verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Liqenasi (Pusteci) me 3.200 votues fajtor për humbjen e opozitës me 200.000 vota dallim

on 18 - 03 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Pustec-09876-098-0987-crop-resize

 

Ky është një tekst që është shtrembëruar tërësisht. Spinohet kriminaliteti i madh gjatë zgjedhjeve që të minimizohet teza e cila aspak nuk është e rëndësishme. Në gjithë këtë procedurë të mashtrimit, përdoren edhe informata matematikore dhe gjeografike, të cilat vetëm e tërheqin vëmendjen nga lajmi kryesor.

Pustec

Linku deri te artikulli origjinal: Liqenasi (Pusteci) me 3.200 votues fajtor për humbjen e opozitës me 200.000 vota dallim

Data dhe koha e publikimit: 06.03.2015, 22:11

Data e recensionit: 12.03.2015

Recensues: Vllado Gjorçev

 

DEFOKUSIMI

Teksti me ngulm përpiqet ta defokusojë dhe ta shtrembërojë tezën kryesore. Qasja e këtillë është e pranishme prej fillimit deri në fund. E tillë është për shembull, deklarata e nënkryetarit të LSDM-së, Damjan Mançevski, i cili ka marrë pjesë në pastrimin e listës zgjedhore.

“Ne insistojmë në përkushtimin tonë për zgjedhje të drejta dhe demokratike, të cilat do të zhvillohen sipas rregullave dhe rekomandimeve të OSBE-së dhe të ODIHR-it. Mund të konstatojmë se Lista zgjedhore është pastruar, tha atëherë Damjan Mançevski, përfaqësues i LSDM-së.”

Kjo deklaratë aspak nuk dëshmon se nuk ka pasur zgjedhje kriminale. Bisedat që i publikon lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, janë vërtetim i asaj që ka ndodhur. Lista zgjedhore është vetëm një pjesë e problemit. Nga ajo që u dëgjua deri tani në publik, e të cilën teksti me ngulm e fsheh, janë trukimet me votuesit nga Liqenasi (Pusteci), kërkimi i letërnjoftimeve të reja, manipulimet me pensionistët, njerëzit me status social, fëmijët pa prindër. Gjithë këtë tekstin e hesht.

Vërtetësia poashtu është problematike në këtë artikull. Gjithçka që thuhet në të është spekulim. Teksti mbledh lexues për shkak të qasjes senzacionaliste, mirëpo kur të lexohet me kujdes, shihet se përmbajtja  është relativisht e zbrazët, më tepër e verdhë, joinformative dhe e pasaktë.

Përndryshe, ajo që, poashtu, është lëshuar, e që është me rëndësi sipas nenit 158 paragrafi 1 të Kodi penal, ku parashihet:

“Ai që me përdorimin e forcës, kërcënimit serioz ose në ndonjë mënyrë tjetër do ta pamundësojë ose do ta pengojë mbajtjen e zgjedhjeve ose të votimit, ose që do ta pamundësojë ose do ta pengojë konstatimin ose publikimin e rezultateve të votimit, do të dënohet me burg prej së paku 3 vitesh.”

Ndërsa neni 165, thotë:

“Anëtari i organit zgjedhor ose ndonjë person tjetër zyrtar gjatë kryerjes së detyrës në lidhje me zgjedhjet ose votimin që gjatë zgjedhjeve ose votimit, do ta ndryshojë numrin e votave të dhëna duke shtuar ose duke hequr një ose më tepër fletëvotime ose që do ta ndryshojë numrin e votave gjatë numërimit ose gjatë publikimit të rezultateve të zgjedhjeve ose të votimit duke shtuar ose duke hequr një ose më tepër vota, do të dënohet me burg prej së pakur pesë vitesh.”

Ky është edhe një tekst që në të gjitha mënyrat përpiqet t’i minimizojë “bombat” e opozitës. Kjo bëhet në mënyrë të ngathtë, madje më tepër dëm i bëhet partisë në pushtet se sa që ka ndonjë dobi. Nga ana tjetër, ky është një tekst i papërdorshëm në kuptim të informatave, për shkak se ato janë të pavërteta. Sidoqoftë, përveç që artikulli nuk ka lidhje me gazetarinë, ai as që përpiqet të jetë i tillë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklratata jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

nuk aplikohet

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja