verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Kezharovski nuk mund të përgjigjet penalisht nëse e ka mbrojtur interesin publik

on 26 - 06 - 2013       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Teksti “Kezharovski nuk mund të përgjigjet penalisht nëse e ka mbrojtur interesin publik”, është sfidë për recension për shkak të aktualitetit të tij, shembujve komparativë për rastet e ngjashme, praktikës së Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg, por edhe për shkak të aspektit kontraverz të procedurës, duke pasur se gazetari është arrestuar në vitin 2013 për vepër, të cilën, gjoja, e ka kryer në vitin 2008.

Рецензија: Кежаровски не може да одговара кривично ако го штител јавниот интересLinku deri te artikulli origjinal:  Kezharovski nuk mund të përgjigjet penalisht nëse e ka mbrojtur interesin publik

Data dhe koha e publikimit: 10.06.2013

Data e recensionit: 11.06.2013

Recensuese: Katerina Bllazhevska

Vërtetësia: Теksti bazohet në fakte, të cilat janë të sakta, të konfirmuara, të vërteta dhe komparative, të vërtetuara nga praktika e Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg dhe nga shembuj të tjerë për raste dhe procedura të ngjashme.

Burimet e informatave: Në tekst janë theksuar më tepër burime që janë zyrtare, relevante në aspekt kontekstual, dhe nëpërmjet tyre është thelluar procedura hulumtuese e autorit.

Përmbajtësia: Теksti është gjithëpërfshirës, nuk fsheh, por përkundrazi ka ambicie të ofrojë sa më tepër tregues dhe të dhëna për temën e trajtuar. Me këtë lexuesit i ofron pasqyrë më të qartë për ngjarjen, për aspektet juridike dhe profesionale që i paraprijnë, por edhe për pasojat që mund t’i shkaktojë për gazetarin dhe praktikën gazetareske.

Anshmëria: Теksti në tërësi e paraqet të vërtetën, nuk është i ngarkuar me spine dhe informata të rrejshme, ai është i balancuar dhe temën e trajton në mënyrë të paanshme. Kjo është shumë me rëndësi, për shkak se gazetari që është “subjekt” i temës është anëtar i redaksisë së gazetës “Nova Makedonija”, ndërsa autori, e me këtë edhe gazeta, kanë arritur të sigurojnë edhe distancë emotive dhe profesionale nga ky fakt, pa mos e rrezikuar të vërtetën.

Komentimi: Теksti përmban elemente të komentimit, por ato janë në funksion të potencimit të çështjeve dhe dilemave kryesore, për të cilat publiku pret përgjigje nga institucionet kompetente. Ato janë të integruara në vendin adekuat në tekst dhe janë vendosur si pyetje retorike, që në asnjë mënyrë nuk e rrezikojnë vërtetësinë e artikullit.

“Tre elemente kyçe janë të rëndësishme për trajtimin e gazetarit Kezharovski, i cili për publikimin e teksteve në “Reporter  92” në nëntor-dhjetor të vitit 2008 është arrestuar dhe paraburgosur pesë vite më vonë.
A ka pasur me të vërtetë dëshmitari në rastin “Oreshe”, Zllatko Arsovski, status të dëshmitarit të mbrojtur siç pretendon prokuroria dhe gjykata, ose sipas pranimit të tij personal, marrëveshjen për dëshmitar të mbrojtur e ka nënshkruar në janara të vitit 2010? A ka qenë dëshmitari Arsovski, dëshmitar i vërtetë, autentik ose i rrejshëm në rastin “Oreshe”, i kurdisur nga njerëzit e policisë, siç deklaroi vetë kur kjo u zbulua në seancën që u mbajt në shkurt të këtij viti? Dhe, duke i pasur parasysh të gjitha këto njohuri dhe kontraverza për rastin “Oreshe”, a e ka përfaqësuar gazetari Kezaharovski interesin publik kur i ka publikua informatat me të cilat gjoja e ka zbuluar identitetin e tij, duke e shkruar më atë- se njerëz nga policia janë duke kurdisur një dëshmitar që t’i akuzojnë dy vëllezërit për vrasjen në Oreshe!?”

Këto pyetje të parashtruara në mënyrë publike, vetëm e përforcojnë argumentimin e autorit në drejtim të insistimit për një përgjigje më të shpejtë të shoqërisë.

Kualiteti i titullit: Titulli i tekstit është i qartë, josenzacionalist, informativ dhe plotësisht adekuat për pretendimet që dalin prej tij. Ai është jokreativ, por problematika gjyqësore-problematike që trajtohet në tekstet e këtilla dhe të ngjashme me të, nuk lejon hapësirë për të qenë shumë krijues në titull, për shkak se duhet të përdoren fjalë të sakta nga termiologjia juridike.

Gjithsesi, mungesa e titullit kreativ nuk e zvogëlon vlerësimin e përgjithshëm për tekstin, për shkak se në këtë rast më e rëndësishme është komponenta e saj informative se sa ajo kreative.

Fotografia: Теksti është i pajisur me një fotografi, ku është theksuar autorësia, por ajo nuk është adekuate me thelbin e temës dhe atë që thuhet në tekst.

Gjuha e urrejtjes: Në tekst nuk ka gjuhë të urrejtjes, e as elemente që nxisin ndonjë lloj diskriminimi.

I redaktuar për ueb: Теksti është i lexueshëm, i rregulluar në aspekt stilistik, por nuk ka linke deri te përmbajtjet përkatëse, e as deri te shembujt komparativë të që janë përmendur në tekst. Mungesa e elementeve të tjera multimediale mund të arsyetohet me aspektin specifik të temës – rast individual, i cili është vështirë të pajiset me elemente të tjera kontekstuale.

Përfundimi: Теksti bazohet në fakte, të cilat janë të sakta, të konfirmuara, të vërteta dhe komparative, të vërtetuara nga praktika e Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg dhe nga shembuj të tjerë për raste dhe procedura të ngjashme. Në tekst janë theksuar më tepër burime që janë zyrtare, relevante në aspekt kontekstual, dhe nëpërmjet tyre është thelluar procedura hulumtuese e autorit.

Теksti përmban elemente të komentimit, por ato janë në funksion të potencimit të çështjeve dhe dilemave kryesore, për të cilat publiku pret përgjigje nga institucionet kompetente. Ato janë të integruara në vendin adekuat në tekst dhe janë vendosur si pyetje retorike, që në asnjë mënyrë nuk e rrezikojnë vërtetësinë e artikullit. Titulli i tekstit është i qartë, josenzacionalist, informativ dhe plotësisht adekuat për pretendimet që dalin prej tij.

Teksti është i lexueshëm, i balancuar dhe temën e trajton në mënyrë të paanshme. Kjo është shumë me rëndësi, për shkak se gazetari që është “subjekt” i temës është anëtar i redaksisë së gazetës “Nova Makedonija”, ndërsa autori, e me këtë edhe gazeta, kanë arritur të sigurojnë edhe distancë emotive dhe profesionale nga ky fakt, pa mos e rrezikuar të vërtetën.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

më tepër burime

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

është i balancuar

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

josenzancionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja