verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Maqedonia e fitoi organizimin e Kampionatit evropian në kendo

on 19 - 04 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

04152014-Sportmedia-Kendo-crop-resize

Asnjëherë nuk themi se gazetarët janë të pagabueshëm, por për disa gabime me të vërtetë nuk duhet heshtur për shkak se demonstrojnë joprofesionalizëm dhe papërgjegjësi, e këto janë pasoja që ky profesion nuk guxon t’ia lejojë vetes.

Teksti gazetaresk që e recensojmë vin nga një portal që është i specializuar për lajme sportive. Aq më tepër, ky portal si parim të tij udhëheqës e ka slloganin “Wikipedia juaj sportive” që pretendon për relevancë të konsiderueshme. Por, teksit që e analizojmë në vete ka një nga gabimet më të mëdha që mund t’i bëjë një raportues.

Fokusi i vëmendjes së raportuesit i cili raporton nga konferenca për shtyp ku njoftohet se në Shkup, gjegjësisht në Republikën e Maqedonisë do të mbahet Kampionati i ardhshëm evropian në kendo, është salla “Boris Trajkovski” dhe drejtori i saj, e jo Federata e kendos së Maqedonisë dhe kryetari i saj, të cilët, në fakt, janë nikoqirë të kësaj ngjarjeje të rëndësishme për këtë sport.

04152014-Sportmedia-KendoLinku deri te artikulli origjinal: Мaqedonia e fitoi organizimin e Kampionatit evropian në kendo

Data dhe koha e publikimit: 13.04.2014, 17:34

Data e recensioni: 15.04.2014

Recensues: Zoran Bojarovskir

Në fakt, në gjithë tekstin dominon informata se në sallën sportive “Boris Trajkovski” do të mbahet Kampionati i ardhshëm evropian në kendo dhe kjo është mbështetur me deklaratën e drejtorit të sallës. Informatat se në sallën “Boris Trajkovski” do të mbahen një sërë ngjarjesh sportive doli më e rëndësishme se sa paralajmërimi për organizimin e një turneur ndërkombëtar. Madje në paragrafin e fundit, ashtu, kalimthi, përmendet thelbi i lajmit:

“Maqedonia e fitoi organizimin e KE -së në kendo në kampionatin aktual në Klermont fernand në Kuvendin gjeneral të Federatës evropiane të kendos, ku me aklamacion u pranua kandidatura e Republikës së Maqedonisë dhe e federatës tonë të kendos për organizimin e Kampionatit evropian në Maqedoni.”

Risia kryesore në lajm është paragrafi i fundit. Të mos ishte titulli, do të ishte katastrofë. Kështu është shumë afër katastrofës.

Njëra nga detyrat kryesore kur shkohet në ndonjë konferencë për shtyp është të verifikohet se kush bën thirrje për konferencën për shtype, pastaj pse, pastaj kush do të flasë në atë konferencë për gazetarët… Para se të shkojë në konferencën për shtyp, gazetari duhet të njoftohet me organizatorin e asaj ngjarjeje për mediat, me përfaqësuesit e organizatës… Sikur të vepronte kështu gazetari që e ka shkruar lajmin që e recensuam, nuk do t’i bënte këto gabime.

E pafalshme është që në një konferencë për shtyp në të cilën merr pjesë kryetari i Federatës së kendos të Maqedonisë dhe njëri nga sportistët tanë më të mirë me renome ndërkombëtare, Zllatko Keskoski, figurë qendrore të jetë drejtori i sallës sportive dhe salla ku do të mbahet ngjarja sportive.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

nuk aplikohet

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

josenzancionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja