verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Trazirat në Ukrainë fillimi i Luftës së Tretë Botërore – çfarë ka parashikuar Nostradamus

on 5 - 03 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Немирите Трета светска војна што предвидел Нострадамус Press24-crop-resize

Ky tekst që nga fjalia e parë shpërndan frikë dhe merret me thashetheme të thjeshta.

Kriza në Krime  mund të rritet në konflikt të përgjithshëm, për të cilin ka paralajmëruar Nostradamusi.

Fillon në mënyrë bombastike, me konstatim si diçka që ka ndodhur ose pak me siguri do të ndodh. Më pas, si bisedë në kafe, teksti merret me „ka thënë-më tha” informata dhe teza të pambështetura. Nuk ka as edhe citate nga momentet e përshkruara nga Nostradamusi, kurse përpunon edhe disa profetë të cilët me sa duket pak ose aspak nuk janë të njohur për publikun.  Ndërsa teksti është plot me “çfarë do të ishte nëse do të ishte” e vërteta është krejt e ndryshme nga ajo që autori dëshiron të tregojë. E gjithë kjo do të mund të kalonte në qoftë se teksti ishte vendosur në kolonën “Besoni apo jo,” ose të paktën “zbavitje”. Por ai është vendosur në “Bota“.

Немирите Трета светска војна што предвидел Нострадамус Press24Linku deri te artikulli origjinalTrazirat në Ukrainë fillimi i Luftës së Tretë Botërore – çfarë ka parashikuar Nostradamus?

Data dhe koha e publikimit03.03. 2014, 12:50

Data e recensionit03.03.2014

RecensuesVlado Gjorçev

Vërtetësia: Informacion të tillë për luftën e tretë botërore dhe parashikime të tilla, kryesisht,nga  Nostradamus, ka vazhdimisht ka në mediume. Kjo nuk do të thotë se ata janë të vërteta dhe të të mbështetura me dëshmi. Madje edhe njerëzit të cilët merren me dokumentet e shkruara të Nostradamusit nuk janë të sigurt se çfarë në të vërtetë “profeti” ka dashur të thotë. Janë përmendur edhe “ekspert të tjerë”  të shënuar me iniciale, të cilat duhet të paraqesin profetët.  Por nuk ka se ku dhe kur e kanë parashikuar luftën e tretë botërore. Nuk ka citate,  dhe as kur dhe ku e kanë parashikuar se lufta e tretë botërore do të fillojë pikërisht nga Ukraina.

Burimet e informatave: E vetmja pikë e përbashkët me “burimin” është përfundimi se këtë e dëshmon T.Çejs, Krem Mitar dhe Milosh Tarabiq edhe Nostradamus.

Përmbajtësia: Teksti është bërë vetëm për shkak të kontekstit të zhvillimeve të fundit midis Rusisë dhe Ukrainës. Nuk ka asnjë qëllim tjetër, por vetëm të frikësoj. Informatat vetëm janë lëshuar, jo të plota, të shkurtuara sipas autorit, pa mos pasur kujdes për tërësinë e informatës.  Pretendimet janë hutuese, të përziera me katastrofa natyrore si cunami, vërshime,  nga Putini dhe meteorët, si mbretër dhe car. Mbi të gjitha një përzierje e paparë.

 Komentim: nëse për një lloj komentimi merren edhe thashethemet e fshatit, i gjithë teksti është komentim në këtë aspekt.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Tekste të tilla si kërpudha pas shiut janë paraqitur gati se në të njëjtën kohë. Për edhe nuk mund të vlerësohet se kush ka filluar i pari.

Kualiteti i titullit: Në shkallën nga 1 deri 10 sensacionalizëm, titulli merr notën 10. Është preciz në kontekst për çfarë është dedikuar. Në kësi lloj tekstesh nuk nevojitet pjesë e shkruar, mjafton vetëm titulli që të parashihet se çfarë ka dashur autori të tregoj.

Fotografia: Ka, Nostradamsui i vënë në kontekst të 11 shtatorit dhe kullave binjake në Nju Jork, çfarë donë të paraqes qëndrim se gjithçka që do të lexohet ndoshta do të ngjajë.

Përfundimi: teksti i cili shërben për plotësimin e është vënë në kontekst të aktualiteteve,. Me asnjë dëshmi për saktësi, është shfrytëzuar në situatën aktuale politike në botë e cila është mjaft serioze. Për shkak të seriozitetit të situatës në Rusi dhe Ukrainë teksti shkakton një varg spekulime, pyetje dhe debate në rrjetet sociale. Diçka për të biseduar me një filxhan kafe është vendosur në pjesën për ngjarjet aktuale që ka pushtuar vëmendjen e lexuesve gjithë ditës. Këto tekste, sidomos në një fatkeqësi të tillë politike, duhet pak ose aspak të mos publikohen.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

kreativ

senzacionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

shprehje të urrejtjes

nxit dhunë

diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja