verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Stejt Departmenti: Maqedonia në përgjithësi i respekton të drejtat dhe liritë fetare

on 5 - 08 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

FireShot-Screen-Capture-282-МРТ-www_mrt_com_mk_node_12191-crop-resize

Teksti me titull: “Stejt Departmenti: Maqedonia në përgjithësi i respekton të drejtat dhe liritë fetare”, vetëm sipërfaqësisht e shqyrton Raportin për liritë fetare në botë gjatë vitit të kaluar, në pjesën që ka të bëjë me Maqedoninë. Ky material i mangët me vetëm katër fjali nuk e përcjell poentën kryesore të Raportit: “se në Maqedoni politizohen religjioni dhe çështjet fetare”. Fitohet përshtypja sikur artikulli është bërë sa për të thënë se është bërë. Mirëpo, mënyra e këtillë e plasimit dhe e përpunimit të tekstit, nuk është për shkak të mosdijes ose papërvojës, por është më se e qartë se Raporti qëllimisht është trajtuar në atë mënyrë.

FireShot Screen Capture #282 - 'МРТ' - www_mrt_com_mk_node_12191Linku deri te artikulli origjinal: Stejt Departmenti: Maqedonia në përgjithësi i respekton të drejtat dhe liritë fetare

Data dhe koha e publikimit: 29.07.2014, 11:42

Data e recensionit: 29.07.2014

Recensues: Оlivera Vojnovska

 

HESHTJA DHE MARGJINALIZIMI I KRITIKAVE

Teksti i referohet dokumentit zyrtar, mirëpo të dhënat i paraqet në mënyrë tepër selektive. Në fakt, kjo informatë e shkurtër plotësisht i injoron kritikat serioze në adresë të pushtetit, më saktë të partisë në pushtet nga blloku maqedonas:

… koalicioni qeveritar në të cilin dominon partia maqedonase me orientim ortodoks e politizon fenë për qëllimet e saja politike, duke iu referuar bindjeve fetare dhe identitetit të shumicës në vend dhe me ndihmën e KOM-it.

Poashtu, nuk ka asnjë fjalë për atë se:

Tensionet etnike negativisht reflektohen mbi liritë fetare. Politizimi i çështjeve fetare është në rritje dhe ka efekt negativ mbi tolerancën fetare në vend.

Stejt department thekson se ka pasur raporte për keqpërdorime sociale dhe diskriminim nl bazë të përcaktimit fetar, fesë ose praktikës fetare.

Anëtarët e Arkipeshkopisë Ortodokose të Ohrit, e cila ka rreth 100 anëtarë, por që është e pranuar nga Kisha Ortodokse Serbe si kishë e vetme legjitime autonome në Maqedoni, thonë se u janë të nënshtrua sulmeve mediatike dhe mbikëqyrjes nga ana e qeverisë për shkak të refuzimit të tyre që ta pranojnë pavarësinë e KOM-AO-së nga KOS-i.

Disa brenda qeverisë dhe komunitetit mysliman kanë deklaruar se BFI njashtu ka përfituar nga lidhjet e ngushta me qeverinë.

Në kontribut nuk përmendet asgjë për atë se në raportin e Stejt Departmentit është theksuar kontesti i komunitetit bektashian të Maqedonisë kundër Bashkësisë Fetare Islame në lidhje me Arabati Baba Teqen në Tetovë, dhe me këtë rast vlerësohet se fakti që komuniteti bektashian akoma nuk ka status të pranuar në Maqedoni e pamundëson zhvillimin e procedurave në lidhje me kontestin për Teqen.

Përkundër konstatimeve të këtilla në raportin vjetor, teksti që e recensojmë vetëm shkurtimisht i përmend vërejtjet për KOM-in dhe BFI-në, dhe me titullin përpiqet të japë porosi se në dokumentin e Stejt Departmentit nuk janë theksuar aspekte problematike të të drejtave dhe lirive fetare. Që në mënyrë të qartë tregon se në cilën anë anon teksti.

Me heshtjen dhe margjinalizimin e vërejtjeve esenciale, publikut i cenohet mundësia për t’u informuar në mënyrë objektive. Njëkohësisht, është bërë edhe një shkelje serioze e Kodit gazetaresk, me ç’rast është shkelur preambula ku theksohet se “detyra kryesore e gazetarëve është ta respektojnë të vërtetën”, si dhe amandamenti i parë, ku në mes tjerash, thuhet se “gazetari nuk do të fshehë të dhëna thelbësore.”


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike,

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja