verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Rritet interesi për të blerë drurë nga NP “Pyjet e Maqedonisë”

on 11 - 08 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Зголемен интересот за купување на дрва од ЈП Македонски шуми NetPress-crop-resize

Lajm i zakonshëm me rëndësi lokale i publikuar në një portal nacional, i shfrytëzuar për qëllime propaganduese nëpërmjet një spini të ulët, por edhe lajm i cili ka problem me logjikën interne dhe shtron një sërë pyetjesh sa i përket pretendimeve të ofruara, në vend që të japë përgjigje, me çka vihet në pikëpyetje vërtetësia e tij.

Зголемен интересот за купување на дрва од ЈП Македонски шуми NetPressLinku deri te artikulli origjinal: Rritet interesi për të blerë drurë nga NP “Pyjet e Maqedonisë”

Data dhe koha e publikimit: 05.08. 2014, 15:23

Data e recensionit: 05.08.2014

Recensues: Vlladimi Petreski

Propaganda njihet nga detajet, gjegjësisht ose për nga mungesa ose për nga përdorimi jologjik i tyre. Këtu kemi problem pikërisht me detajet. Thuhet se:

“Pas zvogëlimit të çmimit të drurëve për ngorhje nga ana e qeverisë për 10 përqind për të gjithë qytetarët dhe 15 për qind për familjet e rrezikuara në aspekt social, është rritur interesi për të blerë dru për ngorhje, thonë në depon e Ekonomisë pyjore “Babuna” nga Velesi, që është në kuadër të NP “Pyjet e Maqedonisë”.

Mirë. Le të jetë ashtu. A mund të marrim ndonjë informatë me të cilën do të mbështetej ky pohim? Atë që e fitojmë, nga ana tjetër, janë të dhëna dhe pretendime që janë problematike.

Në artikull thuhet se EP “Babuna” disponon me “50-60 metra kub dru ahu, si dhe se këto janë sasi që do të plotësohen. Hmm… 50-60 metra kub dru është sasi që mjafton për 5-8 amvisëri për ta kaluar dimrin, nëse dihet se një amvisëri mesatarisht harxhon 7-10 metra kub dru për një dimër. Thjesht, kjo është një sasi tepër e vogël, dhe sikur edhe e gjithë kjo sasi të shitet, prej saj nuk mund të nxirret asnjë përfundim për ndonjë interesim më të madh të qytetarëve.

Pastaj, thuhet se EP-ja disponon edhe me dru për ngrohje nga dushku, të cilat janë në “sasi më të mëdha” (nuk tregohet se sa), por shtohet se për to nuk vlen zbritja qeveritare prej 10-15 për qind dhe se ky lloj druri për ngorhje kushton 2.453 denarë, kundrejt ahut, i cili me zbritje kushton 2.050- 2.134 denarë për një metër kub. Çka të përfundojmë nga kjo? Se drunjtë për ngrohje janë në sasi të kufizuara, vetëm sa për t’i mashtruar qytetarët të mendojnë se ka zbritje, por kur ato do të harxhohen, do të duhet blihet dushku, i cili është më i shtrenjtë? Si të kuptohet kjo ndryshe? Përndryshe, shitja e dushkut me çmim më të lartë nuk ka logjikë nëse ka dru ahu për të gjithë, i cili është më i lirë. Në asnjërën nga këto pyetje nuk është dhënë përgjigje. Numrat vetëm janë vënë si të tilla, pa kontekst (përveç atij për zbritjen, për të cilën meritore është qeveria) dhe pa asnjë informatë plotësuese. Nuk ka as informata për atë se sa janë sasitë që janë në dispozicion edhe nga njëri lloj edhe nga lloji tjetër i drurëve, a ofrohet prerje e drurëve dhe cili është çmimi për këtë, si është rregulluar transporti deri te shtëpitë, etj. Asgjë nga kjo.

Burimet e informatave janë zyrtare, por janë shfrytëzuar shumë keq. Shihet se shumë më e rëndësishme ka qenë vlera propaganduese e lajmit, se sa ajo informativja.

Titulli është po aq problematik sa edhe lajmi. Ai e përmban informatën kryesore për interesin e shtuar për drunjtë për ngorhje dhe pas një titulli të këtillë çdo lexues pret të fitojë informata se si është shtuar interesi, nëpërmjet cilëve tregues, por një gjë e tillë nuk ekziston në lajm. Pa e harruar faktin se titulli gjeneralizon. Në fakt i gjithë lajmi ka të bëjë me një ekspoziturë të “Pyjeve të Maqedonisë” në Veles, e në lajm thuhet se interesi është shtuar në gjithë ndërmarrjen publike pyjore.

Në fund, ia vlen të pyetemi se çka kërkon një lajm i këtillë me rëndësi krejtësisht lokale në një portal nacional. Ky lajm është interesant vetëm për banorët e Velesit dhe të rrethinës së tij, eventualisht për rrethin pak më të gjerë qendror të vendit. Sigurisht, ashkush nga Shkupi, Ohri ose Strumica nuk do të shkojë me kamion deri në Veles që të blejë dru. Prandaj ky lajm e ka vendin në ndonjë portal lokal ose në radio dhe TV stacionet lokale. Mirëpo, këtu qëllimi nuk është informimi për atë se si qytetarët do të furnizohen me dru për ngorhje (sikur të ishte ashtu lajmi do të ishte strukturuar krejtësisht ndryshe dhe do të ishte më i pasur me të dhëna), por që të fitohet edhe një pikë politike për pushtetin. Pa marrë parasysh se sa i lirë është ai.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë (lajm agjencie)

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente kualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja