verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Vetëvritet tinejxherja për shkak Facebook-ut

on 28 - 10 - 2013       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Тинејџерка-се-самоуби-поради-Фејсбук-think-crop-resize

Vetëvrasja për të cilën bëhet fjalë në tekst ka ndodhur në Indi, por fakti se ky vend është larg nuk e zvogëlon përgjegjësinë që për këtë rast të raportohet me kujdes të madh.

Kujdesi në rastet e vetëvrasjeve duhet të jetë rregull e artë për shkak se ka rrezik për imitimin e aktit. Në këtë rast, që në titull “Vetëvritet tinejxherja për shkak Facebook-ut” tregohet një papërgjegjësi, kur kihet parasysh numri i madh i tinejxherëve që e përdorin Facebook-un.

Rreziku që ndërlidhet me rolin e mediave sa i përket vetëvrasjeve është se ato mund të jenë një lloj “lehtësuesi” për personat, gjegjësisht të rinjtë dhe personat më të ndijshëm në aspekt mental, që edhe më parë kanë menduar t’i japin fund jetës së tyre.

Тинејџерка се самоуби поради Фејсбук – think.mk - 2013-10-28_12.34.47

Linku deri te artikulli origjinalVetëvritet tinejxherja për shkak Facebook-ut

Data dhe koha e publikimit: 25.10.2013

Data e recensionit: 29.10.2013

Recensuese: Svetllana Jovanovska

Vërtetësia: Теksti është marrë nga një medie e huaj, për shkak se ngjarja ndodh në Indi. Kjo ngjarje është publikuar në shumë media të huaja, kështu që, pasi që teksti në median maqedonase është marrë nga mediat e huaja, supozohet se ngjarja është e vërtetë.

Burimet e informatave: Në mediat e huaja, teksti bazohet në të dhënat që janë marrë nga policia e provincës indiane ku ka ndodhur vetëvrasja.

Përmbajtësia: Теksti nuk është gjithëpërfshirës. Informatat që i jep ai nuk japin një pasqyrë të plotë për ngjarjen. Mbetet zbrazëtirë për shkakun e vetëvrasjes së tinjexheres indiane. Teksti thotë se ajo është varur pasi prindërit ia kanë ndaluar ta përdorë Facebook-un dhe të këmbejë porosi me miqtë e saj.

Nuk ofrohen të dhëna për gjendjen mentale të tinejxheres, e as, problemeve të saja që kanë çuar deri te akti tragjik i vetëvrasjes.

Anshmëria: Теksti është i paanshëm, por mund të thuhet se ai ka elemente të senzacionalizmit për shkak se nuk jep informata të mjaftueshme që do ta kompletonin informatën për vetëvrasjen e një vajze të re.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Теksti është marrë nga mediat e huaja, para së gjithash nga botimet në gjuhën angleze të shtypit indian.

Kualiteti i titullit: Një problem i madh në këtë tekst është titulli i tij. Me fjalët “Vetëvritet tinejxherja për shkak Facebook-ut” theksi vëndohet mbi rrjetin social, i cili, sipas titullit, është shkak për vetëvrasjen. Vetë teksti jep më tepër informata, por ato nuk janë gjithpërfshirëse.

Fotografia: Fotografia e tregon logon e Facebook-ut dhe me vetë këtë fajin e hedh mbi këtë rrejt social.

Përfundimi: Para së gjithash, rregullat thonë se vetëvrasjet nuk duhet të mbulohen në media, për shkak se bëhet fjalë për jetën private të dikujt.

Në analizën e Mr. Zharko Trajanoskit, të publikuar në këtë portal me temë “Si (nuk) të raportohet për vetëvrasjet” thuhet se

“…theksimi i shkaqeve sociale, siç është papunësia, problemet në shkollë ose fundi i një lidhjeje romantike, mund të kuptohet si porosi deri te ata që kanë probleme të ngjashme se vetëvrasja është një nga zgjidhjet e mundshme”.

Kësaj do t’ia shtonim edhe këtë tekst dhe titullin e tij, të cilat, do të mund të paraqisnin shtytje, para së gjithash, për publikun e ri, se rrjeti social Facebook është shkak për vetëvrasjen e dikujt.

Ky akt nuk guxon të jetë mënyrë për tërheqjen e vëmendjes. Çdo aludim në vdekje ose vetëvrasje duhet të merret shumë seriozisht nga ana e mediave.

Vetëvrasja, thuajse rregullisht, është e shoqëruar me një sërë problemesh që çojnë deri te ky akt. Mediat duhet seriozisht ta shqyrtojnë këtë problem.

Gjatë raportimit për vetëvrasjen e dikujt, nëse media vendos të raportojë, edhe atë pa marrë parasysh se a ka ndodhur kjo në anën tjetër të botës, do të ishte mirë që rregullisht fjala t’i jepet profesionistit, i cili ka mënyrë për t’i sqaruar rrethanat dhe të japë këshilla të mira.

Linja SOS për gjendje krize në Klinikën për psikiatri (24/7): (02) 3136 400.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

relevante, jorelevante

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të pjesshme

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja