Recension: Në shumë komuna në Maqedoni, të martën nuk do të ketë grevë
Published in Recensione
on 23 - 01 - 2015 Author: Љубомир Костовски
Përkundër paralajmërimeve të SASHK-ut, sindikatit më të madh në fushën e arsimit, edukimit parashkollor dhe kulturës – se prej 20 janarit anëtarët e tyre nuk do të punojnë, gjegjësisht se do të fillojnë grevë, shumë media tona publikuan artikuj në të cilat e mohojnë se do të ketë ndërprerje të arsimit dhe ftohen prindërit që t’i dërgojnë fëmijët në mësim. Edhe ky është një kontribut i tillë, i cili filloi të emitohej të dielën vonë pasdite, mirëpo edhe gjatë gjithë ditës së nesërme. Të dhënat në këtë tekst janë të njëanshme dhe bazohen në faktorë që nuk janë relevantë, në fund të fundit, për procesin e arsimit, ndërsa ato që janë më relevante për këtë çështje nuk përmenden fare.
Linku deri te artikulli origjinal: Në shumë komuna në Maqedoni, të martën nuk do të ketë grevë
Data dhe koha e publikimit: 15.01.2015, 12:09
Data e recensionit: 17.01.2014
Recensues: Ljubomir Kostovski
Kryetarët e komunave të Manastirit, Sveti Nikoles, Koçanës, Krushevës, Makedonski Brodit, Debërcës, Bosillovës, Demir Hisarit… në takime me drejtorët e shkollave janë informuar se nuk do të përkrahet greva e paralajmëruar nga SASHK-u dhe se mësimi në gjysmëvjetorin e dytë do të fillojë të martën, pas përfundimit të pushimit dimëror.
Me ndryshime të vogla ose pa asnjë ndryshim, teksti, paraqitet edhe në disa media, që sugjeron se bëhet fjalë për tekst që është marrë nga një burim, i cili askund nuk është theksuar(!). Edhe në atë burim anonim, mbështetje e vetme për informatat janë kryetarët e komunave. Problemi qëndron në atë se kompetencat e tyre në procesin arsimor janë shumë të vogla dhe më tepër ka të bëjë me politikën kadrovike (zgjedhjen e drejtorëve). Pastaj, në vend ka mbi 80 komuna, dhe ky numërim i lodhshëm përfundon pas afër dhjetë komunash, kryetarët e të cilave “garantojnë” se gjysmëvjetori i dytë do të fillojë në mënyrë normale.
Më me rëndësi në këtë rast është mungesa e organizatorit të grevës në çfarëdo forme(!), që do të ishte hap logjik të cilin do t a bënte çdo gazetar në botë.
Se këtu nuk ka asgjë të rastësishme flet edhe kontributi i ardhshëm i këtij televizioni në temën e grevës së SASHK-ut, ku përsëri nuk ka asnjë përfaqësues të Sindikatit në raport, e poashtu nuk është emituar as komunikata e kësaj organizate.
Ky kontribut, sikurse edhe ato që janë të ngjashëm me të, fabrikojnë situata të dëshiruara, mirëpo nuk e kanë të vërtetën. Dihet si arrihet deri te ajo.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
zyrtare
jorelevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
kopje të plotë (lajm agjencie)
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
dezinformon
jokreativ
josenzancionalist
adekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
në fotografi është paraqitur një institucion i arsimit të lartë, që nuk ka të bëjë me grevën
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e