verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Zaevi i ka kaluar pushimet dimërore në një qendër të shtrenjtë italiane të skijimit?

on 28 - 01 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Заев зимувал во монденски италијански скијачки центар-crop-resize

 

Ky tekst është shembull për gazetari çarshie, e cila në kohët e fundit është duke u zbatuar në mediat tona, me qëllim që të sulmohet ndonjë person, edhe atë pa pasur ndonjë fakt ose dëshmi për këtë. Është e qartë se qëllimi i autorit të këtij teksti ka qenë të degradohet me çdo çmim lideri i partisë më të madhe opozitare, Zoran Zaev, dhe të akuzohet se i ka kaluar pushimet e dimrit në ndonjë qendër të shtrenjtë italiane të skijimit, mirëpo pa burime dhe pa fakte, akuza e këtillë, lehtë mund “të bjerë në ujë”.

Заев зимувал во монденски италијански скијачки центарLinku deri te artikulli origjinal: Zaevi i ka kaluar pushimet dimërore në një qendër të shtrenjtë italiane të skijimit?

Data dhe koha e publikimit: 20.01.2015

Data e recensionit: 23.01.2015

Recensuese: Аna Anastasovska

Vërtetësia e këtij artikulli është shumë e vështirë për t’u konstatuar, duke e pasur parasysh se edhe vetë autori i tekstit e shfrytëzon fjalë “sipas të gjitha gjasave”, ndërsa teksti bazohet në deklarata të burimeve anonime.

“Lideri i LSDM-së opozitare dhe kryetar i komunës së Strumicës, Zoran Zaev, sipas të gjitha gjasave pushimet e dimrit i ka kaluar në Itali, kupton Netpress-i. Burimet tona thonë se ai është kthyer para disa ditëve, ndërsa supozohet se Zaevi ka qëndruar në një qendër të shtrenjtë dimërore.”

Gazetari nuk duhet të supozojë, por duhet të hulumtojë. Nëse autori ka ardhur deri te ndonjë informatë, është dashur ta verifikojë mirë atë. Që të plotësohet niveli minimal i gjithëpërfshirjes së artikullit, autori është dashur të përpqiet të marrë deklaratë nga Zaevi për atë se a i ka kaluar me të vërtetë pushimet dimërore në një qendër të shtrenjtë skijimi në Itali. Në fund të fundit, është dashur të kuptohet emri i vendit ku i ka kaluar pushimet e dimrit lideri i opozitës, ose së paku shumën e parave që e ka harxhuar. I përcjellë në këtë mënyrë, teksti hap dyshime te lexuesit se a është e vërtetë ajo që është shkruar, ose qëllimi është që të sulmohet me çdo kusht Zaevi.

“Siç shkruan Netpress-i, është interesante se në periudhën kur ai sipas të gjitha gjasave i ka kaluar pushimet e dimrit dhe ka skijuar në qendrën turistike italiane, u paraqit intervista e tij në mediat e afërta me opozitën.”

Në këtë pjesë të tekstit, është logjike të parashtrohet pyetja, cila është ajo intervistë, kur është publikuar ajo dhe në cilën medie, gjegjësisht për cilën periudhë bëhet fjalë. Nuk ka asnjë burim, as link deri te intervista e përmendur. Autori vetëm e parashtron dilemën se a e ka dhënë Zaevi intervistën, apo në emrin ka folur “ekipi i tij partiak që është merret me marrëdhëniet me publikun, në krye të të cilit është Robert Popovski”. Në kohën e sotme, me teknologji të zhvilluar, intervistë mund të bëhet edhe me postë elektronike ose nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, kështu që edhe ky pohim i tekstit nuk ka asnjë bazë.

Më poshtë në tekst ka rikthim në shkrimet e disa mediave më 15 gusht të vitit të kaluar, ku akuzohej Zaevi se ka qenë për pushime verore në Greqi në një vilë të tijën lukzose, edhe pse edhe atëherë LSDM-ja e demantoi këtë informatë.

“Hesht edhe zëdhënësie dhe bashkëpartiakët, mirëpo strumicasit e dijnë se familja e Zaevit është mysafir i shpeshtë në Greqi, ku posedojnë një shtëpi luksoze. Zaevi gjatë pushimit të tij ka qëndruar në shtëpinëë luksoze në bregdetin grek, e cila është në pronësi tij.”

Autori i tekstit u rikthehet edhe shkrimeve të të përditshmes “Dnevnik” të datës 18 qershor të vitit të kaluar, se lideri opozitar e ka kaluar në këmbë kufirin me Greqinë edhe atë disa herë, për të cilën gjë u ngrit mjaft pluhur në media.

Nga aeroplani mund të shihet se ky tekst ka një qëllim të vetëm, të sulmohet lideri i opozitës dhe kryetari i Strumicës, se bën jetë luksoze dhe harxhon para në pushimoret dhe qendrat e shtrenjta të skijimit. Mirëpo, pohimet e këtilla, pa asnjë fakt, nuk mund të konsiderohen si të vërteta. Derisa nuk paraqiten dëshmi për atë se ku me të vërtetë e ka kaluar pushimin dimëror Zoran Zaevi dhe sa para ka harxhuar, artikulli i këtillë mund të gjejë vend në librat e tipit “Tregime për fëmijë për natën e mirë”.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

anonime

jorelevante

më tepër burime

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja