Recension: Gazetares së “Alsat”-it nuk i pëlqejnë kontrolle e DHP-së në mjediset shqiptare
Published in Recensione
on 24 - 11 - 2014 Author: Мирослава Симоновска
Para nesh e kemi një tekst ku komentohet sjellja dhe mendimet e gazetares në vend të funksionarit. Në tekst, fokusi i observimit është vendosur te gazetarja, e cila në intervistën e saj e provokon funksionarin, deri diku edhe pa nevojë. Megjithatë, në funksion të debatit të hapur, si dhe në funksion të standardeve në debatin publik, sipas të cilave funksionarët duhet t’i nënshtrohen më shumë kritikës publike, e madje edhe provokimeve dhe komenteve të cilat nuk u pëlqejnë, kjo është e lejuar nga shkaku se ata janë zgjedhur nga qytetarët dhe kanë shumë mekanizma që mund t’i shfrytëzojnë që t’u përgjigjen provokimeve.
Linku deri te artikulli origjinal: Gazetares së “Alsat”-it nuk i pëlqejnë kontrolle e DHP-së në mjediset shqiptare
Data dhe koha e publikimit: 20.11.2014 14:41
Data e recensionit: 21.11.2014
Recensuese: Мirosllava Burns
Titulli i tekstit është i pabazë dhe faktikisht i pambështetur në fakte. Prej ku nxirret përfundimi se gazetares nuk i pëlqejnë kontrollet e DHP-së në mjediset shqiptare? A ka mundësi që në Çarshinë e Vjetër në Shkup të ketë lokale që janë në pronësi të turqve, maqedonasve, romëve apo norvegjezëve? Në tekst, në mënyrë joadekuate aludohet se kontrollet e DHP-së bëhen në “mjedise shqiptare”, që nuk është e saktë.
“Gazetares së “Alsat”-it, e cila më parë ka qenë reportere e televizionit A1, qartazi nuk i pëlqejnë kontrollet e Drejtorisë për të hyra publike në mjediset shqiptare dhe në kafiteritë shqiptare, ku DHP-ja gjatë periudhës së kaluar hasi në një sërë parregullsish dhe shkeljesh të ligjeve.”
Potencimi i faktit se gazetarja më parë ka punuar në televizionin A1, ndoshta duket sikur bëhet prezantim faktik i një pjesë të biografisë së saj profesionale. Mirëpo, pse është kjo me rëndësi të përmendet?
“Ish-gazetarja e televizionit A1, në fund të intervistës e pyeti njeriun e parë të DHP-së se a do të pinte kafe në Çarshinë e Vjetër të Shkupit së bashku me ekipin e “Magazinës ekonomike” dhe Trajkovski e pranoi ftesën, mirëpo menjëherë pas kësaj Stojanovska e provokoi drejtorin e DHP-së me pyetjen se a do të vinte me forcat speciale, duke aluduar në aksionet që DHP-ja i zbaton në mjediset shqiptare.”
Përveç kësaj, nga aspketi i transmetimit të saktë, gjatë parafrazimit të pyetjes së Stojanovskës, kjo është bërë në mënyrë joprecize. Kjo, megjithatë, nuk ndikon në saktësinë faktike. Mirëpo, komentimi në tekst shihet në faktin se në pjesën “Но, коментирањето во текстот се гледа во делот „duke aluduar në aksionet që DHP-ja i zbaton në mjediset shqiptare.”
Ky është një supozim dhe askund nuk është theksuar si fakt në pyetjen e saj. Përveç kësaj, të thuhet se Stojanovskës nuk i pëlqejnë kontrollet e DHP-së në mjediset shqiptare është një pohim i pabazë. Askush nuk i është paraqitur Stojanovskës që ta pyes se a i pëlqejnë kontrollet në mjediset shqiptare dhe në pyetjen e saj a e ka pasur fjalën për mjediset shqiptare. Përveç kësaj, me asnjë fjalë nuk është kritikuar, e as nuk është përmendur si problematike reagimi i drejtorit në pyetjen e Stojanovskës. Me fjalë të tjera, nuk është hapur çështja se çka do t’i kishte thënë njeriu i parë i DHP-së gazetares, sikur ajo të mos ishte zonjë. Parimi i pragut më të lartë të tolerancës ndaj kritikës dhe provokomit të funksionarëve nuk është përmendur dhe nuk është i njohur në tekstin që e recensojmë. Prandaj edhe e kemi arshinin e dyfishtë, ndaj të cilit kemi vërejtje.
Si burim i informatave shfrytëzohet videomateriali dhe ritregohet përmbajtj e tij pa u konsultuar në mënyrë plotësuese të involvuarit. Prandaj, nuk mund të pritet edhe ndonjë përmbajtësi më e madhe e tekstit nga ajo që e ofron videoinçizimi, pasi nuk është bërë as përpjekje minimale gazetareske për këtë qëllim. Nga disa prej komenteve mund të vërehet anshmëria ndaj funksionarit.
Siç theksuam më parë, është e vërtetë se gazetarja funksionarit i bën një provokim, pak a shumë, të panevojshëm, mirëpo kjo është diçka për të cilën ajo ka të drejtë. Gazetari, është mbrojtës i çështjeve me interes publik dhe qen-rojtar i atyre që i mbajnë funksionet dhe përgjegjësinë politike në një shoqëri, dhe më së paku që mund të bëhet, është që në tekst të vihet në dyshim maturia apo pamaturia e përgjigjes së bashkëbiseduesit, në vend që fokusin ta vendosin qindpërqind mbi Stojanovskën.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
deklarata të sakta
:
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
:
:
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
elemente jokualitative multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e