Dhe aq sa i përket burimeve. Stripet për fëmijë të vegjël janë tekste më të mira. Gjithsesi, sikur kjo të ishte film i vizatuar, nga ato të rinjtë me robotë, ndoshta edhe do të ndanit 5 minuat që ta shihni. Por, kështu… Vetëm se çuditem se pse ky tekst është shpërndarë 101 herë në Facebook?

 

NUK KA ASNJË PËRMBAJTJE

Për fat të mirë, teksti është vënë në rubrikën Zbavitje, sepse ka ndodhur që tekstet e këtilla të gjenden edhe në rubrikat aktuale ose Maqedoni.

Nuk mund të ketë anshmëri për shkak se me siguri teksti është marrë nga ndonjë medi e huaj.

Nuk ka komentim, e çka do të komentohej?

Ky nuk është tekst origjinal, por i marrë prej diku, mirëpo pa theksuar se prej ku.

Titulli është bombastik dhe ka qëllim të frikësojë. Është njëri nga titujt më të vështirë në kuptim të morbiditetit, që është paraqitur në media.

Fotografia është vetëm sa për ilustrim, pa pasur mundësi të shihet se a bëhetj fjalë për meteor ose asteroid (për të cilin edhe bëhet fjalë në tekst).

Tekst argëtues, gjithsesi, për ata që e dijnë se e gjithë kjo nuk është e vërtetë. Por, gazetari gjithmonë duhet të ketë kujdes se tekstin e lexojnë edhe njerëz që besojnë në gjithçka që lexojnë. Atëherë teksti mund të shkaktojë probleme. Por, për këtë në Maqedoni askush as që mendohet. Gjithsesi, të gjithë mundohen ta plotësojnë normën, e nëse ka nevojë edhe duke shkelur mbi lexuesit. E, a ka ende të tillë që u besojnë gazetarëve?


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

deklratata jo të sakta

:

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

jozyrtare, anonime

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

:

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente kualitative multimediale

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja