verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Cërvenkovski u paraqit në LSDM te instrumenti i tij i quajtur Zaev

on 29 - 05 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

netpress_com_mk_na-bihakjka-sredba-zaev-crvenkovski-crop-resize

Intonacioni, konstruksioni dhe mënyra në të cilën është plasuar ky lajm me dhjetë rreshta le përshtypje të tendenciozitetit të fuqishëm. Kjo veçanërisht vërehet në titull, i cili përmban një pjesë mjaft ofenduese ndaj liderit të socialdemokratëve, i cili është kualifikuar si “instrument i Cërvenkovskit”!

netpress_com_mk_na-bihakjka-sredba-zaev-crvenkovskiLinku deri te artikulli origjinal: Cërvenkovski u paraqit në LSDM te instrumenti i tij i quajtur Zaev

Data dhe koha e publikimit: 22.05.2014, 14:51

Data e recensionit: 24.05.2014

Recensuese: Оlivera Vojnovska

 

KONSTRUKSIONI

Lajmi fillon në mënyrë shumë korrekte, i referohet një burimi zyrtar dhe e transmeton në mënyrë të saktë një fragment nga komunikata partiake për takimin Zaev-Cërvenkovski.

“Bashkërisht u konstatua se LSDM-ja ka nevojë për unitet dhe kohezion të brendshëm të të gjithë atyre që janë të brengosur për gjendjet në Republikën e Maqedonisë”

Por, pastaj, duke u fshehur prapa “interpretimeve anonime” bëhet një konstruksion i qëllimshëm se takimi, gjoja, është vërtetim i informatave:

“se Zaevi nuk mund të dalë nga hija e Cërvenkovskit dhe se pas Kongresit, njeriu u parë i LSDM-së do të vazhdojë t’i ndjekë instruksionet e paraardhësit e tij për atë se do të vazhdojë veprimi politik në të ardhmen”.

Mirëpo, materiali nuk ofron asnjë argument për t’i mbështetur këto pohime.

 

DEVALVIMI

Edhe përkundër asaj se bëhet fjalë për lajm të shkurtër, megjithatë, ai nuk është i plotë. Nga komunikata e LSDM-së është marrë vetëm një fjali. Thënë të vërtetën, ajo edhe nuk është shumë e gjatë. Mirëpo, duke pasur parasysh se në rastin konkret lajmi duhet të informojë për takimin Zaev-Cërvenkovski, ka mundur të transmetohet së paku edhe fjalia e fundit e komunikatës, gjegjësisht se të dytë kanë konstatuar se:

Nuk ka armiq brenda në LSDM, ekziston një e keqe që i shkakton dëm shtetit, e ato janë Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE dhe të gjitha forcat duhet të orientohen për të mirën e Republikës së Maqedonisë.

Ashtu siç në fakt e bënë disa media.

Mirëpo, është e qartë, se vlerësimi ka qenë se duhet të ngjitet pjesa komentuese me kualifikimet diskredituese për Zaevin. Me çka, nga ana tjetër, tregohet anshmëri e hapur ndaj partisë në pushtet.

E kjo shihet që nga përzgjedhja e titullit me spin, me të cilin është ngatërruar lajmi, sepse nga njër anë sugjeron mendim se Cërvenkovski e mban timonin e LSDM-së, e nga ana tjetër ai duket edhe devalvues:

“Cërvenkovski u paraqit në LSDM te instrumenti i tij i quajtur Zaev”

Shikuar nga aspekti formal, në pjesën e parë të titullit në publik plasohet edhe një informatë jo e vërtetë. Në fakt, siç transmetuan një pjesë e mediave, duke iu referuar burimeve zyrtare ngaп opozita, Cërvenkovski nuk është paraqitur në zyrat e LSDM-së, por Zaevi “me kërkesën e tij, është takuar me Cërvenkovskin, në kabinetin që i është ndarë nga shteti si ish-kryetar i Maqedonisë”.

 

POROSI MANIPULATIVE

Fotografia me të cilën është ilustruar lajmi e plotëson porosinë manipulative që u dërgohet lexuesve. Bëhet fjalë për fotografi të vjetër në të cilën shihet se si Cërvenskovski me dy duar e mban dorën e djathtë të Zaevit, që aludon në atë se “e ka në dorë”!

Mënyra në të cilën është shkruar ky material prej katër fjalish, tregon qartë se qëllimi nuk ka qenë që të informohet në mënyrë objektive për takimin e liderit aktual me atë të mëparshëm të LSDM-së, që vjen pas kritikave të Cërvenkovskit në adresë të udhëheqësisë aktuale të partisë, tre ditë para Kongresit të socialdemokratëve (që u mbajt më 11 maj 2014). Por, të nënçmohet Zaevi, dhe të prezantohet si personalitet që, gjoja, punon sipas direktivave të Cërvenkovskit.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pjesërisht

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare, anonime

relevante, jorelevante

më tepër burime

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja