verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Mijëra njerëz morën pjesë në Marshin e paqes në Moskë kundër luftës në Ukrainë

on 29 - 09 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

 

25-09876-098-crop-resize

Preciziteti është një gjë shumë e rëndësishme, ndërsa në gazetari është i pandashëm nga kategoria saktësi. Një mijë, disa mijë, mijëra – përdorimi joadekuat i cilit do qoftë nga këto vlerësime për numër bart me vete rrezik serioz për ta dështuar vërtetësinë e informatës. Mirëpo, nëse në një material të njëjtë përdoren të gjitha këto numra, atëherë fitojmë një turlitavë gazetareske.

2Linku deri te artikulli origjinal: Mijëra njerëz morën pjesë në Marshin e paqes në Moskë kundër luftës në Ukrainë

Data dhe koha e publikimit: 21.09.2014

Data e recensionit: 22.09.2014

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

JOPRECIZITET GAZETARESK PËR TA “SHASHTRISUR” OPINIONIN

Në titull është përdorur shprehja “mijëra”, në nëntitull “më shumë se njëmijë”, e më poshtë në tekst thuhet se “sipas agjencive botërore në protestë kanë marrë pjesë 20 mijë njerëz”, që më në fund të jepet vlerësimi i policisë prej “rreth 5 mijë pjesëmarrësve”. Е tani jam i hutuar, me të vërtetë i hutuar. Aq shumë përpjekje për ta qëlluar numrin në një hapësirë të vogël është me të vërtetë e tepruar. Është e saktë se jo vetëm që është mosmirënjohëse në aspekt gazetaresk, por edhe e vështirë që të jepet një numër i përafërt, nuk flasim për numër të saktë, për masovitetin e ndonjë tubimi, mirëpo poashtu është e palejueshme që të manipulohet me numra të cilat jo vetëm që nuk e informojnë, por e hutojnë publikun. Të jemi më precizë, lajmi i cili vetë lavdërohet për “laramaninë” e tij, na detyron të kërkojmë nëpër media të tjera që të konsatojmë se çka në të vërtetë ka ndodhur dhe sa njerëz janë mbledhur në protestën e paqes në Moskë. Ja një fotografi e cila më mirë e pasqyron se sa ka qenë vizitueshmëria në këtë tubim:

reuters

Tl jemi konsekuent, bëhet fjalë për një lajm agjencie i cili është kopjuar në tërësi, që është theksuar në mënyrë të qartë, i cili qysh gjatë përgatitjes e ka gabimin e fabrikës me joprecizitetin dhe hutinë rreth numrit të njerëzve në tubimin e mbajtur në Rusi. Megjithatë, kjo nuk e zvogëlon përgjegjësinë gazetareske të atij që thjesht ka vendosur të bëjë një copy-paste të informatës themelore, duke u mbështetur në mënyrë të verbër në atë që është shkruar nga agjencia shtetërore gazetareske e vendit. Prandaj, vijmë deri te rregulli i rëndësishëm profesional për kontrollim të dyfishtë, e nëse duhet edhe të trefishtë të gjithë asaj që publikohet dhe që ka për qëllim ta informojë publikun. Mirë ka thënë populli “Dy herë mat e njëherë pre”! Sinqerisht, as përmbajtja e as origjinali dhe kopja nuk është e detajuar sa duhet dhe nuk e përshkruan në mënyrë korrekte ngjarjen. Përshtypja është se sikur ka pasur dëshirë, dhe është tepruar, nëpërmjet këtij lajmi, sikur është diçka e parëndësishme – “një protestë e vogël në Moskë”.

Prandaj, si përfundim mund të themi se kemi shembull për një qasje joserioze që ka rezultuar me produkt të papërgjegjshëm gazetaresk.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

lajm agjencie

zyrtare

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

ka informata joprecize

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë (lajm agjencie)

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

titulli nuk përputhet në mënyrë adekuate me përmbajtjen

jokreativ

josenzancionalist

adekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja