verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Pendarovskin në Çarshinë e vjetër në Shkup e priti vetëm “Aman”-i

on 12 - 03 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

I-Република-Online-republika_mk__p214585-crop-resize

Materialin që e recenzojmë është joobjektiv, i anshëm dhe skajshmërisht tendencioz, duke filluar nga titulli: “Pendarovskin në Çarshinë e vjetër në Shkup e priti vetëm “Amanin””, e deri në reshtin e fundit. Që në fillim, me një dozë të qartë të kënaqësisë konstatohet se, gjoja ka dështuar shëtitja e Pendarovskit nëpër Çarshinë e Vjetër.

Një javë pas zgjedhjes për kandidat të opozitës për kryetar shteti, profesori Stevo Pendarovski doli në një ngjarje publike dhe menjëherë u ballafaqua me një problem. Në vend të qindra qytetarëve, siç i është thënë Pendarovskit, atë e kanë pritur vetëm përfaqësues të organizatës joqeveritare Aman.

Në këtë produkt spini, të shkruar në 12 reshta me një intonacion të qartë kritikues ndaj opozitës dhe kandidatit të saj për kryetar shteti, është e qartë ideja për të krijuar mendim se Pendarovski nuk ka përkrahje të publikut.

FireShot Screen Capture #216 - 'Пендаровски во старата Скопска чаршија го пречека само „Аман“ I Република Online' - republika_mk__p=214585Linku deri te artikulli origjinal: Pendarovskin në Çarshinë e vjetër në Shkup e priti vetëm “Aman”-i

Data dhe koha e publikimit: 9.03.2014, 17:35

Data e recensionit: 10.03.2014

Recenzuese: Оlivera Vojnovska

 

FOTOGRAFIA SI “DËSHMI KRYESORE”

Autori i paemërtuar i artikullit si “dëshmi kryesore” për deklaratat e paraqitura ofron një fotografi. Në të është paraqitur Pendarovski në një kafiteri në Çarshinë e vjetër, në shoqëri të disa të rinjve, në mesin e të cilëve edhe udhëheqësi i iniciativës qytetare “AMAN”. Ky ilustrim trajtohet si “argument” i fuqishëm në favor të deklaratës se:

“…udhëheqësi i iniciativës qytetare “Aman” që është e afërt me LSDM-në, i cili së bashku me aktivistë të tjerë duhet ta plotësojë hapësirën e zbrazët për shkak të mungesës së përkrahësve të vërtetë të Pendarovskit dhe opcionit që ai a përfaqëson”

Pretendimet e këtilla janë të pabaza. Të thuhet një gjë e këtillë vetëm në bazë të një fotografie është pretencioze.

Mediat që e regjistruan këtë ngjarje, publikuan lajme-kontribute me konotacion tjetër. Kryesisht informuan se Pendarvovski të dielën e ka pirë kafen e parë në Çarshi dhe ka biseduar me qytetarët që janë gjetur aty në atë kohë, si dhe me zanatçinjtë. Një pjesë prej tyre i kanë thënë se “Мaqedonia meriton të ketë lider si ai”.

Në tekst nuk përmenden burime të informatave, dhe fitohet përshtypja se ai është shkruar në bazë të fotografisë. Autori i paemërtuar, pa i përmendur burimet precize dhe pa ndonjë dëshmi konkrete ose ndonjë argument, plason në publik interpretime të lira. Теksti nuk ka për qëllim që të informojë. Ai është i pabalancuar dhe politikisht jokorrekt. Konsturksioni i tregimit dhe mënyra se si është plasuar ajo japin indikacione të qarta se në ç’drejtim rëndon anshmëria.

 

LAJM – KOMENT

I gjithë materiali është përgatitur në formë komenti. Ai fillon dhe përfundon me koment:

Me involvimin dhe keqpërdorimin e shoqatave të cilat prezantohen si shoqata qytetare, e në fakt janë “varëse” të partive politike, siç është në rastin konkret LSDM-ja, bëhet manipulim me sektorin joqeveritar.

Elementet komentuese janë në funksion të diskreditimit të Pendarovskit dhe të opozitës, por edhe të iniciativës qytetare “AMAN”. Konteksti në të cilin është përdorur shprehja “varëse”, është mjaft ofendues. Në fakt, nuk është hera e parë që iniciativa qytetare të еtiketohet me qëllim që të margjinalizohen aktivitetet e saj.

Në titullin me të cilin është filluar teksti është plasuar një e pavërtetë. Ai ka për qëllim të krijojë perceptim se paraqitja e Pendarovskit në publik nuk tërheq vëmendje.

Teksti është i ilustruar me dy fotografi. E para – qendrore, është kyçe për tregimin që u servohet lexuesve. Ajo ka për qëllim ttë tregojë se Pendarovski ka qenë i vetmuar në Çarshi, ndërsa situaten deri diku e ka shpëtuar iniciativa qytetare “AMAN”! Fоtografia е dytë është më e vogël, ajo është vënë në fund të artikullit dhe duhet të shërbejë se një lloj dëshmie, se socialdemokratët qëndrojnë prapa kësaj iniciative qytetare.

Në këtë përmbajtje të padefinuar në aspekt të zhanrit, që i ngjan një lajmi-komenti, gjithçka është ngatërruar. Kështu, kemi informatë se Pendarovski nuk ka tërhequr aspak vëmendje (në mesin e qytetarëve të zakonshëm), nëë Çarshi, përkujtim se “АМАN“-i “me urdhër të LSDM-së i ka organizuar protestat kundër shtrenjtimit të rrymës” dhe përfundim se “LSDM-ja bën manipulim me sektorin joqeveritar”. 

Artikulli qëllimisht është i ndërtuar në atë mënyrë që gjërat t’i paraqesë vetëm prej një këndi. Këtu, padyshim kanë dështuar standardet profesionale gazetareske që imponojnë paanshmëri dhe objektivitet në raportimin për proceset politike, e posaçërisht për zgjedhjet.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

Janë plasuar të pavërteta

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja