verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Kleopatra e parashikoi vdekjen e Dules

on 26 - 09 - 2013       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

 Клеопатра-ја-предвиде-смртта-на-Дуле-Либертас foto 001

A mund të lidhet diçka që nuk mund të lidhet? A mund të jetë lidhja natyrore dhe t’u japë dimension të ri dy gjërave që nuk mund të lidhen. Nëse lidhja nuk është e tillë, atëherë keni lidhur diçka që nuk lidhet dhe fitoni një mutant. Pikërisht ky tekst është një mutant i tillë nga teksti gazetaresk, ose teksti gazetaresk pa lidhje.

Клеопатра ја предвиде смртта на Дуле - ЛибертасLinku deri te artikulli origjinal: Kleopatra e parashikoi vdekjen e Dules

Data dhe koha e publikimit: 24.09.2013, 21:45:14

Data e recensionit: 26.09.2013

Recensues: Zoran Bojarvski

Vërtetësia: Ky tekst ndoshta edhe nuk ka probleme me vërtetësinë për shkak se ka mundësi që “falltarja më e njohur e Ballkanit”, sipas kritereve të këtij portali në internet, ta ketë parashikuar vdekjen e ndonjë ylli të estradës së Maqedonisë. Por, as nuk ka ndonjë link deri te ajo deklaratë e dhënë “para do kohësh”, siç shkruan portali, e as që ka ndonjë sqarim më preciz se çka do të thotë ajo para do kohësh. Megjithatë, le ta pranojmë se falltarja me të vërtetë ka parashikuar një gjë të këtillë dhe këtu vërtetësia përfundon, për shkak se parashimet e falltarëve assesi nuk mund të jenë objekt për t’u konfirmuar vërtetësia e tyre, për shkak se ato janë ashtu siç janë – të pavërtetueshme. Por, ky tekst ka bërë përpjekje ta lidhë parashikimin me një ngjarje shumë të vërtetë dhe shumë reale, siç është varrimi i një anëtari të estradës maqedonase, gjegjësisht të një personi të njohur publik. Pse? Këtë e di vetëm autori i këtij teksti.

Burimet e informatave: Теksti i referohet deklaratës së falltares Kleopatra në emisionin televiziv “Faci” pa mos e lidhur këtë deklaratë me link, në qoftë se ka mundësi të bëhet. Në qoftë se nuk ka pasur mundësi të bëhet një gjë e tillë, gjithsesi duhet të precizohet data e deklaratës dhe konteksti që të bindemi në relevancën dhe vërtetësinë e kësaj deklarate. Kuptohet se pajtohemi se kjo deklaratë nuk mund të verifikohet nga ndonjë burim i pavaur ose eskpert. Pjesa e dytë e tekstit është korrekte nga ky aspekt, por nuk e ka lidhjen me pjesën e parë, gjegjësisht me parashikimin e falltares. 

Përmbajtësia: Ky tekst, në pjesën e parë, atë të parashikimit, nuk është gjithëpërfshirës, për shkak se realisht nuk mund të “konsultojë më tepër burime me përvojë, zyrtare dhe eksperte, varësisht se cilët nga ata janë objektivisht në dispozicion”. Pjese dytë është gjithëpërfshirëse dhe jashtë kornizave të asaj që është gazetari e përmbajtur kur bëhet fjalë për raportim nga këto ngjarje.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Ky tekst është shumë origjinal.

Kualiteti i titullit: Titulli është me “grep”, por vetëm për pjesën e parë të tekstit.Kjo e bën joadekuat. Por, me të vërtetë do të donim të shihnim ndonjë guximtar që do ta mendonte një titull për një tekst mutant që përbëhet nga dy tekste që nuk mund të lidhen.

Fotografia: Dy tekstet që nuk mund të lidhen janë ilustruar me fotografi përkatëse. Për pjesën e parë e kemi fotografinë e falltares Kleopatra. Bëhet fjalë për ndonjë “screenshot” ose diçka të ngjashme, por gjithsesi jokualitative. Për pjesën e dytë ka tre fotografi nga varrimi për të cilat nuk ka të dhëna se kush i ka bërë. Nëse e marrim parasysh se ky portal gjithmonë i shënon me emrin e portalit fotografitë e veta, atëherë sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për fotografi të huazuara, por pa e theksuar burimin..

Përfundimi: Ky tekst është shembull se si dikush, pa bërë paraprakisht vlerësim të mirë, të arsyeshëm dhe racional, mund të luajë me standardet dhe rregullat gazetareske. Është mirë që ato të shkilen dhe të avancohen, por vetëm atëherë kur janpin rezultate të reja dhe të mira dhe kur nuk i keqpërdorin standardet dhe pritjet e huaja – veçanërisht ato që i takojnë sferës së privatësisë. Varrimi i më të afërmve është një akt tepër privat, ndërsa varrimi i personalieteve publike është aq publik sa e lejon dinjiteti i të dekurve dhe pikëllimi i më afërmve të tyre . Të luash me këto ndjenja, me aludime për ndonjë lloj parashikimi është tejet e papërgjegjshme. Kur këtij mutanti nga teksti gazetaresk do t’ia “pritnim kokën” do të kishim raportim standard nga kjo ngjarje. Por, si duket, dikush nuk ka pasur guxim!  


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte për parashikimin, ka fakte për varrimin

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

Pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja