verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Zaevi filloi të fshehet nga hetimi për “Puçin”

on 23 - 02 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Заев-почна-да-се-крие-од-истрагата-за-П_-http___www.press24.mk_zaev-pochna-da-crop-resize

 

Lajmi me titull: Zaevi filloi të fshihet nga hetimi për “Puçin” është i rrejshëm. Mënyra në të cilën është shkruar dhe plasuar ky material le përshtypjen se nuk bëhet fjalë për ndonjë gabim të paqëllimshëm, por se me qëllim është publikuar një dezinformatë me qëllim që të nxihet lideri i opozitës.

Заев почна да се крие од истрагата за П_ - http___www.press24.mk_zaev-pochna-daLinku deri te artikulli origjinal: Zaevi filloi të fshihet nga hetimi për “Puçin”

Data dhe koha e publikimit: 18.02.2015, 15:20

Data e recensionit: 19.02.2015

Recensuese: Оlivera Vojnovska

 

LAJM QË S’KA TË BËJË ME TË VËRTETËN

Artikulli në bazë të informatave të pakonfirmuara, nga burime anonime, mirëpo “të sigurta” bën konstruksion se: “lideri i opozitës filloi te fshehet nga organet hetuese në rastin Puçi”. Qëllimi nxirret edhe nga titulli spinues dhe lexuesve u servohet si e vërtetë e plotë. E në fakt, bëhet fjalë për trillim të plotë.

Në fakt, në demantin nga socialdemokratët thuhet se lideri i LSDM-së nuk është ftuar në Prokurori për rastin “Puçi”, por si dëshmitar në lidhje me padinë penale për përgjimin e paautorizuar, të parashtruar nga LSDM-ja dhe për shkak të dorëzimit të materialeve plotësuese. Me këtë rast, sqarohet se për shkak të obligimeve të caktuara më herët të Zaevit, me shkrim është kërkuar termin tjetër nga Prokuroria.

Poashtu, në materialin që e recensojmë përmendet edhe ajo se deklaratë para Prokurorisë ka dhënë avokati i Zaevit, mirëpo nuk tregohet se çka ka thënë. Mirëpo, nga ana tjetër, thuhet se ai  “nuk është përgjigjur në pyetjen se pse klienti i tij nuk është paraqitur para organeve hetuese”.  Qasja e këtillë manipulative krijon një përshtypje sikur avokati ka qenë në Prokurori në lidhje me rastin “Puçi”.

Mirëpo, nga deklarata e avokatit, të cilën e transmetuan disa media, shihet se ai në emër të LSDM-së deri te Prokuroria ka dorëzuar dëshmi të reja për skandalin me përgjimet.

Është dorëzuar zgjerim i padisë së parashtruar penale për përgjim të paautorizuar. Si dëshmi janë dorëzuar të gjitha ato inçizime që tashmë janë prezantuar publikisht, Presim që prokuroria publike ta marrë parasysh edhe këtë material dëshmues dhe të veprojë sipas ligjit.

Dhe padyshim, deklarata qëllimisht nuk është transmetuar, për shkak se ajo nuk përputhet me skenarin e kësaj përmbajtjeje mediatike që është vënë në funksion të qërimit politik të hesapeve. Faktikisht, të gjitha elementet bëjnë me dije se ky lajm i shkurtër s’ka të bëjë me të vërtetën. Në të janë shkelur disa nene të Kodit gazetaresk, duke e përfshirë edhe parimin kryesor të premabulës:

Detyrë kryesore e gazetarëve është ta respektojnë të vërtetën.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

deklratata jo të sakta

:

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare, anonime

relevante, jorelevante

nuk mund të përcaktohet

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

paraqet një të pavërtetë

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja