verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Kur nuk fotografohet me “Porshe”, peshkopi Pimen pi birrë

on 25 - 03 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

pimen-0987-009988000077777-crop-resize

Tekst i shkurtër, por jashtëzakonisht “helmuese”, diçka si thënia popullore “Helmi gjendet në shishet e vogla”. Ka edhe një qëllim të vetë, e ai është të diskreditohet një personalitet, edhe atë jo kushdo qoftë, por një funksionar i lartë kishtar. Në këtë artikull kjo është bërë në mënyrë shumë vullgare, pa masë, pa asnjë lloj respekti, nëse jo ndaj njeriut, atëherë ndaj funksionit që ai e kryen në kishën të cilën e përfaqëson. Por, ajo që është edhe më brengosëse është se ky nuk është sulmi i parë, dhe siç ka filluar, as i fundit, ndaj këtij peshkopu të KOM-it-AO. E nëse vetëm pak hulumtohet, do të shihet se “orteku mediatik” niset nga momenti paraqitjeve “politikisht të papërshtatshme” të këtij peshkopi.

pimenLinku deri te artikulli origjinal: Kur nuk fotografohet me “Porshe”, peshkopi Pimen pi birrë

Data dhe koha e publikimit: 19.03.2014, 09:54

Data e recensionit: 20.03.2014

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

KUSH ATJE DIÇKA PO “LËVIZ”?!

Nuk do të futemi në rregullat kishtare, por edhe ato morale, se a është i lejuar dhe sa është i lejuar konsumimi i alkoolit nga ana e personave kishtarë, ose cila është rëndësia e verës (përndryshe pije alkoolike) në krishterizëm, por në atë që është shkruar dhe si është shkruar. E para, në fotografi, e cila shfrytëzohet si dëshmi kryesore, peshkopi askund nuk shihet duke pirë ose se ka diçka në dorë që të arsyetohet thënia se pi birrë”. Fotografia, me gjasë e ashtuquajtur “selfie”, është nga ndonjë zbavitje e mbyllur dhe në të shihen disa njerëz, në mesin e të cilëve edhe peshkopi, dhe aty diku duken majet e dy-tre shisheve, me gjasë me birrë. Kjo dikujt i ka mjaftuar që të përfundojë se peshkopi është “alkoolizuar” tepër. E dyta, nëse kjo ka qenë pak, është shfrytëzuar edhe sllogan i mëhershëm reklamues për birrë dhe është shkruar “At Pimeni dhe gjithçka është e mundur”. Në vende normale, kjo paraqet derë të hapur për padi, për shkak se konstatimet, ose nëse dëshironi akuzat, nuk janë bazuar në argumente. Në fotografi askush “nuk pi asgjë”, duke e përfshirë edhe peshkopin. Këtu nuk kemi paparaco-fotografi në të cilën dikush është kapur në situatë, për të, të pahijshme, por një “fotografi shumë normale shtëpiake”, kështu që ky burim i informatave tregon diçka tjetër nga ajo që me ngulm thuhet në tekst.

 

KONSTRUKSION I TEPRUAR

Më saktë, i gjithë artikulli është një konstruksion, përmbajtja e të cilit duhet të tregojë për shthurrjen e një pjese të udhëheqësisë kishtare, edhe atë pikërisht të këtij peshkopi dhe të një tjetri, për të cilën gjë flasin edhe formulimet:

“Nxënësi e tejkalon mësuesin. Njëri në fotografi me jahta, pasarrdhësi, me vetura të shtrenjta sportive”.

Fjalori i këtillë flet për qëllimin e qartë dhe të padiskutueshëm që të sulmohen pikërisht këta dy persona kishtarë, prej të cilëve “nxënësi” ishte cak i shkrimeve të disa mediave të afërta me politikat qeveritare për shkak të dënimit të tij publik të veprimeve të dhunshme gjatë vitit të kaluar para ndërtesës së komunës Qendër. Pastaj filloi orteku, u paraqit fotografia e tij duke qenë i ulur në Porshenë e një miku të tij, e cila u shfrytëzua si dëshmi se ai e pëlqen luksin, dhe prej diku erdhi edhe fotografia e, siç thuhet, “mësuesit” të tij, duke vozitur një barkë me motor – jahtë dhe ja tregimi i paketuar, e ky tekst për “pirjen e birrës” është vetëm fjongoja përfundimtare. Prandaj, nuk ka nevojë për shumë mendim që të kuptohet anshmëria e këtij artikulli, i cili, para së gjithash, ka qasje senzacionaliste-tabloide, me një komponentë të fuqishme ofenduese.

 

VETËM 4 FJALI, E 3 PREJ TYRE KOMENTE

Nuk është e “lehtë” që në një tekst me vetëm katër fjali, tre të jenë komente.  Dy i cituam më lartë, e ja edhe i treti:

“Por, kur nuk fotografohet me “Porshe” luksoze, atëherë pi birrë”.

Nuk mund, e të mos vërehet një lloj kënaqësie tek autori, anonim për publikun, i cili i ka shkruar këto rreshta. Si mund të sqarohet ndryshe vënia në shportën e njëjtë fotografimi me Porshe dhe pirja e birrës?! A thua fotografimi pranë një veture të shtrenjtë të bën njeri të dhënë pas luksit? Jo! A është e njëjtë të fotografohesh me një Porshe dhe ta posedosh një të tillë? Jo! E së paku birrën e kemi të lirë. Prandaj, me të vërtetë është e paqartë porosia që është dashur të jepet, gjithsesi nëse e përjashtojmë efektin nënçmues, i cili kulminacionin e arrin në fillim – te titulli. Më saktë, e gjithë fuqia është zbrazur mu në konstruksionin e titullit, i cili pa dyshim e paralajmëron përmbajtjen edhe ashtu të shkurtër e cila nuk ka poentë. Nuk ka as “i” nga informimi, por, nga ana tjetër, ka shumë tendenciozitet.

Ja se çka mund të shkaktojë një fotografi e mirë, e cila në vend të “përdorimit shtëpiak” është keqpërdorur për ndjenja e ulëta të dikujt. Mësim – nuk duhet shpërndarë gjithçka nëpër rrjetet sociale, posaçërisht jo në Maqedoni, ku është e qartë se gjithçka e humb kuptimin, duke e përfshirë edhe kulturën elementare, respektimin e privatësisë së dikujt, e bile dhe të institucionit që e përfaqëson… Jo se dikush duhet të mbrohet ose të sulmohet, po edhe sikur të jetë peshkop “mëkatar”, megjithatë duhet pasur një kufi. Dhe e gjitha për shkak të servilitetit të mjerë “politik” të një pjese të komunitetit mediatik, i cili me nënshtrim të plotë dhe pa menduar fare pranon të publikojë gjithçka që do të urdhërojë dikush. Shumë keq!!!

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

:

deklratata jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

një fotografi

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

me gjasë po

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, është theksuar burimi me link

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja