verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Projekt për shkrim-lexim të nuseve nga Shqipëria në komunën e Novacit

on 21 - 05 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

ALFA-TV-alfa_mk_News_aspx_id76394_U3CEmfmSyul-crop-resize

Problemi kryesor me kontributin e titulluar: “Projekt për shkrim-lexim të nuseve nga Shqipëria në komunën e Novacit” është në përdorimin joadekuat të termit “shkrim-lexim”. Edhe atë, si në titull, ashtu edhe në fjalinë e dytë të tekstit, e cila njëkohësisht është edhe nëntitull:

“Në mësimin e shkrim-leximit për shqiptaret që janë nëna, kryesisht të fëmijëve të moshës parashkollore, morën pjesë katër edukatorë”.

Megjithatë, nga vetë teksti kuptohet se nuk bëhet fjalë për mësim të shkrim-leximit, por për Projekt për mësimin e gjuhës maqedonase, në të cilin janë përfshirë rreth njëzet shqiptare, të cilat kanë krijuar familje në disa fshatra të Manastirit (komuna e Novacit). Faktikisht, këto gra e njohin gjuhën shqipe, gjuhën e tyre amtare, por me siguri kanë problem gjatë komunikimit në gjuhën maqedonase, dhe mu për këtë arsye edhe janë organizuar kurset edukative.

'ALFA TV' - alfa_mk_News_aspx_id=76394#_U3CEmfmSyulLinku deri te artikulli origjinal: Projekt për shkrim-lexim të nuseve nga Shqipëria në komunën e Novacit

Data dhe koha e publikimit: 10.05.2014, 19:01:26

Data e recensionit: 11.05.2014

Recensues: Оlivera Vojnovska

 

MËSIMI I GJUHËS NUK ËSHTË “MËSIM I SHKRIM-LEXIMIT”!

Kontributi i referohet një ngjarjeje zyrtare – ndarjes së diplomave grave shqiptare që janë martuar në fshatrat e rrethit të Novacit, të cilat në kuadër të projektit të UNDP-së e kanë kryer trajnimin për përvetësimin e njohurive kryesore të të folurit, leximit dhe shkrimit të gjuhës maqedonase. Në materialin që e recensojmë janë transmetuar deklaratat e shkurta të njërës nga pjesëmarrëset në trajnim, të njërës nga arsimtaret e angazhuara në projekt, si dhe të kryetarit të komunës së Novacit. Kështu që, informata nuk ka problem me burimet dhe përmbajtësinë, mirëpo në njëfarë mënyre e vë në pikëpyetje vërtetësinë.

Në fakt, formulimi “shkrim-lexim” i jep një konotacion krejtësisht tjetër kontributit, dhe, dashtë e padashtë, shkakton huti te publiku. Sugjeron mendimin se nuset që kanë ardhur nga Shqipëria janë të paditura dhe tani, pasi janë martuar në Novaci, do të mësojnë shkrim e lexim! Që gjithsesi nuk është e vërtetë. Mësimi i gjuhës, ashtu siç nuset shqiptare në fshatrat e Novacit e kanë mësuar maqedonishten, nuk mund të kualifikohet si “mësim i shkrim-leximit”. Në fakt, nga deklarata e krytearit të komunës së Novacit shihet qartë se shqiptaret e lartëpërmendura kanë fituar një shkallë të arsimit në vendin e tyre, ndërsa projekti duhet vetëm të ndihmojë për socializimin e tyre më të shpejtë në mjedisin e ri.

“Bëjmë socializimin e këtyre grave që të mund të komunikojnë më mirë dhe t’u gjejmë vende të punës në përputhje me përgatitjen e tyre profesionale. Megjithatë, më e rëndësishme është të mësojnë të lexojnë dhe të shkruajnë në gjuhën maqedonase”  (Llazo Kotevski, krytear i komunës së Novacit)

 

INFORMATË E SHKATËRRUAR

Me zgjedhjen “e pafat” të termit “shkrim-lexim” në titull dhe nëntitull, është bërë lëshim. Dhe, pavarësisht, që ndoshta nuk ka qenë qëllimi i tillë, megjithatë ai duket disi nënçmues dhe artikullit i jep një ton ofendues. Kështu që, materiali që e recensojmë, është shembull, për atë se si duke përdorur vetëm një fjalë të gabuar, për fat të keq, është shkatërruar një informatë që është përpunuar në mënyrë shumë korrekte. Në rastin konkret, titull më adekuat do të ishte, për shembull: “Nuset nga Shqipëria në komunën e Novacit mësojnë maqedonisht”.

E sa i përket asaj se sa e rëndësishme është se ku do të vihet theksi dhe si do të plasohet një lajm, flet edhe аnaliza me titull: “Bota do ish e shëmtuar në bardhë-e-zi”, e publikuar në faqet e Shërbimit për verifikimin e fakteve nga mediat. Në të, aautorja Aurora Karameti, doktore e shkencave të informatikës dhe të komunikimit, duke e shyqrtuar rolin e mediave në krijimin e perceptimit të publikut e potencon ndikimin e tyre të madh mbi të menduarit e njerëzve. Që reflektohet „nëpërmjet kornizës që ato zgjedhin për të trajtuar lajmet që shkruajnë ku qëllimisht theksojnë disa fakte dhe tipare të caktuara duke shmangur disa të tjera.”


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

Pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

më tepër burime

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

nuk ka

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja