verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Kryeministri shpërndau një video në Facebook: shihni çfarë video të fuqishme shpërndau kryeministri në Facebook!

on 23 - 06 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Pse recension? Për shkak se është propagandë e pastër dhe e thjeshtë, që e ka vendin në mjetet partiake të informimit, e jo në ato publike.

Firefox_Screenshot_2015-06-20T21-45-21.793Z

 

Recension: Kryeministri shpërndau një video në Facebook: shihni çfarë video të fuqishme shpërndau kryeministri në Facebook!

Data dhe koha e publikimit: 19.06.2015

Data e recensionit: 20.06.2015

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

PA FIJE TURPI

Pa menduar shumë. Kjo është një propagandë e pastër politike, e jo material gazetaresk. Është marrë një publikim nga profili në Facebook i kryeministrit dhe thjesht është ngjitur në portal që pretendon të jetë ose, shitet si informativ. Nga gazetaria këtu nuk ka as gjurmë më të vogla. Nuk ka asnjë intervenim autorial, por vetë “copy-paste” të porosisë politike në video-formën origjinale.

Propagandë: ide ose deklarata që shpesh herë janë të rrejshme ose të ekzagjeruara dhe që përhapen që të ndihmohet ndonjë kauzë e caktuar, lider politik, qeveri…

Prej këtu shihet se materiali që e recensojmë i plotëson kushtet që të quhet propagadë. Pa fije turpi, video-materiali promovues me rastin e 25 vjetorit të formimit të partisë në pushtet është prezantuar si lajm në rubrikën “Aktuale”. Me këtë rast, nuk ka asnjë rresht tekst që do të na e bënte me dije se kemi punë me ndonjë angazhim gazetaresk.

Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike. – neni 14 i Kodit të gazetarëve.

Angazhimi minimal, gjegjësisht kurfarë angazhimi është rrumbullakësuar me titullin që vështirë përpihet:

“KRYEMINISTRI SHPËRNDAU NJË VIDEO NË FACEBOOK: SHIHNI ÇFARË VIDEO TË FUQISHME SHPËRNDAU KRYEMINISTRI NË FACEBOOK!”

Ndërsa “videoja e  fuqishme”, në fakt, është montuar, për qëllime politike, nga “arritjet” e pushtetit aktual me, kuptohet, kryeministrin dhe liderin e partisë në rolin kryesor. Madhërim që kalon në idhujtari.

Aspekti informativ i lajmit – i dobët, përmabjtësia – e dobët, anshmëria – e fuqishme! E çka të pritet nga një material që është inspiruar vetëm nga tabela partiake për shpallje në internet?


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk ka as "a" nga autorësia

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

nuk ka

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i palexueshëm

elemente kualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja