verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recenzion: Çka biseduan Skënder Hyseni dhe Mitko Çavkov për Kumanovën?

on 30 - 06 - 2015       

Profesioni i gazetarisë ka një mision, që të trajtojë dhe përcjellë informacionin, duke u përgjigjur sa më shumë pyetjeve që mund të ketë publiku rreth temës së trajtuar. Pas përgjigjeve të bazuara mirë në fakte ndërtohet artikulli. Teksti në fjalë fillon me pyetje, në vend se me përgjigje. Një gjë e tillë edhe pse duket në rregull, është devijim nga misioni i gazetarisë, sepse sipas rregullave profesionale titulli nuk duhet të shtrojë pyetje, por të tregojë se çfarë ka ndodhur. Por për veç kësaj teksti në brendësi, edhe pse me një titull me pyetje, që do të sugjeronte përgjigje në tekst, nuk jep përgjigje për pyetjen e shtruar.

 

11358672_10206755019224393_1758460127_n

Link deri te artikulli origjinal: Çka biseduan Skënder Hyseni dhe Mitko Çavkov për Kumanovën?

Data dhe koha e publikimit: 10.06.2015

Data e recenzionit: 11.06.2015

Recenzent: Xhenis Sulimani

Titulli “Çka biseduan Skënder Hyseni dhe Mitko Çavkov për Kumanovën?”, është përdorur sipas të gjitha gjasave për të tërhequr vëmendje, duke shfrytëzuar kureshtjen e lexuesit për një temë që konsiderohet e ndjeshme dhe kaq aktuale javëve të fundit. Por, ja çfarë përmban teksti:

“Ministri kosovar i Brendshëm Skënder Hyseni ka takuar jo formalisht homologun e tij nga Maqedonia Mitko Çavkov, pas pjesëmarrjes në konferencën kushtuar emigrantëve ilegalë në Shkup. Sipas MPB-së, bëhet fjalë për një takim jozyrtar, në të cilin përveç marrëdhënieve mes dy vendeve, është diskutuar edhe për rastin e Kumanovës dhe stabilitetin e rajonit. Pas takimit, Çavkov përsëriti se MPB-ja ka informacione relevante se grupe ose individë të caktuar po përgatisin aksione hakmarrëse në Maqedoni, pas rastit të Kumanovës”.

Pra, përveç që është përmendur se dy ministrat, Çavkov dhe Hyseni kanë biseduar për Kumanovën, me asnjë gjë tjetët tksti nuk i përgjigjet pyetjes që qëndron në titull, se çfarë konkretisht kanë biseduar ata rreth rastit të Kumanovës. Teksti shtron pyetjen në titull kurse në teksti ka vetëm deklaratën e transmetuar nga Ministri i Brendshëm Mitko Çavkov, që i referohet mundësisë për sulme të reja hakmarrëse ndaj aksionit në Kumanovë. Teksti nuk ka asnjë detaj tjetër për bisedën mes dy ministrave apo për çfarë informacione është folur ose janë shkëmbyer.

Artikull nuk ka vetëm titullin dhe tektsin jo adekuat. I gjithë artikulli në fakt është i kopjuar nga televizioni Alsat M, konkretisht teksti me titull: “Skënder Hyseni ka takuar Mitko Çavkov”. Edhe pse teksti është kopjuar pikë e presje, askund nuk është cituar burimi origjinal i tekstit, që është shkelje tjetër e rregullave dhe parimeve gazetareske. Është rregull profesinal që kur gazetari përdor një deklaratë të marrë nga një media tjetër kjo të bëhet e qartë në tekst. Si dhe është e papranueshme që puna e një gazetari të merret e të kopjohet dhe të prezantohet si origjinale në një medie tjetër.

 

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

kreativ

senzacionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

shprehje të urrejtjes

nxit dhunë

diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja