verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Mjaft më me ndjekje tragjike në Gjorçe Petrov, në Shkup, në Maqedoni

on 29 - 05 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Gorce-Petrov-Republika-09876-009988-crop-resize

Ditët kur ndodhën ngjarjet në Gjorçe Petrov u shkruajtën shumë tekste, me ç’rast disa prej tyre kishin për qëllim t’i sulmojnë kundërshtarët, para së gjithash, politikë, se ata janë fajtorë për ngjarjet e padëshirueshme. Ky artikull, paraqet mu një tekst të këtillë, që i ngjan komentit, i ngjan kolumnës (edhe pse sipas rregullave gazetareske nuk janë të tilla), por janë vendosur në rubrikën Maqedonia. Prandaj, edhe sot gjendet këtu për recension.

Gorce PetrovLinku deri te artikulli origjinal: Mjaft më me ndjekje tragjike në Gjorçe Petrov, në Shkup, në Maqedoni

Data dhe koha e publikimit: 22.05.2014, 14:50

Data e recensionit: 24.05.2014

Recensues: Vllado Gjorçev

 

PËRSHESH

Në gjithë këtë përshesh nuk ka fakte dhe nuk ka asgjë për atë se çka dhe si ka ndodhur konkretisht në Gjorçe Petrov. Menjëherë, që në fillim ka sulme dhe konstruksione pa mos thënë dy fjalë si hyrje në problem. Kështu, nëse dikush dëgjon për herë të parë për ngjarjet nuk do ta dijë se për çka bëhet fjalë. Nga ana tjetër, teksti është publikuar në rubrikën Maqedoni, që duket se ndoshta është bërë gabim, për shkak se i gjithë teksti paraqet komentim, dhe nuk është ndarë në rubrikë të veçantë.

Nuk ka burime të informatës, por sulm ndaj një partie politike, e cila në tekst është marrë si fajtore për ngjarjet. Me këtë rast, nuk është mbajtur llogari për fjalorin, por sikur janë zgjedhur fjalë më të fuqishme, të cilat e nxehin edhe më tepër gjendjen edhe ashtu të tensionuar në terren.

Nuk ka përmbajtje sepse nuk ka as fillim, as brendi, as fund. Por, me një frymë pështyhet një parti dhe teksti përfundon. SI vërshim – është deri sa është dhe pastej zhduket menjëherë. Ashtu edhe teksti pështyhet prej fillimi deri në fund, por kur do ta përfundon, sikur nuk ka ekzistuar fare.

 

TEKST NXITËS

Anshmëria shihet prej së largu. Sikur bëhet fjalë për PR-tekst të ndonjë partie, e jo për produkt gazetaresk.

Komentim ka pothuajse në gjithë tekstin, të integruar, pa e shënuar se bëhet fjalë për koment.

Teksti është origjinal, por askund nuk ka nënshkrim. Ajo që huton në këtë tekst komentues është edhe fakti se nuk është nënshkruar as redaksia.

Titulli huton edhe i përforcon pasionet. Fotografia është nga vetë ngjarja, edhe pse është zgjedhur fotografi e keqe për këtë tekst. Për shkak se, siç thonë, me një lule nuk vjen pranvera.

Tekst tepër nxitës, i cili nuk kohën kur është publikuar, gjendja akoma ishte e brishtë. Prandaj, duhet pasur shumë kujdes gjatë teksteve të këtilla. Por, ja, këtu nuk është ashtu. Prandaj, nderi për një tekst të këtillë i mbetet vetëm redaksisë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

:

deklratata jo të sakta

:

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

diskriminon

diskriminim social

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja