Recension: Maqedonasit nga Florida: Si mund Zaevi të flejë rehat kur e di se e ka spiunuar maqedonizmin për pikë të imëta politike?
Published in Recensione
on 13 - 02 - 2015 Author: Ана Анастасовска
Ajo që është kontestuese në këtë tekst është ajo se, cila është kjo Shoqatë dhe cilët janë ata maqedonas që janë anëtarë të saj. Artikulli është politikisht i anshëm dhe ka për qëllim ta sulmojë dhe ta nxijë LSDM-në opozitare, e veçanërisht liderin e partisë Zoran Zaev.
Linku deri te artikulli origjinal: Maqedonasit nga Florida: Si mund Zaevi të flejë rehat kur e di se e ka spiunuar maqedonizmin për pikë të imëta politike?
Data dhe koha e publikimit: 07.02.2015
Data e recensionit: 11.02.2015
Recensuese: Аna Anastasovska
Shoqata e qytetarëve “Dielli maqedonas” nga Tampa, Floridë, shpreh shqetësim për shkak të ndodhive në Maqedoni dhe i jep përkrahje kryeministrit në, siç thuhet në letrën e tyre, luftën kundër spiunëve, tradhtarëve dhe atyre që duan ta shohin Maqedoninë të copëtuar.
Në qoftë se kërkohet nëpër internet do të shihet se për këtë shoqatë nuk ka asnjë informatë, as kur është formuar, e as se kush janë anëtarë të saj. Kjo nuk mund të kuptohet as në këtë artikull. Kjo shoqatë për herë të parë përmendet në një medie të Maqedonisë pikërisht tani, pasi kryeministri Nikolla Gruevski doli me aferën “Grushtshteti”, në të cilën e akuzoi liderin e opozitës Zoran Zaev se ka bashkëpunuar me shërbime të huaja sekrete. Edhe pse procedura gjyqësore për këtë rast akoma nuk është hapur në Maqedoni dhe asgjë nuk është dëshmuar deri tani. menjëherë me reagime për “tradhëti” dhe nxirje të Zaevit u paraqitën shumë shoqata nga diaspora, në mesin e të cilave edhe Shoqata e maqedonasve nga Tampa, Floridë.
Duke e pasur parasysh faktin se nuk janë ofruat të dhëna konkrete për këtë shoqatë, parashtrohet pyetja se a ekziston ajo, apo ndoshta është trilluar ose është formuar me shpejtësi që publiku të manipulohet politikisht dhe të pështyhet mbi opozitën.
Në letrën e dërguar nga kjo shoqatë shihet qartë përkrahja për VMRO-DPMNE-në dhe kryeministrin Nikolla Gruevski, që e bën tekstin politikisht të anshëm. Është e paqartë se pje kjo shoqatë nuk është paraqitur deri tani me reagim për ngjarje të tjera në vend, siç ishte për shembull “e hëna e zetë”, kur më 24.12.2012 nga Kuvendi u larguan deputetët opozitarë dhe opozita atëherë akuzoi se “filloi fundi i demokracisë në vend”.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
gjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
informon
jokreativ
senzacionalist
adekuat
i qartë
PHOTOGRAPH
nuk ka
HATE SPEECH
shprehje të u rrejtjes
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente jokualitative multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e