verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Respektimi i standardeve në gazetari nuk është luks, po obligim

on 15 - 06 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Luksi i tepruar i Zaevit, pishinë në dhomën e ditës dhe automobila të shtrejtë!]

Praktika e marrjes së teksteve nga portalet në gjuhën maqedonase të afërta me pushtetin  dhe përkthimi i tyre vetëm sa për të mbushur faqet e internetit, nuk e bën gazetarinë më të mirë. Vetëm e bën më të lirë. Çmimi dhe vlera e gazetarisë bie, kur lajmi më nuk është lajm. E që ai të jetë i tillë, duhet t’u përmbahet standardeve të gazetarisë për informim, të cilat për mediat nuk janë luks, por obligim.

Luksi i tepruar i Zaevit pishinë në dhomën e ditës dhe automobila të shtrejtëLinku deri te artikulli origjinal: Luksi i tepruar i Zaevit, pishinë në dhomën e ditës dhe automobila të shtrejtë!

Data dhe koha e publikimit: 04.06.2016, ora 12:53

Data e recensionit: 08.06.2016

Recensuese: Ferikan Iljazi

Autori ka marrë si bazë vetëm disa fotografi në rrjetin social “Instagram” si dëshmi për gjoja pasurinë marramendëse të liderit të opozitës Zoran Zaev. As nuk është munduar të kërkojë regjistra zyrtarë për pasurinë e tij,  as ka kërkuar qëndrim nga Zaevi, e as nuk ka kërkuar qëndrim nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Ka parë vetëm disa fotografi dhe ka nisur lajmin me një kreativitet të dobët, përplot cilësime dhe komente.

“Fotografitë të cilat po i prezantojmë tani janë të familjes së Zoran Zaevit që janë të vendosur në Instagram pikërisht nga vajza e tij e cila duket se ka një status të një fëmije të lazdruar deri në një shkallë që jo secili fëmijë mund ta ketë, e që nga fotot mund të shohim se ato bëjnë një jetë multimilionere, njofton Netpress ndërkohë transmeton Zhurnal”.

Ta zëmë se ky fakt qëndron. Zaev është shumë i pasur, por duhet marrë parasysh se para se të bëhet funksionar politik, ai dhe familja e tij kanë qenë të pasur dhe menaxhojnë biznese të shumta. Ajo që është e rëndësishme për interesin publik është se vallë ndonjë pjesë e kësaj pasurie është fituar duke keqpërdorur funksionin? Fatkeqësisht, përmbajtja nuk hyn fare në një analizë të tillë, por vetëm bën një inventor dhe përshkrim të pasurisë të kësaj familjeje.

“Vila në të cilën jetojnë në Strumicë ka pishinë në dhomën e gjumit, mobilje të shtrejta dhe automobila tepër luksoz. Por këtë luks e ka gjithë familja e gjerë e Zaevit të cilët vozisin makina nga Porshe deri në BMW ndërkohë që jetojnë nëpër vila dhe apartamente shumë të shtrejta, transmeton më tej Zhurnal”

Për shkak se bëhet fjalë për zyrtar publik, është legjitime të kërkohet llogari për dyshime për keqpëdorim të parave të popullit. Kjo ka mundur të bëhet në mënyrë do t’i jepte tekstit ngjyrë profesionale, e jo kështu, duke e shndërruar atë në një përmbajtje ndoshta adekuate për rubrikat e thashethemeve dhe shtypin rozë. Që përmbatja të ketë edhe peshë, nuk duhet zgjedhur rruga më e shkurtër për ardhje deri tek klikimi.

Kodeksi i gazetarëve obligon që :

“-Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale ose të falsifikojë dokumente.

-Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.

-Saktësia e informatës duhet vërtetuar aq sa është e mundur”


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

1 burim

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

Shtrembëron informata

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja