verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Tito Petkovski më i zëshëm për dorëheqje, përsëri punon për interesa të huaja

on 5 - 06 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

25-098765098-09800-crop-resize

Përsëri një tekst për nevojat e “patriotëve”. Përsëri, material që i ndan njerëzit në të përshtatshëm dhe të papërshtatshëm. Përsëri, vëni në shënjestër e “tradhëtarëve” nga mediat. Përsëri një shkrim me motivim të fuqishëm politik, por me motivim të dobët gazetaresk. Përsëri, me gjasë, tekst i porositur. 

2Linku deri te artikulli origjinal: Recension: Tito Petkovski më i zëshëm për dorëheqje, përsëri punon për interesa të huaja

Data dhe koha e publikimit: 28.05.2014, 13:13

Data e recensionit: 29.05.2014

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

SEZON I HAPUR PËR GJUETI MEDIATIKE TË POLTIKANËVE “FLOKËBARDHË”

Nëse mendonim se qërimi i hesapeve ndërmjet partive, më së shpesti i imponuar nga pushteti, për çështjen e emrit është aktual vetëm gjatë periudhës parazgjedhore, atëherë ky tekst na tregon se jemi mashtruar. Debati për këtë temë vazhdon edhe në periudhën pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe fitores së “madhe” e partisë së re-të vjetër në pushtet. Nëse nëpërmjet kontestit me Greqinë fitoheshin vota para ditës së votimit, prakiktë kjo e zakonshme për të gjitha ciklet zgjedhore prej 2006 e këndej, tani pas 27 prillit, qytetarëve-votues u “sqarohet” ose nëse dëshironi “u dozohet me hinkë” njohuria se mospranimi i mandateve të deputetëve ngа ana e opozitës është punë greke. Si figurë e përshtatshme për këtë rol është zgjedhur një politikan maqedonas me përvojë të madhe dhe stazh të gjatë në këtë profesion. Atij edhe më parë i janë mveshur lidhje greke, por jo në mënyrë aq të ulët. Thënë më saktë, kjo figurë bëhet e përshtatshme për lojërat e tilla partiake-mediatike që nga viti 2008 kur përfundon shoqërimi i tij koalicionues me pushtetin dhe kur zbardhet video-inçizimi ku ministri i atëhershëm i mbrojtjes, përndryshe kuadër i partisë që e udhëheq njeriu që “trajtohet në këtë artikull, deklaron se kryeministri është pajtuar që në emrin e vendit të figurojë përcaktim gjeografik. Kështu, politikani “flokëbardhë”, nga mediat na tregohet si lojtar kryesor i grekëve. Mirëpo, dëshmi për këtë nuk ka, përveç një deklarate të tij kushedi prej kur, e cila është nxjerrë nga konteksti, dhe e cila në esencë nuk thotë asgjë më ndryshe se sa deklarata legjendare “kompromisi i arsyeshëm është kompromis i arsyeshëm. Domethënë, kemë vërtetësi të dobët, mirëpo nga ana tjetër ka ofendime dhe nënçmime kualitative.

Poashtu, “kualitative” është edhe mungesa e burimeve të informatave. Nuk ka bashkëbisedues, as deklaratat nga njerëz të tjerë me kredibilitet, të cilët do ta konfirmonin, se njeriu me të vërtetë, siç thuhet, punon për Greqinë me atë që “paska qenë më i zëshëm në përpjekjet që të bojkotohet Parlamenti dhe depuetët opozitarë që e fituan besimin e qytetarëve në zgjedhjet e fundit parlamentare të japin dorëheqje nga mandatet e fituara”. E kush e thotë këtë? Gjithsesi burime anonime dhe njohës të paemërtuar të gjendjeve! E, kjo assesi nuk i mbështet akuzat e ashpra se ndonjë politikan punon për interesat e ndonjë vendi fqinj. Prandaj, përmbajtësi ka, por me një mendësi që qartë partiake-politike për konspiracion të opozitës me vendet e tjera, që nuk ka fare mbështetje gazetareske. Megjithatë, kjo nuk i pengoi mediat “vëllazërore” menjëherë ta marrin këtë artikull si tekst legjitim.

 

KOMUNIKATË PARTIAKE – VENDIM GJYQËSOR?!

Nuk ka asnjë lloj përpjekjeje që së pakut fshehet anshmëria që shihet prej shumë larg. Nuk është bërë as përpjekje minimale për distancim nga një qendër e fuqisë politike, në këtë rast pushteti:

“Në këtë mënyrë, njeriu i parë i LRSD-së, sipas njohësve të rrethanave, punon në mënyrë të drejtpërdrejtë për interesat e vendeve të huaja, siç është Greqia, e cila dëshiron destabilizim politik të vendit, argument ky i fuqishëm të cilin pastaj do të mund ta përdorin për ta dëmtuar Maqedoninë në plan ndërkombëtar”.

Komentet në tekst janë trishtuese, edhe atë në kuptim të plotë të fjalës. U ngjajnë komunikatave partiake, e njëkohësisht edhe vendimeve gjyqësore të kohërave të kaluara:

“Kjo nuk është hera e parë që emri i Tito Petkovskit të vendoset në korelacion me angazhimin në dobi të Greqisë. Publiku e mba mend deklaratën e tij nga foltorja e Kuvendit, kur Petkovski në rolin e një nacionalisti grek, mori guximin të propozojë ndryshimin e emrit…”

Prandaj, është e qartë se pse në fillim thamë se kemi një tekst për nevojat e “patriotëve” nga shumica, , material që i ndan njerëzit në të përshtatshëm dhe të papërshtatshëm, vëni me porosi në shënjestër e “tradhëtarëve” nga mediat.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

Pjesërisht

Me gjasë nuk janë të vërteta

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

Me gjasë është origjinal

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja